LIVE UPDATES
Bota

BE-ja inkurajon Ballkanin Perëndimor: Bëni më shumë për të pagjeturit

21 Nëntor 2021, 13:57 Nga DOSJA
BE-ja inkurajon Ballkanin Perëndimor: Bëni më shumë për

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve në territorin e ish-Jugosllavisë. Kjo çështje është problem serioz në rajon dhe vazhdon të jetë pjesë e raporteve vjetore të progresit, që BE-ja i bën për vendet e Ballkanit. Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës është një prej temave me prioritet edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” – Ekspozita e hapur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Instalacioni artistik me gurë dhe orë ku gurët simbolizojnë varrin e munguar të të pagjeturve, kurse ora kohën e kaluar që nga zhdukja e 12 personave.

Por, çështja e të zhdukurve është problem i gjerë në rajon dhe prek edhe raportet mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe mes Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatë kësaj jave, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, fajësoi Serbinë për mungesë të vullnetit që të zbardhë fatin e të pagjeturve, duke thënë se “ata që dinë për këtë çështje, janë autoritetet në Serbi”.

Pllenkoviq i bëri këto komente në përvjetorin e 30-të të rënies së qytetit të Vukovarit në duart e Armatës së atëhershme të Jugosllavisë.

Pasi morën këtë qytet, pjesëtarët e Armatës dhe njësitë paramilitare nga Serbia kryen krime ndaj popullatës civile dhe robërve të luftës. Për këto krime, në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë, janë dënuar ushtarakë të lartë serbë.

Edhe 30 vjet pas kësaj ngjarjeje në Vukovar vazhdon të ketë numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur dhe familjarët e tyre vazhdojnë të kërkojnë të dinë se çfarë ndodhi me të afërmit e tyre. Zyrtarët e Kroacisë, shtet anëtar i BE-së, insistojnë që Serbia t’u japë qasje në arkivat ushtarake, në mënyrë që të ndihmohet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Hapjen e arkivave, Kroacia e konsideron si kusht për Serbinë në rrugëtimin e saj të integrimit në BE.

Në selinë e BE-së në Bruksel thanë se “nuk kanë çfarë të shtojnë, përveç asaj që është thënë edhe në raportet e fundit të progresit rreth kësaj çështjeje”. Në raportet e progresit thuhet se “fati i personave të zhdukur, që lidhen me konfliktet e viteve të 90-ta, mbetet një çështje kyçe në Ballkanin Perëndimor, që duhet të zgjidhet”.

BE-ja, duke iu referuar të dhënave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, ka thënë se 9,969 persona konsiderohen të pagjetur si pasojë e luftimeve në rajon. Nga kjo shifër, numri më i madh, përkatësisht 6,371 persona të pagjetur lidhen me konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj 1,968 në Kroaci dhe 1,630 në Kosovë. Komisioni Evropian tha se vetëm dhjetë raste të personave që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kroaci, janë zgjidhur në vitin 2020 dhe 21 raste të tjera gjatë këtij viti.

Në Bosnje, gjatë këtij viti janë zgjidhur 14 raste të personave të zhdukur, ndërsa një vit më parë edhe 32 raste të tjera. Në Kosovë, më 2020 u zbardh fati i katër personave të zhdukur, ndërsa gjatë këtij viti janë zgjidhur 12 raste. Në rastin e Kosovës përmendet edhe nxjerrja e mbetjeve mortore të nëntë personave nga një varrezë masive në Kizhevak të Serbisë. Gërmimet në këtë lokacion u bënë me ndihmën e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe Misionit për Sundim të Ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX.

Komisioni Evropian tha se ka bashkëpunim në mes komisioneve për të pagjeturit në vendet e rajonit. Por, ky institucion i BE-së ftoi vendet e rajonit që të mos e politizojnë çështjen e të pagjeturve.

Zyrtarët e BE-së po ashtu kanë ftuar liderët politikë të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe mohimi apo relativizimi i krimeve të luftës. Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të bllokut evropian, do të ndihmonte në tejkalimin e traumave nga e kaluara dhe po ashtu do të ndihmonte në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Së voni, Serbia është përballur me kritika nga BE-ja, pasi autoritetet serbe kanë parandaluar fshirjen e një murali kushtuar ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje. Ky mural, që është vendosur në qendër të Beogradit, ka nxitur edhe protesta në Serbi.

Zyrtarë të BE-së i kanë kërkuar Serbisë që të mos e mohojë gjenocidin dhe të respektojë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Në Serbi, nga niveli më i lartë shtetëror vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës, ndonëse në disa raste e përmendin si “krim të tmerrshëm”, por duke refuzuar që ta përdorin termin gjenocid.

Gjatë luftës në Bosnje, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora andrej pllenkoviç ballkani perendimor be andrej pllenkoviç ballkani perendimor be

Sondazh

Poll
Bota 21 Nëntor 2021, 08:09

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj koronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet