LIVE UPDATES
Politike

“Ngela pa punë dhe strehë në vend të huaj”, Ish-Sekretari i konsullatës në Selanik letër Cakajt: Arroganca juaj e pak

4 Maj 2019, 12:42 Nga DOSJA
“Ngela pa punë dhe strehë në vend të huaj”,

Në 26 mars, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme paralajmëroi nisjen e një fushate shkarkimesh në shërbimin diplomatik shqiptar.

Në një konferencë për shtyp, Cakaj theksoi se ka marrë vendimin për të larguar nga detyra rreth 20 diplomatë shqiptarë me argumentin se ata kishin përmbushur harkun kohor të ushtrimit të detyrës së tyre.

Në redaksinë e gazetës “Panorama” mbërriti dje një letër nga sekretari i parë i konsullatës shqiptare në Selanik, Artur Porpollogu, i cili është prekur nga kjo valë shkarkimesh në shërbimin diplomatik. Në letrën e tij të hapur, ai i drejtohet ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku shpreh indinjatën për lirimin nga puna në datën 30 prill, gjë që, sipas tij, ka pasoja direkte edhe në familjen e tij.

Porpollogu thekson se për shkak të vendimit të marrë nga Cakaj, djali i tij, që është 16 vjeç, është i detyruar të humbasë vitin shkollor, pasi do t’i duhet të kthehet në Shqipëri. Ishsekretari i parë i konsullatës shqiptare në Selanik e cilësoi vendimin e Cakajt si arrogant dhe të pakuptimtë dhe se është shkarkuar nga detyra me një të rënë të lapsit. Ai thekson se përgjatë ushtrimit të detyrës në konsullatën shqiptare në Selanik ka marrë vlerësime të larta nga eprorët dhe këtë gjë do ta ndjekë në rrugë ligjore.

ARTUR PORPOLLOGU

Drejtuar z. Cakaj, zv/ministrit me atribute ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Në mungesë të reagimit tuaj kundrejt kërkesës/observacionit tim, e quaj plotësisht të moralshme dhe të drejtë që mesazhi im të bëhet i drejtpërdrejtë dhe për publikun.

Nuk do ndalem shumë tek arroganca juaj e pakuptimtë, e menjëhershme dhe pa asnjë argument të lirimit tim nga detyra sesa më pas për mosreagim dhe injorim total ndaj kërkesës time për t’i dhënë mundësinë djalit tim, Enso Porpollogu, të mbarojë klasën e dytë të gjimnazit këtu në Selanik, Greqi. Sqarim, Enso Porpollogu është nxënës në vitin e dytë në (Trito Gjimnasio) në Kalamaria, Selanik.

Sa e drejtë, sa njerëzore, sa normale është që djalit tim 16 vjeç t’i digjet viti shkollor (urdhri i lirimit tim nga detyra shënon dt 30/04/2019?). Më 1 Maj, ai do duhet të lërë Greqinë, por dhe nuk do ketë asnjë të ardhur ekonomike, pasi babai i tij, Artur Porpollogu, i cili për 4 vjet e gjysmë ka punuar konsull me gradën sekretar i parë në konsullatën e RSH, në Selanik, Greqi, por me një të rënë të lapsit tënd ngelet i papunë dhe i pastrehë, jo në Shqipëri, por në një vend të huaj.

Shumë bukur i thur fjalët dhe shumë bukur mbrojte veten, duke i treguar botës se ke 28 vite refugjat, por me mua dhe sidomos me djalin tim veprove dhe provove sikur të mos kesh qenë asnjë ditë i tillë. Para se të merrje vendimin tënd arbitrar, duhej të pyesje. Mësoje, pra, se unë kam refugjat po kaq vite sa t’i ke vitet e jetës. Nuk e di ku ishe ti, por unë gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar me djersën e ballit dhe me nder. Kam qenë në mes dhe me komunitetin e emigrantëve, të të gjithëve, pa përjashtim.

Nuk e di ku ishe ti, por në 2009 dhe 2013 isha ne rreshtin e parë të përpjekjeve dhe me kontributin maksimal nga kursimet e mia prej emigranti, që me ndryshimin e ekzekutivit në Shqipëri të ndryshonte situata, edhe në përfaqësimin tonë diplomatik në vendin ku unë punoja dhe jetoja, ndaj u ndjeva i vlerësuar kur më ngarkuan detyrën, përmes së cilës do kontribuoja në zgjidhjen e problemevem të cilat jo vetëm që i njihja, por i kisha përjetuar në kurrizin tim.

Jam krenar që dhe unë kontribuova sadopak në arritjet e padiskutueshme, që u bënë në 5 vitet e fundit në shërbimin tonë konsullor kudo në botë. Që prej ditës së parë në detyrë dhe deri ditën kur ju me liruat nga detyra kam përmbushur më së miri dhe në mënyrën më drejtë standardet, të cilat do duhet të këtë çdokush që merr përsipër të përfaqësojë Shqipërinë si diplomat në një vend të huaj. Kam performuar absolutisht në mënyrën më të mirë, duke pritur e shërbyer çdo qytetari shqiptar, i cili është drejtuar në sportelet e konsullatës shqiptare në Selanik.

Meqë e keni provuar të qenurit për shumë vite refugjat, duhet të keni provuar se aty humbet çdo nocion i militantizmit apo qëndrimit partiak, pasi me bashkatdhetarët në dhe të huaj asgjë nuk na ndan, por veç na bashkon. Për punën dhe performancën time, ju duhej t’u referoheshit vlerësimeve të drejtuesit të përfaqësisë diplomatike, përfundimet e nxjerra nga auditimet e ndryshme, si dhe mesazheve të vetë qytetarëve, që jetojnë e punojnë në Greqi.

Kur ju drejtova kërkesën time mëse të drejtë isha i bindur që nuk do ndryshonte asgjë, pasi ti je një djalë i ri dhe nuk mund të kuptosh se çdo të thotë t’i privosh prindit të drejtën e punës dhe aq me tepër në kontributin për vendin e tij dhe për pasojë të vështirësosh dhe rrezikosh direkt të ardhmen e fëmijës tij. Unë nuk të lutem ty, jo vetëm për faktin dhe arsyen e vetme se për diçka që të takon duhet të luftosh që ta fitosh, por edhe për faktin se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, një realitet ku besimi dhe shpresa, lindur nga idealet, përfundojnë si një flluskë sapuni e keqpërdoren vetëm për interesa personale.

Ju kuptoj dhe fal çdo gjë, qoftë dhe llumin që hodhët mbi mua, anonçimin skandaloz të emrave tanë në media, ashtu si dhe papërgjegjshmërinë tuaj për të lënë vakantë dy përfaqësitë tona këtu në Greqi, ku është dyndja më e madhe e emigrantëve. Por jo, vetëm një gjë nuk jua fal dhe do luftoj në mënyrën më të mundshme ligjore, por edhe atë morale për të qetësuar sadopak shpirtin e trazuar të djalit tim 16-vjeçar, që nesër, ky akti juaj i paprecedent të mos përsëritet më kurrë. Nëse jeni sadopak i vërtetë në atë çka pohuat mbi shijen e hidhur të jetës suaj fëmijërore gjatë luftës në Kosovë, më thoni, ju lutem, çfarë shije po lini në kujtesën e këtij 16-vjecari kur për dy muaj po e largoni nga bankat e shkollës?

Cakaj: Në Berlin u kërkua pezullim i taksës së Kosovës për 6 muaj

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tregoi dje se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe sqaroi debatin e ditëve të fundit mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj. “Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh. Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal, së pari, dhe, e dyta, bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, deklaroi ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme. Prej disa ditësh ka lindur një debat për temat dhe qëndrimet që kanë mbajtur Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në samitin e Berlinit, të mbajtur pak ditë më parë. Pjesë e këtij samiti ka qenë edhe liberalizimi i vizave të Kosovës me vendet e BE-së si edhe hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur porpollogu gent cakaj greqi shkarkimet e cakajt shkarkimet e diplomateve artur porpollogu gent cakaj greqi shkarkimet e cakajt shkarkimet e diplomateve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet