Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dielën ka shprehur “kënaqësinë që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbylli agjendën etnike dhe tani është përqendruar te qytetari, me agjendën e saj të gjelbër”.
Të shtunën BDI-ja, parti kjo që ka trashëguar ish-Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, njoftoi se agjenda e gjelbër do të jetë shtylla kryesore e programit të saj partiak.
“Mjaft më me fjalët shqiptarë, maqedonas, serbë, turq, vlleh. Ne kemi qytetarë në vend. Unë dua ta mirëpres atë sepse është një hap përpara, veçanërisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet në bllokun politik shqiptar. Është shumë e rëndësishme kur politikanët dalin në publik dhe japin fjalën e tyre. Kjo do të thotë zotim dhe detyrim për ta zbatuar atë në praktikë. Këtë e mendoj për Lidhjen Social Demokrate (LSDM), por edhe për BDI-në dhe të gjitha partitë e tjera politike”, ka deklaruar Zaev.
Ai theksoi se qytetarët presin nga LSDM-ja dhe BDI-ja, por edhe nga Lëvizja Besa, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe të gjitha partitë të tjera që janë pjesë e koalicionit qeveritar, që në të ardhmen të punojnë për forcimin e të drejtave të punëtorëve, të punojnë për agjendën e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit si dhe zhvillimin e ekonomisë.
Gjatë shënimit të 19-vjetorit të formimit të BDI-së, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti tha se agjenda e gjelbër si shtyllë kryesore vjen pas realizimit të agjendës së Marrëveshjes së Ohrit, për të drejtat e shqiptarëve.
“Ne kemi vendosur barazi përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së paqes të Ohrit, legalizimit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, decentralizimit, simboleve dhe kulturës kombëtare, gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, integrimit në NATO, duke marrë dritën jeshile për anëtarësimin në BE”, deklaroi të shtunën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Opozita shqiptare ka akuzuar BDI-në se po heq dorë nga të drejtat e shqiptarëve, që sipas saj ende nuk janë realizuar.
“Një parti e dalë nga lufta, që nga emblema kuq e zi, kaloi në ngjyrë të kaltër, po tenton të mashtrojë qytetarët, dhe në veçanti shqiptarët, me ngjyrën e gjelbër. Ende pa zgjidhur problemet kombëtare apo tematike siç pretendojnë t’i quajnë ata, sot thanë se do të merren me punë të gjelbra”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë opozitare, Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI– Varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht...
KOSOVË– Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Li...
IRAK– Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po fluturonin mbi një bazë ajrore, ku janë të vendosura forcat amerikane. Ky rast ndodhi vetëm...
BRITANI– Pallati Buckingham ndaloi “emigrantët të huajt ose me ngjyrë” të punësoheshin në role zyre deri të paktën në fund të viteve 1960, sip...
GREQI– Një tjetër krim tronditës ka ndodhur në vendin fqinj ku në ishullin e Korfuzit një person ka qëlluar dhe ka vrarë dy persona, të cilët ishin fqinjët e ti...
BULLGARI– Një grup prej 50 alpinistësh nga Shqipëria kanë ngjitur majën më të lartë në Ballkan, Musalla.Në këtë ngjitje morën pjesë edhe kryetari i Federatës së...
SHBA- Donald Trump është kthyer në skenë në një mënyrë të parashikueshme ndërsa nisi një fazë më aktive të presidencës së tij pas postit: duke kritikuar ekspert...
MIANMAR– Forcat e sigurisë së Mianmar thuhet se kanë vrarë 20 vetë në përleshjet me fshatarët e armatosur me katapultë dhe harqe në rajonin e deltës së lu...
KOSOVË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë në kryqëzimin e rrugës ‘Robert Doll’ dhe ‘ukshin Hoti’ ku janë...
KINË– Kina ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës ndaj COVID-19 të Sinovac Biotech tek njerëzit e moshës midis tre dhe 17 vjeç, tha krye...