LIVE UPDATES
Politike

Basha tregon si do jetë fushata e opozitës dhe zbulon angazhimin e të rinjve krah PD për ndryshimin me 25 prill

23 Janar 2021, 16:56 Nga DOSJA
Basha tregon si do jetë fushata e opozitës dhe zbulon angazhimin e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se fushata e selisë blu para 25 prillit, do të realizohet me takime me qytetarët dhe derë më derë. I ftuar në News 24, Basha tha se Partia Demokratike është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, natyrisht me anëtarësinë, në punë derë më derë, në përfundimin e një programi ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Sipas Bashës, kështu do të vazhdojë me gjithë ditët që kanë mbetur deri më 25 Prill, të bëhet njësh me njerëzit dhe shqetësimet e tyre që janë: papunësia, janë kostoja e jetës, janë çmimet që rriten, janë emigracioni i të rinjve e largimi i të rinjve.

Pjesë nga biseda

Nisida Tufa: Dhe ne do të ndalemi tek 25 Prilli, jemi 3 muaj përpara datës së zgjedhjeve do doja të flisnim dhe të fokusoheshim tek opozita, tek Partia Demokratike, si është e organizuar Partia Demokratike ose më mirë të themi çfarë ditësh po jeton ajo tani aktualisht?

Lulzim Basha: Jo vetëm aktualisht por ka muaj që Partia Demokratike është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, natyrisht me anëtarësinë, në punë derë më derë, në përfundimin e një programi ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për ta normalizuar dhe më pas për ti dhënë atë zhvillim ekonomik që meriton dhe për të cilin faktikisht ka të gjitha potencialet, sepse ky nuk është një vend i varfër ky është një vend i vjedhur dhe burimi i kësaj krize ekonomike, burimi i papunësisë, i rritjes së kostos së jetesës, i çmimeve të papërballueshme për familjarët është pikërisht korrupsioni qeveritar, është dështimi i njëpasnjëshëm i Edi Ramës në këto 8 vite ku nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe ka vetëm një sukses, ka pasuruar siç tregoi dhe raporti i publikuar së fundmi i BIRN-it vetën e tij dhe 2/3 e kabinetit qeveritar që trefishuan pasuritë me letra, sigurisht të gjithë shqiptarët e dinë që janë pasuruar shumë më shumë se aq, po me letrat e ILDKP-së janë 3 herë më të pasur sesa kur u ulën në karriget qeveritare ndërkohë që gjithë vendi është në varfëri absolute. Prandaj gjen një klimë jashtëzakonisht optimiste në kontaktet tona me njerëzit, jashtëzakonisht entuziaste në të gjitha fashat e popullsisë, në veçanti tek rinia e cila sheh një shpresë tek ndryshimi, tek alternativa, sepse problemi më I madh që Shqipëria ka sot është largimi masiv i rinisë ndaj dhe kontakti ynë është shtrirë në të gjitha shtresat e popullsisë por ka targetuar në veçanti rininë dhe mund t’iu them, këtu mund të ndaj me ju një të dhënë: 1 në çdo 3 të rinj që kemi kontaktuar vetëm në qytetin e Tiranës, jo në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, 1 në çdo 3 të rinj është shprehur i gatshëm jo thjeshtë të votojë Partinë Demokratike por të bëhet pjesë e përpjekjes sonë që me 25 prill të sjellim në ndryshim.

Nisida Tufa: Zoti Basha si do të flitet tani me elektoratin, ju e thatë Partia Demokratike e ka paraqitur programin e saj shtyllat kryesore i dimë risitë janë njohur kohë më parë kanë qenë intensive por nga ana tjetër gjithçka edhe vështirësohet për shkak të pandemisë kur koha ngushtohet fushata do të hyjë në ditët e saj do të bëhet më e nxehtë. Sa e vështirëson kjo? Çfarë has në vështirësi?

Lulzim Basha: Fushata do të zhvillohet dhe po zhvillohet derë më derë, do të jemi kudo ku janë qytetaret, natyrisht do të përdorim të gjithë hapësirën e mediave sociale dhe po e përdorim.

Nisida Tufa: Funksionon?

Lulzim Basha: Sigurisht që funksionon por nuk zëvendëson kontaktin e drejtpërdrejtë. Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar do të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët derë më derë, familje më familje siç i kemi dëgjuar këto 2 vite problemet, shqetësimet, por edhe shpresat e tyre dhe i kemi kthyer ato në një program realist politik i cili do të marrë jetë nga dita e parë e qeverisjes tonë për të normalizuar vendin. Po kështu do të vazhdojmë me gjithë ditët që kanë mbetur deri me 25 Prill të bëhemi njësh me njerëzit dhe shqetësimet e tyre që janë: papunësia, janë kostoja e jetës, janë çmimet që rriten, janë emigracioni i të rinjve, largimi i të rinjve, janë dhe shqetësimet e mia. Janë motivi im, janë motivi i Partisë Demokratike. Janë ajo, që do të jetë prioritet i parë i imi nesër si kryeministër për të sjellë ndryshimin për të gjithë. E përsëris për të gjithë. Prandaj, në këtë kuptim 25 Prilli nuk do të jetë një ditë zgjedhjesh si ato që kemi pasur më përpara, por do të jetë një ditë ku nuk do të kemi thjesht dhe vetëm rotacion , nuk do të kemi thjesht dhe vetëm ndryshim pushteti por, do të kemi një ndryshim tërësor të mënyrës sesi do të qeverisim vendin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 23 Janar 2021, 16:29

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka quajtur kryebashkiakun Erion Veliaj, shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet