LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bën pjesë në certifikatën familjare”/ ZBULOHET! Ky është shkaku që shkarkoi prokurorin Bledar Maksuti

25 Maj 2021, 20:23 Nga DOSJA
“Bën pjesë në certifikatën familjare”/ ZBULOHET!

Prokurori dhe pedagogu Bledar Maksuti u shkarkua nga detyra më 16 prill 2021, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njohu më parë rrethanat paradoksale të procesit të tij të vetingut.

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Maksuti u ndëshkua për deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, kursimeve dhe të ardhurave të krijuara kryesisht prej babait të tij të ndjerë, i cili kishte punuar si avokat dhe noter pas viteve ’90.

Trupi gjykues i Komisionit, i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulzim Hamitaj kanë votuar unanimisht për shkarkimin e Maksutit, ndërkohë që në një mendim paralel, Zhegu arsyetoi se subjekti nuk duhej penalizuar për një apartament të blerë përpara se ai të fillonte detyrën si prokuror.

Prokurori Bledar Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe u kualifikua si i aftë në kriterin e aftësive profesionale.

Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtronte funksionin e prokurorit prej vitit 2008.

Siç u evidentua gjatë seancës dëgjimore se ‘dukej si një proces vetingu ndaj babait të ndjerë’, në vendimin e arsyetuar analizohet më së shumti mbi të ardhurat e të atit që kanë shërbyer për krijimin e pasurive, si dhe për dhënien e disa huave nga ana e tij. Kjo, pasi subjekti figuron në të njëjtën certifikatë familjare me prindërit dhe këta të fundit janë konsideruar si persona të lidhur.

Në vendim thuhet se prokurori Maksuti nuk arriti të provojë se ai dhe familjarët e tij kishin të ardhura të mjaftueshme për për blerjen një apartamenti me sipërfaqe 133.4 m2 në Tiranë vitin 2004 kundrejt vlerës 60 mijë euro dhe 100% në pronësinë e të atit. Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përbashkëta familjare, më së shumti të babait si noter dhe avokat, si dhe nga shitja e dy apartamenteve të tjera në Peshkopi dhe Tiranë.

Gjithashtu, Komisioni konstaton se ai nuk arriti dot të provojë ligjshmërinë e të ardhurave që kanë shërbyer për depozitimin e një shume 2.7 milionë lekë nga ana e babait në fillim të vitit 2017 në llogarinë e tij të pensionit, si dhe të një llogarie kursimi dyemërore me nënën.

Maksuti ka deklaruar se nuk ka pasur të drejta pronësie mbi vlerën 2.7 milionë lekë të mbajtur cash nga i ati në banesë dhe për pasojë nuk ka pasur interesa pasurore. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se babai i tij nuk ka pasur detyrimin e deklarimit në DPV-të vjetore.

Komisioni i ka vlerësuar të pabazuara shpjegimet e Maksutit dhe konstaton se, edhe nëse i ati do të kishte disponuar gjendje cash ndër vite, nuk ka pasur mundësi të kursente shumën 2.7 milionë lekë.

“Në lidhje me të drejta reale apo të pronësisë Komisioni vlerëson se konstatimi i subjektit është i drejtë, por ndërkohë babai i tij është në përbërjen e certifikatës familjare dhe, për rrjedhojë, konsiderohet person i lidhur”, vlerëson KPK.

Maksuti ka pretenduar se nuk ka pasur të drejta reale apo interes pasuror mbi llogarinë dyemërore dhe se shuma e gjendur aty ka pasur burim një llogari të mëparshme të nënës dhe kursimet nga të ardhurat e babait.

Duke e konsideruar nënën person të lidhur, Komisioni konkludon se subjekti dhe familjarët e tij nuk kanë pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e llogarisë së kursimit.

Mungesë burimesh të ligjshme është evidentuar edhe për gjendjen cash si trung familjar në shumën 1.4 milionë lekë; huadhëniet e babait për dy të afërm në shumën totale 6 milionë lekë, si dhe për blerjen e një garazhi po nga babai i tij.

Moskonsiderimi i vlerës së shitjes së një automjeti në vitin 2009, pasi nuk është pasqyruar saktë mënyra e përfitimit, ka sjellë balanca negative edhe për blerjen e dy makinave të tjera, si burim i të cilave është deklaruar shuma e përfituar nga shitja autoveturës së mëparshme.

Komisioni konstaton se mjeti i shitur në vitin 2009 është dhuruar dhe nuk është blerë në vitin 2001. Pretendimet e subjektit se kontrata e dhurimit ishte nënshkruar nga i ati, pasi do të kryente një shërbim për shitësin e këtij mjeti, nuk janë vlerësuar bindëse nga trupi gjykues. KPK shprehet se shpjegimet mund të jenë reale, por nuk janë mbështetur në prova. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk janë paguar detyrimet tatimore për vlerën e përfituar nga shitja.

Mungesë burimesh janë gjetur edhe në krijimin e një llogarie në emër të tij dhe bashkëshortes, si burim krijimi së të cilës janë deklaruar të ardhura nga prindërit e bashkëshortes para martese dhe shuma parash të grumbulluara për lindjen e fëmijëve. Sipas KPK-së, edhe pse është provuar se prindërit e bashkëshotes kanë pasur të ardhura të konsiderueshme për të justifikuar shumën e dhënë, subjekti nuk ka depozituar dokumentacion për të provuar pagesën e detyrimeve tatimore lidhur me këto burime financiare.

Sipas KPK, gjatë hetimit administrativ nuk u arrit të provoheshin të gjitha të ardhurat për krijimin e pasurive gjatë periudhës 1993-2008, para se subjekti të fillonte detyrën si prokuror dhe se ai dhe babai nuk kanë deklaruar saktë të ardhurat e krijuara në vitet 1993-2000.

Në vendim thuhet se, edhe nëse vlerësimi do ishte kryer i veçuar, sërish do të rezultonte me balancë negative, pasi edhe pasuritë që zotëron subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë si burime të ardhurat e prindërve.

Nga analiza financiare përfundimtare është konkluduar balancë negative në shumën 9.3 milionë lekë.

Mendimi paralel për apartamentin

Komisioni është ndarë lidhur me konkluzionin për apartamentin me sipërfaqe 133.4 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2004, që përbënë pasurinë kryesore të paluajtshme të familjes Maksuti. Dy anëtarët në shumicë, relatorja Genta Tafa(Bungo) dhe anëtari Lulzim Hamitaj konsiderojnë se mungesa e burimeve të ligjshme është shkarkuese, pavarësisht se të ardhurat për blerjen janë krijuar nga prindërit.

“Komisioni vlerëson se pavarësisht faktit se subjekti nuk ka të drejta reale mbi këtë apartament, për sa kohë që babai i tij është person i lidhur, në kuptim të nenit 3/13 të ligjit nr. 84/2016, pasi bën pjesë në certifikatën familjare të tij, ai ka detyrimin ligjor për të provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të babait për blerjen e pasurisë apartament,” argumenton trupi gjykues dhe konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për burimet që kanë shërbyer për blerjen e këtij apartamenti.

Kryesuesja Suela Zhegu në pakicë vlerëson ndryshe për këtë pasuri, megjithëse shprehet se ka votuar për shkarkimin e Maksutit.

Duke iu referuar dokumentacionit të administruar në dosje, Zhegu evidenton se apartamenti është blerë nga babai në vitin 2004, me burim kryesisht të ardhurat nga puna e tij, si noter dhe avokat, vite përpara se subjekti të emërohej në detyrën e prokurorit, si dhe me të ardhurat nga shitja e dy apartamenteve të tjerë, të ndodhur në Peshkopi dhe Tiranë.

Ajo vlerëson se në këtë situatë marrin rëndësi faktet se Maksuti është emëruar në detyrën e prokurorit 3 vjet pasi babai e ka blerë këtë apartament; se i ati i ka përfituar këto të ardhura në një kohë të hershme ku subjekti ishte fëmijë dhe se i ndjeri atëherë nuk e gëzonte statusin e personit të lidhur në kuptim të ligjit të vetingut.

Sipas Zhegut, këto konstatime dhe nisur nga fakti se babai nuk jeton më, e vendosin subjektin në e rivlerësimit në pamundësi objektive për të provuar plotësisht burimet e ligjshme.

“Ndryshe nga sa ka konkluduar shumica e trupit gjykues… pamjaftueshmëria e burimeve të ligjshme të prindërve për blerjen e kësaj pasurie, nuk duhet të ngarkojë me përgjegjësi disiplinore subjektin e rivlerësimit, për shkak se krijimi i të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit nga babai, i takojnë një periudhe të hershme, përpara se subjekti të merrte detyrën e prokurorit,” përfundon Zhegu.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar maksuti shkarkohet prokurori bledar maksuti bledar maksuti shkarkohet prokurori bledar maksuti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet