LIVE UPDATES
Politike

Basha takon Klerin në Kavajë, u kërkon ndjesë bashkësive fetare: PD-ja ua ka borxh rikthimin e pronave

11 Mars 2021, 15:21 Nga DOSJA
Basha takon Klerin në Kavajë, u kërkon ndjesë

KAVAJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur për një vizitë tek xhamia e Kavajës. Mes personave që takoi ishte edhe Kleri për të cili Basha u shpreh se ka një rol të pazëvendësueshëm në shoqëri.

Basha u kërkoi ndjesë bashkësive fetare teksa shtoi se Partia Demokratike ua ka borxh rikthimin e pronave.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?

Besnik Leçini: Edhe ma mirë do të jemi mbas 25 prillit

Lulzim Basha: Faleminderit, mirupafshim, faleminderit! Selam Alekum!

Besnik Leçini: Alekum Selam!

Lulzim Basha: Mirë se të gjej!

Besnik Leçini: Mirë se na erdhët. Këtu jeni në xhaminë e qendrës së qytetit të Kavajës. Xhami e cila është inaguru në vitin 1994. Ndodhet në vendin që ka qenë xhamia e parë.

Lulzim Basha: E vjetër.

Besnik Leçini: E vjetra është shembur në 67-tën. Kemi edhe një foto brenda të xhamisë së vjetër, kur kuptohet…

Lulzim Basha: Siç ka qenë para se ta prishnin?

Besnik Leçini: Po.

Lulzim Basha: Sa herë kam ardhur në Kavajë më është thënë që Kavaja e ka përjetuar si dramë shkatërrimin e xhamisë dhe e ka përjetuar si festë kurë mbas demokracisë deputeti i Kavajës Sali Berisha ka qenë i pranishëm kur është inagurua xhamia. Është e vërtetë dhe e kujtojmë atë ditë, sheshi ka qenë mbushur plot. Sheshi ka qenë mbushur plot. Për ne nuk ka gjë më të rëndësishme, për një komb sesa familja, besimi në zot edhe liria. Këto të treja bashkë e mbajnë shoqërinë bashkë edhe e bëjmë kombin të përparuar. Të treja këto themele i shkatërroi komunizmi. Familjen e shkatërroi me njeriun e ri. Fenë e mbylli. Lirinë e burgosi. Prandaj, për ne si Parti Demokratike, si demokrat, të treja këto janë shtylla të rëndësishme të çuarjes së Shqipërisë përpara. Familja është në qendër të programit tonë. Liria është motori i zhvillimit. Besimi në zot është ajo që i jep vlera shoqërisë dhe ju falënderoj nga zemra ju, gjithë klerin e Kavajës dhe gjithë klerin shqiptar, myslimanë por dhe katolikë e ortodoksë dhe protestantë e të gjithë feve të tjera, të gjithë bashkë, sepse bëni një detyrë të jashtëzakonshme për ti nxitur këto vlera, për ti mbajtur familjet bashkë në një kohë shumë të vështirë për familjet. Familja shqiptare po kalon një krizë të thellë, që na e kanë thelluar edhe më shumë varfëria e këtyre tetë viteve. Dhe për ti dhënë kurajo njerëzve që të ndjekin rrugën e duhur, mos të humbin rrugën, në veçanti kur ata që duhet të japin shembullin për rrugën e duhur, nuk janë shembujt e duhur. Kështu që më shumë se kaq nuk dua të them, sepse nuk dua të bëj politikë me fenë por dua t’ju falënderoj sepse e di që asnjëherë nuk është e lehtë por në veçanti në kohë krize ekonomike, në kohë varfërie, në kohë kur njerëzit kanë humbur shpresën, kleri ka një mision të veçantë. Besimi në zot është një forcë e jashtëzakonshme që ti rikthehet shpresa që nesër do kemi një Shqipëri të mirë, një Shqipëri me mundësi për të gjithë dhe një Shqipëri të vlerave dhe jo të anti-vlerave.

Grida Duma: Ka ndihmuar dhe këto kohë COVID-i shumë kryetar sepse unë jam mahnitur dua të them në momentet kur kam dëgjuar njerëz që kanë humbur shumë jetë njerëzore këtu dhe të gjithë besimtarët me besim që kanë në zot arrijnë ta përballojnë fatkeqësinë një çik më shumë dhe

Besnik Leçini: Patjetër!

Grida Duma: Dhe është e mahnitshme se çfarë bën besimi qytetar këtu!

Besnik Leçini: Nga kontaktet që kam me imamët, prania e tyre ndikon së tepërmi në zbutjen e dhimbjeve që ata përjetojnë ndaj nga programi që kemi lexuar na pëlqen edhe interesi për rikthimin e pronave të komuniteteve fetare dhe se ana ekonomike ndikon së tepërmi në përgjithësi. Ne jemi institucione që mbahemi me kontribute e të tjerëve

Lulzim Basha: Sigurisht!

Besnik Leçini: Nëse familjet e njerëzit në përgjithësi janë dobët nga ekonomia normalisht dhe kontributet për institucionet, por shpresojmë që të bëhet më mirë!

Lulzim Basha: Rikthimi i pronave është një borxh që Partia Demokratike ja ka klerit kudo në Shqipëri. Kishave, xhamive, teqeve kudo. Meqë e hape këtë dua ta filloj me një kërkesë ndjese se ne duhet ta kishim mbyllur këtë proces shumë më herët por të jap fjalën se ne do ta mbyllim këtë proces me klerin kudo ku të jetë, me komunitetin mysliman, me kishën ortodokse, me kishën katolike, me bektashinjtë do ta mbyllim këtë problem kudo. Pronat do ti kthehen dhe do ti administrojë i zoti i tyre që në këtë rast ka qenë kleri sepse këto i takojnë dhe janë dhënë nga njerëzit me shpirt, shumë prej tyre i kanë dhuruar, besimtarët i kanë dhuruar. E dyta, do mundësojmë një buxhet, nuk po them të jashtëzakonshëm se Shqipëria nuk ka mundësi të ketë buxhet të jashtëzakonshëm por një buxhet dinjitoz në mënyrë që asnjë nga komunitetet fetare të mos mbetet në mëshirë të donacioneve të huaja. Shteti shqiptar sot nuk është më si para 30 vitesh, e ka mundësinë të japi nga paret e taksapaguesve shqiptarë diçka për të mbështetur klerin dhe klerikët. Dhe e treta dua t’ju them që jo vetëm keni bërë dhe vazhdoni të bëni një punë të jashtëzakonshme për të ngushëllua ata që humbin të dashurit e tyre nga pandemia për t’i dhënë forcë, për t’i dhënë shpresë por, edhe për moralin se shoqëria nuk mund të jetojë pa moral dhe shumëkujt qe i ka ardh rasti këto kohë që kanë qenë shumë të dhimbshme dhe jemi nda nga shumë njerëz dhe kemi qenë për fat të keq shumë më shpesh në ngushëllime sesa në vitet e mëparshme, në ato raste kur ka qenë administruar i gjithë procesi sipas riteve fetare, një nga këshillat e librave të shenjtë që në veçanti në ritet myslimane thuhet kudo më ka ngel në mendje dhe i ka ngel mendje çdokujt. Ёshtë dhe duhet të jetë bazë e moralit se ne jemi të përkohshëm në këtë botë. Vlerat materiale që grumbullojmë i lëmë kur na nxjerrin nga dera e shtëpisë. Të dashurit tanë na lënë atje ku bashkohemi prapë me krijuesin. E vetmja gjë që na ngelet është emri dhe vepra. Dhe duhet për ta kujtu këtë ditë për ditë për të ik lakmisë, tahmasë, egoizmit e për t’u përpjekur për të jetuar një jetë të drejt. Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë se yshtja e të keqes është e madhe. Edhe satani e bën punën e vet, por duhet ditë për ditë të luftojmë të keqen, brenda vetes, me njëri-tjetrin dhe ta mundim atë.

Besnik Leçini: Të falënderojmë!

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra, ju!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje