LIVE UPDATES
Politike

“Bashkia e ka lënë në harresë Shirokën”, Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Projekti është ideuar nga ne, hapi rrugë

13 Maj 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Bashkia e ka lënë në harresë Shirokën”,

SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me videon e postuar sot për Liqenin e Shirokës. Në një reagim në rrjetet sociale, Voltana Ademi thotë se rikualifikimi urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës, që në vitin 2015. Më tej, Ademi ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë Rama, për lënien në harresë të Shkodrës, ndërsa ka shtuar se Bashkia i është drejtuar për këtë çështje Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane. Kryebashkiakja gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë, që t’i hapë rrugë investimeve dhe të mos bëjë retorikë politike.

Reagimi i kryetares të Bashkisë së Shkodrës:

Projekti madhor i zhvillimit të turizmit “Rikualifikim urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës. Në dhjetor të vitit 2015 drejtuesit dhe specialistët e Bashkisë Shkodër, përkthyen ëndrrën e shkodranëve, të shprehur në diskutimet publike të fushatës vendore të vitit 2015, në termat teknik të referencës, duke nisur kështu bashkëfinancimin për realizimin e projektit teknik.

Duke u përballur me lënien në harresë të Shkodrës nga ana e qeverisë, Bashkia Shkodër dhe unë si kryetare, I jemi drejtuar dhe kemi lobuar fort pranë Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane për Zhvillim, për të financuar për turizmin në Shkdoër, si një model për zhvillimin ekonomik lokal. Prej një viti ju dhe qeveria juaj, bllokoni 23.3 milion euro investime për turizmin në Shkodër, financime të siguruara nga bashkëpunimi dhe lobimi pranë BE dhe BERZH, projekte tashmë të maturuara dhe të gatshme për zbatim:

Rehabilitim i bregut të Liqenit të Shkodrës me vlerë 1 300 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese turistike në kodrat përreth Shirokës, me vlerë 800 000 euro;

Rikonstruksion i rrugës Shirokë- Zogaj-kufiri i Malit të Zi, me vlerë 3 500 000 euro;

Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime Shirok-Zogaj, me vlerë 2 000 000 euro;

Ndërtimi Muzeut të Liqenit të Shkodrës dhe Info-Point, me vlerë 2 100 000 Euro;

Përmirësimi i peisazhit dhe lidhjes ndërmjet qytetit dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (hyrja në Shirokë nga Ura e Bunës), me vlerë 2 000 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese urbane në qendrën Zogaj, me vlerë 1 000 000 euro;

Rikonstruksioni i Muzeut të Arteve të Bukura, me vlerë 1 100 000 euro;

Restaurimi dhe konservimi i Kalasë “Rozafa”, me vlerë 2 500 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese turistike në bregdetin verior Shëngjin – Velipojë, me vlerë 7 000 000 euro;

Në transperencë dhe në emër të interesit publik të qytetarëve të Shkodrës, ju kërkoj të mos bëni retorikë politikë. Kjo nuk i vlen askujt. Vijoni urgjent me procedurat dhe i hapni rrugën këtyre investimeve. Këto para i kemi siguruar tashmë nga BE dhe BERZH dhe ju kurrsesi nuk duhet të vononi procesin e zbatimit. Kjo është e vërteta! Të tjerat janë, as më shumë e as më pak, veçse propagandë, tashmë kur “armiku i padukshëm” ua hoqi këtë mundësi!

Sot, Kryeministri Edi Rama postoi një video nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, ku akuzoi Bashkinë se kishte lënë në harresë dhe rrënim këtë perlë të natyrës shqiptare.

(G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama liqeni i shirokes shkoder voltana ademi edi rama liqeni i shirokes shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026