LIVE UPDATES
Politike

Zgjat 3 orë tryeza e PD me Pedagogët, Basha: Të bëjmë arsim evropian, kjo është rruga

4 Maj 2019, 15:53 Nga DOSJA
Zgjat 3 orë tryeza e PD me Pedagogët, Basha: Të bëjmë

TIRANË– Kryetari i PArtisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur ditën e sotme një tryezë me pedagogë të Universiteteve Publike, me temë “ARSIMI I LARTË CILËSOR, PRIORITET KOMBËTAR”. Në këtë tryezë merr pjesë edhe Presidentja e EPP Women, Doris Pack, e cila ka mbuluar çështjet e arsimit në Parlamentin Europian.

Punimet e kësaj tryeze i ka hapur vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mungesë të moderatorit, Mark Marku, i cili nuk ka arritur të mbërrijë në kohë, për shkak të trafikut.

Për këtë Basha tha: “Mora fjalën, pasi moderuesi i kësaj ndjese, si shpesh herë në kohët e fundit, ka mbetur në Trafikun e Tiranës. Kështu ndodhi edhe herën e kaluar me profesor Mark Markun, i cili do të drejtojë këtë tryezë”.

Sipas Bashës ka një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar, për studentët dhe pedagogët.

Më tej Basha tha: “Jam këtu për të prezantuar platformën e PD-së për arsimin dhe arsimin e lartë në veçanti. Për të çuar përpara vizionin tonë. Arsimi i lartë në krizë të rëndë. Ne jemi këtu pas dis muajve që kulmuan me krizën e rëndë ku është arsimi i lartë. E tillë ishte lëvizja e studentëve. Arsimi ndodhet në krizën më të rëndë në këto 29 vite. Financimi i arsimit të lartë në pikiatë”.

Më tej Basha tha se “Këto vite ka ndodhur një fenomen i tmerrshëm. Ky fenomen është braktisja masive e arsimit, sidomos atij të lartë nga shqiptarët. Ata zgjedhin të largohen jashtë vendit.

Gjithashtu, arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, ne si PD së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë europianë, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer”.

Fjala e plotë e Bashës: 

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar profesorë,

Si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës vij jo vetëm për të shpalosur programin për arsimin në tërësi, por mbi të gjitha për t’u angazhuar si dëgjues në radhë të parë, dhe së dyti i gatshëm në çdo ndërveprim, pyetje-përgjigje apo debat, për të avancuar më tej vizionin tonë për ta nxjerrë arsimin nga kriza e thellë ku ndodhet sot.

Do desha të ngulisim fort, që në nisje të takimit, disa fakte të dhimbshme që përbëjnë edhe gjenezën e proceseve të ndryshme politike, akademike, studentore, për të adresuar krizën e rëndë të arsimit të lartë.

Zonja e zotërinj, ne jemi sot këtu pas disa muajve të cilët kanë kulmuar krizën e thellë ku ndodhen institucionet e arsimit të lartë. E tillë ishte lëvizja studentore e dhjetorit e janarit, dhe gjithçka që ka vazhduar pas kësaj, vetëm sa fakton se vendi ndodhet, sa i përket arsimit të lartë, në krizën më të rëndë që ka parë në 29 vite. Aspekti i parë i kësaj krize duket qartë në krizën e financimit. Prej vitit 2013, ku buxheti për arsimin në tërësi kapi shifrën e 4,24 %, kjo shifër ka qenë në rënie graduale, për të arritur në vitin 2019 në 3,29 %, e projektuar në 3,05 % e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo në një kohë kur niveli minimal për të garantuar standardet rajonale të arsimit të lartë duhet të jetë jo më pak se 5 %. Kjo krizë është edhe më e rëndë, po të shohim se një pjesë e mirë e këtij buxheti nuk shkon as për pedagogët, as për infrastrukturën universitare, as për infrastrukturën e kërkimit shkencor, as për infrastrukturën konviktore, në fakt një pjesë e madhe e këtyre parave kanë shkuar për rikonstruksionin e Ministrisë së Arsimit, i cili siç jeni të gjithë dëshmitarë ka angazhuar fonde maramendëse, dhe një fasadë me të vërtetë llamburitëse të mermerit më të shtrenjtë, e tejkalueshme në kosto dhe në luks, vetëm nga orenditë e reja, të blera për të dekoruar zyrën e ministrit kryesisht,dhe disa prej sallave brenda ministrisë.

Ndërkohë rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë dhe arsimin në tërësi shoqërohet vetëm nga një rënie tjetër në pikiatë, e cila është me të vërtetë e tmerrshme, braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës dhe student kanë braktisur në këto 4 vite shkollën, pra 1 në 6 nxënës dhe 1 në 4 studentë, po të marrim statistikat zyrtare të vendit. Në vitin 2013-2014, numri total i nxënësve të regjistruar ishte 786 mijë. Në vitin 2017-2018, ky numër ky numër briti në 653 mijë. Në këto 4 vite, 2013-2-17, sipas statistikave, arsimi 9-vjeçar ra me 57403 nxënës më pak. Në arsimin e mesëm u regjistruan 31 875 nxënës më pak dhe në arsimin e lartë 44 425 më pak student.

Braktisja e arsimit, padyshim që shoqërohet edhe me braktisjen e vendit. Një numër i madh i nxënësve, dhe në veçanti një numër i madh i studentëve, ju është pamundësuar për shkak të mos mbështetjes me fonde të arsimit të lartë, dhe për shkak të krizës ekonomike, ndjekja e universitetit. Ndërsa një pjesë e madhe, përllogariten të jenë larguar nga vendi.

Përmenda sot, gjatë një takimi me rininë në Lezhë, një shifër prej 100 mijë nxënësish më pak, krahasuar vetëm me vitin e kaluar. Dhe tani jam i detyruar nga etika e transparencës publike, t’ju them se nga vjen kjo shifër?!

100 mijë nxënës më pak, është shifra që vjen nga agregati i blerjes së teksteve shkollore, nga të gjithë shtëpitë e botimit të teksteve shkollore.

Është një shifër e tmerrshme.

Nëqoftëse llogarisim 2 fëmijë për çdo familje, do të thotë; 50 mijë familje të cilat nuk ndodhen në Shqipëri, sepse mendoj se mbi 99 përqind të tyre nuk kanë shkuar në shkollë se nuk ndodhen në Shqipëri dhe po marrim 1-2 përqind që ndodhen akoma këtu dhe kanë arsye të tjera.

100 mijë fëmijë, të paktën 50 mijë familje të larguara nga vendi.

Hemoragjia vazhdon përditë. Kjo përbën një emergjencë kombëtare.

i kalon kufijtë e planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë, për të nxjerrë arsimin e lartë nga lluca ku e ka xhytur verbëria, babëzia, korrupsioni dhe urrjejtja ndaj arsimit të lartë dhe ndaj profesorëve, si dhe investimi në injorancë, si investimi më i mirë për konsolidimin e pushtetit jashtë ligjit.

Kemi të bëjmë me një çeshtje: të jemi a mos të jemi?! Me këto ritme, vendi do të shëndërrohet në një azil për të moshuarit.

Në këtë kuadër, platforma jonë, programi ynë për arsimin, ka propozime të qarta dhe të forta, të cilat kanë të bëjnë me dy aspekte;

Së pari: financimin. Kemi deklaruar, “arsimi një prioritet kombëtar absolut”, pra prioriteti numër 1 kombëtar të vendit.

Dhe natyrisht vetëm financimi nuk mjafton. Rikonceptualizimi, si sa i përket standarteve, parimeve, të funksionimit dhe menaxhimit të arsimit të lartë, ashtu edhe sa i përket një qasje europiane, bashkëkohore, që do të bëjë të mundur që arsimi i lartë të mos funksionojë i izoluar nga realiteti ekonomik i vendit, port ë jetë pjesë përbërëse e një trekëndëshi vendimarrje, qeveri-ekonomi-botë universitare, me qëllim që ti përshtatet nevojave të tregut dhe të udhëheqë nevojat e këtij tregu, drejt një ekonomie të re. të re në koncepte, të re në teknologji, të re në aftësinë për të thithur investime dhe për të krijuar vende pune. Të re në mundësitë për të përfituar, nga revolucioni më i thellë teknologjik i cili tashmë ka filluar. Deri para disa muajsh thonim: do fillojë, tashmë ka filluar. Revolucioni i inteligjencës artificiale, revolucioni i robotikës, revolucioni i “kompjuterave quantum”, revolucioni i bio-teknologjisë dhe revolucioni në materialet e ndryshme të përdorimit industrial.

Në 5 fusha bota po shëndërrohet më shpejt dhe më thellë, dhe do të shëndërrohet më shpejt dhe më thellë, brenda 5 viteve të ardhëshme seç është shëndërruar në 200 vitet e fundit. Asnjë vend e aq më pak një vend në zemër të Europës, nuk e ka luksin ta humbasë këtë mundësi të jashtëzakonëshme. Dhe kjo mundësi e jashtëzakonëshme, përbën një shans për të lënë mbrapa 5 vite stanjacion dhe prapambetje në fushën e arsimit të lartë. Përbën të njëjtin shans që përbente dikur për shqiptarët, shpikja e teknologjisë celulare me një shoqëri ku vetëm 2 përqind e saj, kishte telefoni fikse me tel bakri. Brënda vitit 1996 u shtruan fibër optike për kapita, aq sa në Europën perëndimore. Brenda vitit 1999-të, depërtimi i teknologjisë celulare arriti nivele të barabarta me Europën veri-perëndimore.

Shanset që na ofron ky revolucion teknologjik, i cili tashmë ka zbarkuar, dhe nevojat e një tregu gjigand me lokomotivë ekonominë gjermane janë të jashtëzakonëshme. Vetëm në fushën e Teknologjisë së informacionit mbi 2 mlion vende të reja pune do të happen, shumica prej tyre me njerëz të kualifikuar që mund të operojnë nga shtëpitë e tyre, që nuk kanë nevojë të emigrojnë në Frankfurt, Berlin, Hamburg, Këln apo në Mynih, por që mund të punojnë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, kudo tjetër, mjafton të jenë të përgatitur, të posedojnë aftësitë dhe të jenë të ndërlidhur me tregun europian të punës.

Kjo natyrisht, më lehtë thuhet sesa bëhet. Por ne kemi një vision të qartë, të mbështetur në modelin më të suksesshëm në Europë, që është modeli  gjerman “Dual vocational training system”, të cilët përmes ndarjes 50 me 50 përqind të kohës midis auditorit, seminarit, pra pranisë dhe instruksionit akademik dhe 50 përqind të praktikës drejtëpërdrejt në terren, po përvijojnë arsimin e lartë të shekullit të XXi (21).

Që ta bëjmë këtë na duhen tre gjëra:

Së pari na duhet përvoja, dhe marrja e përvojës nuk është diçka e thjeshtë, e lehtë dhe që mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Por ne kemi një shans të jashtëzakonshëm, jo vetëm programi i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunimi i ngushtë me partinë tonë simotër, CDU-në e Angela Merkel dhe “Konrad Adenauer Siftung”, ka bërë të mundur që ne të përfitojmë, jo thjeshtë njohuritë, dijeninë se si ndërtohet ky sistem, por edhe kontaktet shumë të vyeshme për ta kthyer këtë, jo thjeshtë në një përfitim të Shqipërisë, por në një ushtrim ëin-ëin, si për Shqipërinë dhe brezin e shqiptarëve, ashtu edhe për industrinë gjermane të etur për vende të kualifikuara pune.

Së dyti, por do të thoja e para për nga rëndësia, është që ky vullnet politik, që sot ka formën e një programi të detajuar të Partisë Demokratike, nesër të përkthehet në atë që përkthehet vullneti politik, në qeverisje dhe në buxhet.

Dhe së treti, duhet që ky buxhet të administrohet në mënyrë të tillë, që të mos kthehet në më shumë tendera  për rikonstruksion zyrash luksoze, blerjes automjetesh luksoze, por të shkojë me të vërtetë aty ku ka nevojë arsimi i lartë.

Për ta përmbyllur, më lejoni të ju siguroj se ne i qëndrojmë fuqimisht propozimit të bërë public në dhjetor, për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, pra për një shtesë 74 milionë dollarësh amerikanë në mënyrë të përvitshme, të ndarë në dy lote kryesore:

Loti i parë i cili përbëhet nga afro 34 milion dollar, do të shkojë për të adresuar një nga problemet më kryesore; të aksesit në arsimin e lartë, fakti që nuk përballohen tarifat e larta, ndër më të lartat në Europë, për cilësinë më të dobët të arsimit të lartë në Europë. Nuk është thjeshtë paradox, është kriminale.

Pra, nga këto 74 milion dollar, do të përdoren 38 milion dollar, për të financuar, për të subvensionuar tarifat universitare të universiteteve publike, sipas një skeme ku studentët që vijnë nga familje me më pak se 640 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitojnë subvensionin e plotë të tarifës Bachelor dhe Master, duke e konsideruar këtë të ardhur mujore minimumin jetik të të ardhurave. Ndërkohë që për familjet me mbi 640 mijë lek të vjetra të ardhura në muaj, do të përfitohet subvensionimi 50 përqind i tarifës Bachelor dhe Master. Efekti total është 38 milion dollar.

5 milion dollar të tjerë, do të dedikohen për të ndihmuar përveç subvensionimit 100 përqind të tarifës edhe me një bursë prej 2200 dollarësh në vit, një kontigjent prej afro 5-6 mijë studentësh, të cilët edhe nëse ju subvensionohet totalisht tarifa universitare, e kanë të pamundur ekonomikisht të mbijetojnë. Pra të paguajnë për ushqime, qera, libra, veshmbathje, abonenë, apo transportin ndërurban.

Pjesa tjetër, 32 milion dollar në vit, janë planifikuar të investohen gjatë një periudhe 4-vjeçare, sa ç’është mandate normal i një qeverie të legjitimuar në mënyrë demokratike, në drejtim të investimit në infrastrukturën konviktore dhe infrastrukturën akademike të Universiteteve publike shqiptare.

Elemenit i tretë: Menaxhimi këtyre fondeve dhe menaxhimi i universiteteve në tërësi. Është emergjëncë kombëtare, largimi nga cetralizimi total, hiperstalinist që bën ligji actual për arsimin e lartë, dhe akoma më keq zbatimi apo moszbatimi i këtij ligji. Sepse edhe në fushën e arsimit të lartë, si kudo tjetër, po sundohet me dekret, “Rule by decree”. Shpesh herë në mungesë të VKM-ve dhe akteve të tjera nënligjore, janë vullnetet personale të të parit të qeverisë, apo të ministrit të arsimit, që vendosin dhe që kanë çuar, jo 5 por as 29, por 50 vite prapa, vendimarrje të tilla siç është psh; vendimarrja për kërkimin shkencor. Zonja Pack ndoshta e di, nëqoftëse nuk e di, me siguri do të shokohet, nëse dëgjon se për të miratuar kërkimin shekncor, duhet firma e ministrit të arsimit. Gjë që nuk ka ekzistuar në diktaturën komuniste, ç’është e vërteta. Ndërkohë që buxheti total për kërkim shkencor për gjithë Republikën e Shqipërisë, nuk kalon 600 mijë dollar.

Demokratizimi, decentralizimi, natyrisht duke ruajtur rolin e qevrisë si gardiane e interest publik, pra edhe gardiane  e përdorimit të parasë publike, do të jenë parimet që do të udhëheqin këtë model të ri të administrimit të universiteteve, duke i dhënë një rol të rëndësishëm, vendimarrës, pedagigëve. Duke u dhënë një rol të rëndësishëm studentëve, po kështu në këtë vendimarrje.

Po padyshim qeveria jonë, qeveria e re shqiptare, do të ndërtojë çdo prioritet të investimit të parave publike në univeristetet publike, mbi kriterin e performancës. Dhe performance nuk do të jetë, thjeshtë dhe vetëm numri i diplomave të cfarëdo dege që dalin nga universitetet publike, por realizimi i objektivave të përbashkëta kombëtare që do të vendosin në trekëndëshin; botë universitare-ekonomi-qeverisje publike. Që do të thotë se ato degë të cilat më të vërtetë premtojnë ti japin një hop, një kërcim të madh përpara mundësive për punësim, për thithje të teknologjisë së avancuar, apo që kanë rëndësi të veçantë për gjendjen ku ndodhet vendi, siç është psh: nevoja akute për të rritur numrin e mjekëve. Apo ato degë të tjera të inxhinierisë dhe të çdo fushe tjetër, të cilat premtojnë jo thjeshtë dhe i përgjigjen nevojave aktuale të ekonomisë, por të projektojnë një ekonomi në rritje, padyshim që do të kenë dhe do të marrin pjesën e luanit nga financimi public. Nuk do të jetë pra një process bajat, i ndenjur, ndarje fondesh në mnëyrë matematike, por do të jetë një proces i udhëhequr nga suksesi në treg, nga performance në treg dhe natyrisht në ato aspekte që janë jashtë tregut, por që kanë rëndësi kombëtare, siç është shëndetësia, siç është vetë arsimi, ku numri i pedagovë, 3 për 1 mijë banorë është tre herë më  i ulët se mesatarja europiane. Këto do të jenë dhe degët që do të kenë prioritetin kryesor.

Me këto tre parashtrime, kam përmbyllur tre kollonat kryesor të vizionit dhe programit tonë për Arsimin e Lartë, program i cili është shumë i detajtuar dhe absolutisht, kemi mundësinë sot dhe në vijim të dëgjojmë kontributin tuaj, por edhe të përgjigjemi për çdo pyetje apo koment që mund të keni mbi këtë program.

Ka një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar, ka një të ardhme për studentët shqiptarë, ka një të ardhme për pedagogët shqiptarë, dhe ju siguroj se ajo e ardhme do të duket krejt ndryshe nga e sotmja që ka projektuar kjo qeveri nga shullazizimi i universiteteve, nga ndërhyrja sovjetike në vendimarrje, nga përpjekja maoiste për ti kundërvënë studentët, pedagogëve, për qëllime të ulta politike.

Do të jetë një e ardhme europiane.

Faleminderit për vëmendjen!

Qendrimi per Ligjin e Arsimit të lartë

Qëndrimi ynë për ligjin e arsimit të lartë nuk ka ndryshuar. Anullimi I ligjit të arsimit të lartë, do të jetë realitet në orët e para të qeverisjes tonë. Për këtë arsye kemi ngritur një grup pune, një bërthamë e cila do të nisë punë për hartimin e ligjit të ri të lartë. Do të kërkojmë për këtë, jo thjeshtë konultim, por ekspertizën e të gjithë faktorëve të interesuar, duke përfshirë në veçanti pedagigët e universiteteve publike, por edhe të universiteteve jopublike, në mënyrë që ligji të cojë drejt një produkti me interes public dhe kombëtar, jo drejt një produkti as klientelist por as të padrejtë, mbytës për konkurencës, sepse ne jemi një parti që beson se konkurenca e çon përpara shoqërinë, përfshirë kjo edhe në fushën e arsimit. Pra, jo vetëm kapitulli I 12-të, por I gjithë ligji për arsimin e lartë, një produkt I shtrembëruar, I qellimeve të kompromentuara që në fillim, pavarësisht se çfarë u deklarua, do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen nga qeverisja e ardhëshme. Ndërsa parimet që shpreha para jush, ato të decentralizimit, të autonomisë universitare dhe të përgjegjshmërisë në raport me fondet publike, do të jenë baz ambit ë cilën do të ndërtohen konceptet e reja të arsimit të lartë në ligjin e ri për arsimin e lartë.

Qëndrimi për Kampusin Universitar

Sa për kampusin universitar, çeshtja e kampusit universitar është një çeshtje e pastër korruptive. Ju e dini fare mirë, siç di dhe unë, që territory I caktuar për Kampusin universitar, është sot pjesë e një loje mafioze, me përfshirje të drejtëpërdrejtë të të parit të qeverisë, të të parit të bashkisë. Për fat të keq ka shkatuar edhe një luftë të brendëshme në profesioriat, luftë klanesh se kush do ketë të drejtën për të marrë dhe për të tenderuar ndërtimin e kampusit dhe si do të tenderohet ky kampus. Sa pjesë e territorit do ti shkojë kampusit dhe sa do ti shkojë parkimit. Dhe çfarë do të ndërtohet mbi parkim apo cili nga oligarkët do ta ndërtojë. Natyrisht që ne nuk do të lejojme diçka të tillë të ndodhë. Sot me fuqinë e mobilizimit qytetar, studentor, shpresoj dhe të pedagogëve,  dhe nesër me fuqinë e ligjit dhe legjitimitetin e votës së qytetarëve, do të bëjmë të mundur që jo vetëm ky territor, por edhe çdo territor universitar, të ruhet nga grabitja, nga sjellja grabitqare që shohim me territoret publike, e shohim te Universiteti Bujqësor, I kanë vënë syrin edhe Kopshtit Botanik, dhe të shërbejë ekskluzivisht vetëm për nevojat universitare.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arsimi në shqipëri lulzim basha takim me pedagogët arsimi në shqipëri lulzim basha takim me pedagogët

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë