LIVE UPDATES
Aktualitet

HEC-i po shkatërron pronat, ndërsa përdor një kanal vaditës, ish-Kryetari i Këshillit i jep leje firmës ku është vetë

25 Maj 2021, 19:07 Nga DOSJA
HEC-i po shkatërron pronat, ndërsa përdor një kanal

MAT- Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve vend e pavend, ku një i tillë në zonën e Matit po ndërtohet në një kanal vaditës. Madje, do të betonohet edhe një nga zonat më të bukura të Burrelit, vendburimi i Shutrrisë.

Por, skandali thellohet më tej, pasi ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Matit, Agim Hysa, i dha leje për këtë HEC firmës ku është pronar dhe administrator.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan disa banorë të fshatit Bruç, në Njësinë Administrative Rukaj në Mat. Ata ngritën zërin për përdorimin e ujit nga vendburimi i Shutrrisë, një nga monumentet më të bukura të natyrës, pasi uji që del nga nëntoka vjen nga liqenet e Lurës. Banorët ankohen se një firmë, e cila ka fituar koncesionin për ndërtimin e një HEC-i po u shkatërron pronat, ndërsa po përdor edhe një kanal vaditës për qëllime të saj.

Sipas tyre, është bërë një dëgjesë publike dhe disa prej tyre nuk kanë qenë dakord, pasi kanali kalon në afërsi të disa banesave dhe zgjerimi deri në 5 metra do tu marrë një pjesë të konsiderueshme prone. Një tjetër banor thotë se fillimisht ka firmosur, por firma nuk i ka vënë në dispozicion asnjë projekt.

“Kur erdhën me fadroma, prishën gjithçka. E zgjeruan aq shumë sa nuk është kanal,”- thotë banori.
Pas ankesës së banorëve, “Fiks Fare” mësoi se firma që ka fituar koncesionin është “Ateani Energy”, për Hec Shutrri 1 dhe Hec Shutrri 2, për një afat 35 vjeçar. ‘Pronari i kësaj firme është z. Agim Hysa, që ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak të Matit,”-thotë një banor.

Fiks Fare kërkoi në Këshillin Bashkiak të Matit dokumentet për këtë HEC. Këshilli na vuri në dispozicion të gjithë dosjen, ku midis dokumenteve është edhe një vendim i datës 19 korrik 2018. Në atë kohë, ky Këshill vendosi “të miratojë dhënien në përdorim dhe lejimin e rikonstruksionit të kanalit vaditës Shutrrej-Urakë, subjektit ‘Ateani Energy’”. Dokumenti është firmosur nga zv.kryetari dhe nga sekretarja. Sipas Këshillit, në atë kohë, kryetar i Këshilli Bashkiak ka qenë z. Agim Hysa.

Ndërkohë, 6 ditë para këtij vendimi, firma “Ateani Energy” i kishte kërkuar Këshillit miratimin e kësaj kërkesë. Dhe, për çudi, në fund të kërkesës ishte edhe emri i administratorit të këtij subjekti, z.Agim Hysa. Pra, Këshilli Bashkiak i dha leje firmës së kryetarit të Këshillit për këtë pronë publike! “Ai i dha leje vetes. Përdori anëtarët e këshillit” pohojnë banorët. Sipas dokumenteve nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në korrik 2018, pronar dhe administrator i firmës “Ateani Energy” ka qenë z.Agim Hysa. Vendimi i Këshillit u miratua edhe nga ish-kryetari i Bashkisë Mat, z.Nezir Rizvani.

Gazetarët e “Fiks Fare” biseduan edhe me z.Agim Hysa, aktualisht pronar i firmës “Ateani Energy”. Ai thotë se koncesionin e ka fituar në vitin 2017 dhe, që nga ajo kohë e deri më sot, është pronar i vetëm me 100 % të aksioneve të kësaj firme. Në vitin 2018, pohon se ka qenë kryetar Këshilli i Bashkisë Mat. Pra, në të njëjtën kohë që firma e tij ka marrë lejen nga Këshilli! Thotë se s’ka qenë pjesë e vendimmarrjes, pasi kishte konflikt interesi, por leja është firmosur nga zëvendësi dhe se firma e tij ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet. Në lidhje me pretendimin e banorëve, pohon se kanali do të përdoret edhe për vaditje.

Pyetjes se, ku do të ndërtohet vepra e marrjes, thotë se do të merret brenda burimit të Shutrrisë, sipas kanalit ekzistues. Pra, do të betonohet një pjesë e këtij burimi unik në të gjithë Shqipërinë.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim hysa do të betonohet vendburimi i shutrrisë. problematika e ndertimeve hec agim hysa do të betonohet vendburimi i shutrrisë. problematika e ndertimeve hec

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale