LIVE UPDATES
Politike

Becchetti fitoi gjyqin me Ramën, Vasili: Duhet të ishe shkarkuar, e ke mbyllur gojën prej ditësh

18 Maj 2019, 17:21 Nga DOSJA
Becchetti fitoi gjyqin me Ramën, Vasili: Duhet të ishe shkarkuar, e ke

TIRANË– Ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama duhet shkarkuar si pasojë e humbjes së 140 milionë eurove pas humbjes së gjyqit me biznesmenin italian Francessco Becchetti.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ky është një skandal i paparë për Shqipërinë dhe kryeministri e ka gojën të mbyllur.

Ndër të tjera, ish-kryetari i grupit të LSI-së theskon se këto para do të kishi shkuar për uljen e tarifave të universiteteve ose për investime në mjekësi.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Kryeministri duhej te shkarkohej dhe te ishte perpara drejtesise per humbjen e140 milion eurove.

Ka 3 ditë që kryeministri hesht dhe ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Beçhetti, duke e ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, e cila duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro qe bien mbi shqiptaret për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama.

Çfarë do të thoshin këto qindra milionë euro?

As më shumë dhe as më pak, ato do të thoshin

20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi,

do të thoshin aplikim te menjëhershem dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit,

do të thoshin që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme.

do të thoshin që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit.

do të thoshin që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro te humbura per faj te kryeministrit e qeverise.

Do të thoshin që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptare qe duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetra e dhjetra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore.

do të thoshin që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve.

Njëherazi, jam i detyruar tu them qytetareve se është shumë e rëndësishme ta dine,që përpara na presin ditë akoma më të zeza.

Kam informuar qytetarët se si e kam informuar me shkrim dhe zyrtarisht kryeministrin,që në vitin 2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënonin Shqipërisë nga prishjet e njëanshme te kontratave për interes të kryeministrit dhe të oligarkëve perqark tij.

Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë pa llogaritur edhe 80 milione dollare te humbura me pare.

Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë duke heshtur perpara ketij krimi shteteror.

Çështja penale dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar me kohe.

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama. Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare, 140 milionë euro. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjyqi me becchettin patrit vasili edi rama gjyqi me becchettin patrit vasili

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet