LIVE UPDATES
Bota

Në dobi të klimës, shërimi i kënetave të Irlandës

21 Nëntor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Në dobi të klimës, shërimi i kënetave të

IRLANDË- Torfa ka shërbyer në Irlandë për prodhimin e energjisë. Tani kërkohet që tokat kënetore të lihen ta marrin veten. Në çdo hap toka e mbuluar nga myshqet dhe kallamishtet fillon të shtypet. Ajo ndihet si në suspacion, si në trampolinë. Evelyn Slevin, punonjëse e programit qeveritar “The Living Bog”, shqip “Këneta që jeton”, demostron cila është arsyeja: Ajo ecën disa hapa në të njëjtin vend dhe uji fillon të spërkasë pika nën këpucët e saj të sportit. Toka moçalore është rezervuese e madhe ujrash, ajo mbushet plot me ujë si një sfungjer sa herë që bie shi, gjë që ndodh shpesh në Irlandë.

Tokat kënetore të Carrownagappul-it në qarkun Galway të Irlandës perëndimore, janë një nga 900 tokat kënetore të Irlandës dhe Irlandës së Veriut, që vlerësohen në nevojë për mbrojtje të madhe. Ajo është një nga të ashtuquajturat ligatina të fryra, “raised bog” në anglisht që e shpjegon më mirë se sa Hochmoor në gjermanisht, fryrjen e shkaktuar që nga epoka e fundit e akullnajave 10 000 vjetëve më parë, duke krijuar në mes një fryrje në formë kubeje.

Paul Connaughton kujton se kur ka qenë ende fëmijë toka kënetore nuk e lejonte që të shihte pyjet dhe shtëpitë që ndodheshin pas saj. Por me kalimin e viteve kubeja e kënetës filloi të bëhej gjithnjë e më e vogël: Banorët e Carrownagappul filluan të hapnin kanale në mënyrë që ujrat e shiut të rridhnin më shpejt dhe prenë shtresat e torfeve njëra pas tjetrës, për të nxjerrë trofe për sobat në shtëpitë e tyre. Connaughton është sot 77 vjeç, ai ka prerë për herë të parë torfë kur ka qenë shtatë vjeç, dhe pas herës së parë ai ka nxjerrë çdo vit torfë.

“Një herë këtu kanë qenë 20 vetë që nxirrnin torfë. Dhe toka kënetore tani duket sikur sërish sikur askush nuk ka qenë aty që prej një shekulli,” thotë Connaughton, duke hedhur shikimin mbi sipërfaqen e madhe.

Kjo gjë ka të bëjë me programin e rinatyralizimit, që sapo ka marrë fund në Carrownagappul. Punën vendimtare e kanë bërë grumbujt e vegjël të dheut, që dallohen vetëm po të shikosh me kujdes. Në mijëra vende, eskavatorët kanë nxjerrë një copë toke që e kanë hedhur për të bllokuar kanalet e kullimit të ujrave. “Ato kanë bllokuar rrjedhjen e ujrave,” thotë Connaughton, “dhe nëse kjo gjë bëhet milje të tëra herë pas here atëherë me kalimin e kohës ligatina fillon të ngrihet sërish.” Me këtë mënyrë u bllokuan plotësisht apo pjesërisht 45 kilometra kanale kullimi. Në skajet e moçaleve ku rrjedh më shumë ujë, janë përdorur barrierat me plastikë ose metal.

Ligatinat e shkatërruara – një problem i madh për CO2

Në varësi nga sasia e ujit, moçalet mund të jenë të mira ose të këqija për klimën. Nëse myshqet dhe bimët e tjera të shtresave të sipërme bien nën ujë, atëherë ato nuk kalben por kthehen në torfë kur ndodhen në mjedis acid. Myshqet e botës vlerësohet të thithin dyfishin e dioksidit të karbonit që thithin pyjet, megjithëse ato përbëjnë vetëm 3 përqind të sipërfaqes së tokës. Për të mbërritur tek torfa duhet ulur niveli i ujit. Kështu vihet sërish në lëvizje kompostimi natyror, gjatë të cilit pjesë të lëndës bimore karbonike lëshohen në atmosferë në formën e dioksidit të karbonit, pra CO2.

Emisionet e dioksidit të karbonit që dalin nga tharja e zonave moçalore me torfu vlerësohen të jenë 1,3 giga ton dyoksid karboni çdo vit, sasi që përbën gjashtë përqind të emisioneve të CO2 të shkaktuara nga njeriu, dhe është sa një herë e gjysmë më shumë se CO2 i shkaktuar nga transporti ajror.

Kështu që argumenti më i rëndësishëm për rigjallërimin e tokave moçalore irlandeze është CO2, thotë biologia e specializuar për myshqet në Universitetin College Dublin, Florence Renou-Wilson. “Edhe biodiversiteti është i rëndësishëm dhe unë mund të flasë shumë për llojet e rralla të bimëve, por problemi themelor është që një tokë moçalore e tharë çliron çdo ditë CO2 në atmosferë. Nëse do ishim në gjendje të vinim një kapak, atëherë Irlanda do ishte shumë afër realizimit të synimeve për klimën. Dhe biodiversiteti kthehet vetë.”

Varësia e Irlandës nga torfa

Për dekada me radhë torfa vendase ka qenë burimi kryesor i energjisë në Irlandë, i cili e bëri vendin të pavarur nga importet e energjisë. Ende në disa rajone 20 deri 25 përqind e ekonomive shtëpiake ngrohen me torfë. Megjithëse ngrohja është më e keqe se sa me qymyr, torfa është djegur në centrale për prodhimin e energjisë elektrike. Në vitin 2020 centrali i fundit që përdor vetëm torfë doli nga rrjeti, një tjetër pritet të kthehet deri në vitin 2023 për djegien e biomasave.

Ngjashëm po ndodh me minierat e hapura të koncernit gjysmështetëror Bord na Móna që nxjerrin torfë në sasi industriale, të cilat në fillim të vitit bënë të ditur se do të ndërpresin përfundimisht prodhimin. 33 mijë hektarë tokë moçalore, që Bord na Móna i ktheu në shkretëtirë me makineritë e mëdha që përdori, do të rinatyralizohen tani me paratë që jepen nga fondi i rindërtimit pas Coronës i Bashkimit Europian.

Jepen sinjale për t’i thënë fund nxjerrjes së torfës

Gradualisht është duke u rregulluar me ligj edhe nxjerrja e torfës për përdorim privat. Deri në vitin 2020 nuk ka pasur asnjë plan shtetëror që të tregonte sa torfë lejohej të merrej, thotë Renou-Wilson. “Nxjerrja e ligjeve për tokat me torfë ka qenë e tmerrshme, si në Perëndimin e Egër.” Tani hapet një kapitull i ri.

Më 7 maj 2011, nxjerrja e torfës mori fund në Carrownagappul. Në atë kohë pati gati konfrontime, kujton Paul Connaughton: Disa do donin më mirë të shkonin në burg se sa të lëshonin përtokë “sléan”, lopatën speciale me një shinë katrore, me të cilën pritet torfa.

Connaughton e ka të shkruar në ballë që gjithë vitet e jetës ka qenë nxjerrës torfë: Mbi çizmet e gomës ai ka pantallona me vija dhe një këmishë bojë qielli. Deri në vitin 2011 ai ka qenë për 30 vjet përfaqësues i konservatorëve në Dáil, parlamentin irlandez. Sa herë që aty flitej për torfën, ai mbronte me forcë nxjerrësit e torfës kundër vendosjes së ligjeve për ambientin. Por në fund të fundit tokat kënetore si ajo e Carrownagappulit u deklaruan zona të mbrojtura kundër dëshirës së tij, kështu që Connaughton e gjeti sërish vendin në tavolinën e bisedimeve.

Pjesa më e madhe e nxjerrësve të torfës e pranojnë ofertën e qeverisë: Po të heqin dorë nga nxjerrja e torfës do të shpërblehen çdo vit me 1500 euro, për 15 vjet me radhë. Connaughton dhe 30 të tjerë e pranojnë ofertën alternativë: Atyre u jepet pak më shumë tokë që nuk mbrohet dhe aq shumë dhe ku ata mund të vazhdojnë të nxjerrin ende torfë.

Përdorimi i myshkut – për rigjenerim

Djemtë dhe vajzat e tij kanë shtëpi moderne me ngrohje qëndrore – “vetëm se nganjëherë vjedhin ndonjë briketë torfe nga hauri i babait për të ndezur një zjarrë të vogël.” Për shumë irlandezë torfa është e lidhur ende me emocione pozitive- por në shoqërinë moderne ajo është duke zënë gjithnjë e më pak vend.

Gjatë pandemisë shumë banorë kanë mësuar të shohin ligatinën në një mënyrë të re: si zonë ku mund të shkojnë për të pushuar. Edhe gjatë vizitës sonë nuk kalon shumë kohë dhe shfaqet një joggere, apo një grua që shëtit qenin. Punonjësja qeveritare Evelyn Slevin thotë se është e rëndësishme që popullsia lokale të bëhet pjesë e projektit. “Dhe duket se kjo ka funksionuar.”

Muajt e ardhshëm në Carrownagappul do të vendosen kunja druri në ligatinë dhe do të ngrihen rrugë me dru. Pas pandemisë klasat e shkollave do të vijnë këtu të mësojnë për ligatinën. “Kemi marrë një rrugë të mbarë,” thotë Paul Connaughton. “Do ishte dëm nëse njerëzit nuk do t’i shijonin përfitimet që sjell toka moçalore.”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota evelyn slevin këneta që jeton the living bog evelyn slevin këneta që jeton the living bog

Sondazh

Poll
Bota 21 Nëntor 2021, 08:09

Maas: Në Gjermani nuk ka detyrim për vaksinim

GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj koronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet