Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama e vemtja gjë që ka bërë në këto tetë vite qeverisje, është të pasurojë veten dhe ministrat e tij. I ftuar në Neës 24, Basha tha se realizimi i 300 mijë vendeve të punë është thjesht një propagandë.
Ai shtoi se këtu tek ne nuk ka fabrika, nuk ka investime në fushën e e teknologjisë së informacionit, nuk ka investime strategjike dhe rrjedhimisht nuk ka sit ë ketë vende të reja punë.
Pjesë nga biseda:
Nisida Tufa: Ju thoni derë më derë z. Basha dhe po kështu ju shohim në të gjitha materialet që paraqesin, por nga ana tjetër ka patur dhe një udhëzim publikuar ditën e djeshme për sa i takon pjesën e buzëqeshjeve, fushata që udhëheq, a arrihet vota e shqiptarëve me buzëqeshje z. Basha, funksionon kjo?!
Lulzim Basha: e keni fjalën për propagandën qeveritare besoj apo jo?! Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që Edi Rama ka dështuar. Edhe ata që me të vërtetë shpresuan në 2013 në premtimet e tij për 300 mijë vende pune për shëndetësinë falas, për legalizimet falas, e kuptojnë fare mire se ishte e gjitha një propagandë dhe se në këto 8 vite Edi Rama i ka shërbyer vetëm vetes së tij, ministrave të tij dhe në fakt suksesi i vetëm siç iu thashë siç e provojnë edhe dokumentat e rrjetit të gazetarëve investigativë të Ballkanit (BIRN), të vetmin sukses, Edi Rama e ka të pasurimin e tij dhe të antarëve të kabinetit. Ku jemi me gjërat e tjera?!
Shqiptarët e dinë më mirë se unë edhe ti. Po ti pyesim sot e thonë 100 herë më mirë se sa mund ta themi ne në këtë studio. Ku jemi me 300 mijë vendet e punës?! Ёshtë e kotë propaganda që bën javë për javë sepse tryezat e shqiptarëve janë më bosh se 8 vite më parë sepse kanë humbur vende pune në vend që të krijoheshin vende të reja pune, sepse sa i përket investimeve të huaja në qoftë se më lejohet me cinizëm duke patur parasysh edhe atë që ka dalur tani nga përgjimet e Anti-mafias italiane, të vetmet investime të huaja duket që po vijnë vetëm nga Mafia, nga krimi i organizuar. Nuk ka fabrika, nuk ka investime në fushën e e teknologjisë së informacionit, nuk ka investime strategjike. Në fakt Nisida, 70% e vendeve të punës të hapura nga investime të huaja në Shqipëri në këto momente që flasim janë akoma investime të kontraktuara nga Partia Demokratike në qeverisjen e saj të fundit siç është dhe Devolli apo TAP-i apo investime të tjera të kontraktuara gjatë asaj kohe.
Kjo nga njëra anë është sigurisht nëj dëshpërim i madh dhe ka shtyrë shumë njerëz drejt mendimit se e vetmja mënyrë për të bërë diçka për veten e tyre, për jetën e tyre, është largimi nga vendi. Por është edhe një sfidë e madhe, por është edhe një mundësi e madhe. Në qoftë se 8 vite më parë, 12 vite më parë, Shqipëria arrinte t’i thithte këto investime të jeni të sigurt që me planin tonë dhe me mbështetjen ndërkombëtare që do të kemi pas 25 Prillit, ne brenda një kohe shumë të shkurtër do ta normalizojmë situatën. Do të normalizojmë situatën ekonomike dhe do të arrijmë t’u rikthejmë shqiptarëve para që sot u merren nga xhepi i tyre, jo për të bërë vepra publike, as për të hapur vende pune, por për afera korruptive si këto që ka nxjerrë anti-mafia italiane sot, ku të paktën 20% përfundojnë në xhepat e pasanikëve të vetëm të Shqipërisë në këto 8 vite, që janë pushtetarët dhe një grusht klientësh të tyre.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar që të nisin hetimet pas përgjimeve të bujshme të klanit “Ndrangheta” ku janë përmendur...
TIRANË– “Shqipëria buzëqesh”, fushata e vaksinimit në Shqipëri me lulen e verdhë dhe me nusepashkën në qendër të saj, duket se nuk është një projekt e ide ...
TIRANË– Partia Demokratike është shprehur se nuk ia ka frikën asnjë lloj procesi gjyqësor.Vetëm vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje. Përmes një reagimi zyrtar, Veliaj thekson se dëshirat...
TIRANË– Ditën e sotme, ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Zall Bastarit. Kryemadhi u shpreh se edhe 92 ditë janë larg...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët një lajm të mirë. Manastirliu shkruan në Twitter se kanë parapaguar 3.9 milionë dollarë te...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Durrës, përpos çështjes së përgjimeve u pyet edhe në lidhje me vendimin e Ministrisë së Jashtme...
TIRANË– Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj komentoi përgjimet që kanë dalë në media të Ndraghetës, aty ku dhe ...