LIVE UPDATES
Aktualitet

Bastisja e Tiranës nga Erion Veliaj nuk njeh asnjë kufi

9 Korrik 2019, 16:34 Nga DOSJA

Ditët e fundit është bërë i njohur fakti që Destil Tirana – një hostel, bar, dhe hapësirë ​​bashkëpunimi pranë Rrugës së Elbasanit – po mbyllet. Vila elegante dykatëshe, e mirëmbajtur me kujdes, do të shembet. Për momentin nuk ka informacione publike të mëtejshme, por duket se ajo do të zëvendësohet nga një pallat 9 katësh. Akoma më keq, ky proces sapo ka filluar në këtë zonë të qytetit.

Një tjetër pronë e ngjashme pranë Destilit, e njohur si Vila Gjuta, e pret një fat i ngjashëm. Në fakt, ka të ngjarë që të dyja të jenë pjesë e të njëjtit projekt. Pak hapa më tej, gjithashtu përgjatë Rrugës së Elbasanit, një vilë që dikur ishte rezidenca e motrave të Mbretit Zog, u shkatërrua vitin e kaluar. Ajo po zëvendësohet tashmë nga një ndërtesë 11-katëshe.

Në rrugicat e ngushta pranë të njëjtës zonë po ndodh një proces i ngjashëm. Vila të shumta janë duke u zëvendësuar nga ndërtesat 6-katëshe ose edhe më të larta. Shumica e këtyre vilave, të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, janë provat e fundit të historisë urbanistike të Tiranës. Në Rrugën ‘Themistokli Gërmenji’, një rrugicë e ngushtë ngjitur me TVSH-në e që lidhet me Rrugën e Elbasanit, shumë vila të ngjashme janë shkatërruar gjatë viteve të fundit.  Këtë javë, një tjetër, e njohur si Vila Ambasador, ju bashkua këtij grupi.

Rruga ‘Asim Zeneli’, paralel me ‘Themistokli Germenjin’, po pëson një transformim të ngjashëm. Të paktën katër vila janë shkatërruar gjatë vitit të fundit, dhe ato që mbeten duket se do ju bashkohen shumë shpejt.

Ka shumë për të thënë për humbjen e historisë dhe pëlhurës së qytetit, por kjo, fatkeqësisht, është ndoshta çështja më pak problematike. Ajo që është më shqetësuese është mundësia e qytetit për të përballuar densitetin e rritur të godinave dhe të banimit duke pasur parasysh infrastrukturën tashmë të mbingarkuar.

Me pak fjalë, jo! Kjo nuk është absolutisht mënyra se si zhvillohen qytetet evropiane!

Bashkia e Tiranës është duke mbrojtur publikisht këto zhvillime nëpërmjet dy argumenteve kryesore. Së pari, Bashkia pretendon se e drejta për të zhvilluar një pronë është universale dhe nuk mund të shkelet nga institucionet vendore. Së dyti, ajo pretendon në planin urban të Tiranës TR030 se një qytet më i dendur është “më i mirë”, më i menaxhueshëm dhe më i qëndrueshëm në një periudhë afatgjatë.

Të dy këto pretendime, në kontekstin e Tiranës, zor se mund të jenë më të gabuara.

Në lidhje me pretendimin e parë, është e vërtetë se e drejta e pronësisë është kushtetuese dhe themelore në një sistem të demokracisë dhe tregut të lirë. E drejta për të zhvilluar një pronë ama është e kushtëzuar nga një sërë parimesh dhe ligjesh që rregullojnë planifikimin e qytetit në botën e zhvilluar. Këto rregulla, si çdo tjetër, janë të ndërtuara për të balancuar interesat ligjore dhe ekonomike të pronarëve, por edhe të banorëve, bizneseve dhe vizitorëve në një zonë.

Si parim ligjor dhe ekonomik, zhvillimi i pronës duhet të arrijë dy qëllime. Së pari, e drejta për të zhvilluar duhet të jetë e barabartë midis pronarëve të tokës në një zonë. Së dyti, kjo e drejtë limitohet me qëllim limitimin e dëmeve që mund t’i imponohen pjesës tjetër të banorëve në atë zonë. Nëse dikush ndërton si e çfarë dëshiron, zonat shumë shpejt bëhen të pajetueshme. Këto të drejta ligjore dhe ekonomike janë arsyeja pse në shumicën e qyteteve në vendet e zhvilluara shfaqin simetri dhe ngjashmëri. Qytetet nuk janë të ndërtuara kështu thjesht për të qenë të bukura estetikisht. Më e rëndësishmja, qytetet janë të ndërtuara në këtë formë për të qenë ligjërisht të drejtë e të barabartë.

Nuk do shumë për të kuptuar se zhvillimi në Tiranë nuk është as i barabartë ligjërisht e as i kontrolluar për të limituar koston ndaj pjesës tjetër të banorëve. Ndërtime si ato që po shfaqen përgjatë Rrugës së Elbasanit janë thjesht vazhdimi akoma më i egër i kësaj tradite.

Pretendimi i dytë është po aq qesharak sa edhe i pari, madje edhe më problematik në kontekstin e Tiranës. Është e vërtetë se sot ka një lëvizje në teoritë e planifikimit urban që favorizon rritjen e dendësisë … por në qytetet e Botës së Re (pra në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re). Kjo vjen për shkak të shtrirjes urbane të periferive në këto qytete, ku shtëpive përdhese dominojnë zonat e banimit. Ky proces është mundësuar edhe nga toka e shumtë dhe e me çmim të lirë në dispozicion në këto vende. Megjithatë, ky proces është i kushtueshëm për interesin publik, kërkon zhvillim të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve publike në zona gjithnjë e më të largëta nga qendrat e qyteteve.

Rrallë, në mos kurrë, ama mund të gjesh në botën e zhvilluar shembuj të ngjashëm me atë që po ndodh në Tiranë: zona të dendura e të urbanizuara ku lejohen ndërtime masiv që nuk janë parashikuar dhe planifikuar në planin fillestar. Siç e kam shpjeguar më parë, kjo nuk ka ndodhur as në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore. Hapësirat publike midis blloqeve të banimit komuniste janë ruajtur ende dhe sot, pavarësisht njohjes së pronës private. Këto lloj ndërtimesh vetëm që nuk mund të lejohen për shkak të të drejtave ekonomike dhe ligjore që qytetarët gëzojnë e që shpjegova më sipër. Si rrjedhojë, ndërtimet e reja mund të ngrihen vetëm përgjatë atyre zonave ku infrasktruktura ekzistuese është ndërtuar me qëllim përballimin e densitetit të ri të banimit dhe lëvizjeve.

Ngritja e një krahasimi faktik për rastin e Tiranës bëhet disi e vështirë pasi që ka një mungesë të rëndë të të dhënave lokale, por të paktën mund të përpiqemi. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, vendet më të zhvilluara të Evropës kanë të paktën 0.1 km të autostrada për 1,000 banorë, e matur si “aksesueshmëri” në Tabelën 1 më poshtë. Disa vende, si Gjermania dhe Franca, aksesin më të ulët në autostrada e plotësojnë nëpërmjet rrjetit më të zhvilluar hekurudhor – të cilin Shqipëria nuk e ka fare.

Askush nuk e di se sa është vlera e këtyre treguesve në Shqipëri apo Tiranë. Ajo që ne dimë është gjatë këtyre viteve ka pasur pak ose aspak investime të reja në infrastrukturën e qytetit për të përballuar densitetin e ndërtimeve të reja. Dendësia e tanishme e Tiranës në të gjithë prefekturën mendohet se është mbi 520 banorë për km2. Kjo vlerë kërkon një nivel zhvillimi infrastrukturor të krahasueshëm me Holandën nëse duam të arrijmë ato standarde jetese. Kuptohet, kjo është thjesht një fantazi për momentin. Në fakt, shumica e rrjetit rrugor të qytetit është ende ai i planifikuar gjatë periudhës së pushtimit italian në fillim të viteve 1940, për një densitet dhe popullsi dukshëm më të ulët.

Pikërisht Rruga e Elbasanit është një nga shembujt kryesor të mungesës së infrastrukturës së re për të përballaur rritjen domethënëse të densitetit. E vetmja rrugë kryesore e zonës, e lartpërmendur Rruga e Elbasanit, e planifikuar dikur si rruga kryesore për një zonë të përbërë kryesisht nga vila 1-2 katëshe, është tërësisht e bllokuar gjatë ditës për shkak të sasisë së pamundur të trafikut që duhet të përballojë. Ndërtesat e reja, përveç se kontribuojnë në zhvillimin kaotik, do të ngarkojnë akoma më tej rrugën e vetme që i shërben trafikut dhe aksesit të zonës.

Atëhere si zhvillohen qytetet evropiane me dendësi të lartë banimi? Kryesisht duke planifikuar lagje të reja së bashku me infrastrukturën e re përkatës.

Figurat 9-10 më poshtë tregojnë se si kryhen ndërtimet e reja në Madrid apo Milano, dy nga qytetet më të mëdha dhe më të dendura evropiane. Zonat e reja të banimit janë të planifikuar nga e para, me infrastrukturën dhe hapësirat publike  të nevojshme. Ndërkohë, zonat e urbanizuara më parë ruhen sipas planit origjinal. Ndërtesat e reja shumëkatëshe do të ishin të paimagjinueshme në cilëndo prej këtyre zonave, siç ndodh aktualisht në Tiranë, pavarësisht së drejtës së pronës. Këto plane zgjerimi bëhen publike nga autoritetet lokale, për t’ju lejuar ndërtuesve mundësinë për të konkurruar mbi të  drejtat e pronësisë në mënyrë transparente. Prandaj, qytetet zhvillohen në mënyrë të drejtëestetike, duke ruajtur cilësinë e jetëssë banorëve në lagjet më të vjetra.

Thënë shkurt, ndiq paratë!

Siç e kam shpjeguar më parë, është më fitimprurëse për kompanitë e ndërtimit dhe për Bashkinë që të ndërtohet sa më afër qendrës për tre arsye kryesore:

Kush paguan koston për këtë lloj zhvillimi? Banorët aktual të zonave janë ata që përballojnë  të gjithë koston. Janë ata që duhet të jetojnë përmes një ferri të vazhdueshëm të trafikut, zhurmës, ndotjes, humbjes së hapësirave publike, mungesës së parkimit dhe ndërtimeve të vazhdueshëm. Në vend që të drejtat e tyre ligjore, ekonomike dhe urbane të mbrohen nga plani urbanistik i Tiranës, atyre nuk u njihet as edhe një e tillë. Aktualisht në Tiranë çdo lloj zhvillimi lejohet kudo, për aq kohë sa Bashkia ka një marrëveshje me ndërtuesin.

Megjithëse ky proces ka ndodhur në Tiranë përgjatë tridhjetë viteve të fundit, duket se Bashkia e Erion Veliaj është ajo që po e shtyn këtij zhvillim në kufij të paimagjinueshëm më parë. Duke vepruar kështu, Bashkia e tij po e transformon Tiranën në një kaos të frikshëm urban, që nuk ka asgjë të përbashkët me çdo vend tjetër në Evropë apo pjesët e tjera të botës së zhvilluar.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj shembja e destil tirane urbanistika ne tirane erion veliaj shembja e destil tirane urbanistika ne tirane


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet