6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore për kufizimin vetëm tek rekomandimet e OSBE/ODIHR-it me sa duket do të sjellin shtyrje të mëtejshme. Opozita jo vetëm nuk i ka mirëpritur qëndrimet e kryeministrit, por beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.
Të paktën dy e-maile të shkëmbyera mbrëmë në grupin e Këshillit Politik, të publikuara nga vetë anëtarët e Opozitë së Bashkuar, dëshmojnë dhe paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë ai mes përfaqësuesve parlamentarë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi ( PD) dhe Petrit Vasili (LSI). Është nënkryetari i LSI-së ai që ka shprehur shqetësimin i pari me një e-mail për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të.
“Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit”– thuhet në komunikimin elektronik.
Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10:30. Megjithatë, nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë.

“Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një përmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.”– thuhet në e-mailin e dërguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik, duke shprehur keqardhjen që rifillimi i punës me vullnetin për zgjidhje provokohet rëndë dhe shkatërrohet gjithshka me qëllim të mirëpërcaktuar nga kryeministri.
Nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri apo nga deputetja Rudina Hajdari nuk ka pasur asnjë reagim. i vetmi reagim ka qenë ai i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.

“Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.” – shprehet Bylykbashi, i cili tregon edhe qëllimin e kryeministrit me reformën zgjedhore.
“Këto qëndrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.
Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qëndrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit”- shkruan Oerd Bylykbashi.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë, po tkurret me 9%, sepse sipas tij në këtë periu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga Shiroka.Krahas videos të postuar në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan, se Shirok...
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video nga tregu i madh agro-ushqimor në Tiranë, për të cilin shprehet është një treg tërësisht i pal...
TIRANË- Deklarata e Ramës për lejimin e kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor ka zënë vend në mediat ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reute...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar se përse është vendosur rregulli i qëndrimit diagonal në makinë edhe me të afërmit.I ftuar në emisi...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mesa duket beson në bestytëni. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj po fliste lidhur me mënyrën sesi pandem...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Opinion” foli edhe për dhunën e ushtruar në protestat e organziuara ng...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon që institucionet shqiptare të hedhin dritë për rastin “Behgjet Pacolli”. Në një reagim në mediat sociale, L...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, duke thënë se shumë politikanë nuk e duan vijimin e saj....
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend. Në fjalën e tij, Pi...