Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite takime me biznese dhe qytetarë, në qytetin e Kavajës, me të cilët ka diskutuar mbi problematikat kryesore të jetës së tyre të përditshme.
Mes të tjerash, Basha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës, duke iu thënë se “Ju përshëndes dhe ju falënderoj nga zemra. Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, gjithmonë dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe.”- tha ai.
Po ashtu Basha, u është drejtuar qytetarëve që të mbajnë distancës për shkak të koronavirusit.
Basha është takuar me disa biznese ku ka dëgjuar problematikat dhe shqetësimet e tyre, sakaq u ka premtuar se të gjithë institucionet në Shqipër do t’u rikthehen qytetarëve.
Diskutimet mes Bashës dhe qytetarëve:
Grida Duma: Lira flet shumë bukur kryetar, por ka sot emocione me sa po kuptoj.
Lulzim Basha: Çlirohu nga emocionet. Çlirohu nga emocionet. Sa dasma ka pas këtë verë?
Qytetarja: Asnjë dasmë! Dy vite pa dasma, dy vite jemi penalizuar prej virusit. Unë ju uroj me datën 25 prill fitore PD dhe demokracisë, ju si kryeministër!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!
Qytetari: Më bëhet qejfi shumë që erdhët këtu!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Lulzim Basha: Në 25 prill!
Qytetari: Në 25 prill!
Lulzim Basha: Fiton Kavaja, fiton e gjithë Shqipëria!
Qytetari: Gjithë Shqipëria!
Lulzim Basha: Jo thjeshtë demokracia dhe Partia Demokratike.
Qytetari: Po gjithë Shqipëria, Partia Demokratike!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.
Qytetari: Shumë faleminderit!
Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit shumë! Punë të mbarë!
Lulzim Basha: Pandi si je? Si kalon?
Qytetari: Mirë po juve? Si po ja çoni ju?
Lulzim Basha: Ne bashkë me ju deri më 25 prill.
Qytetari: Inshalla!
Lulzim Basha: Ta largojmë këtë të keqe!
Qytetari: Aman mo, se me zor po presim!
Lulzim Basha: Edhe ta ndryshojmë!
Qytetari: Mezi presim!
Lulzim Basha: Këto dëgjoj kudo; “me zor po presim”, nuk durohet më!
Qytetari: Me zor po presim për Zotin! Pensionin tani 80 mijë lekë. Kam një jetë që punoj. Çuni pa punë tani! Asnjë lloj pune fare, janë prerë në të gjitha drejtimet! Ku do shkoj, ku do rri unë? Më tepër kam ilaçe, kam gjëra. Pse sa vjeç je ti? – më tha mua. Jam i madh fare, – i thashë. Ti dukesh i ri më tha. Pse ku më shikon ti mua? Te zëri? -i thashë. Po lëre moj zërin, po dëgjo këtu çfarë po të them unë ty – i thashë. Ne mezi po presim, jo vetëm unë, po e gjithë Kavaja.
Lulzim Basha: E gjithë Shqipëria. E gjithë Shqipëria me zor po pret. 8 vjet, tani s’durohet më. Asnjë ditë nuk ju durohet njerëzve.
Qytetari: Hiç fare për Zotin!
Lulzim Basha: Kështu që kemi planin, kemi ekipin, kemi vullnetin e njerëzve, kemi të gjithë argumentet. Të gjithë bashkë më 25 Prill ta ndryshojmë!
Qytetari: Ishalla!
Lulzim Basha: Ndryshim për çdo shqiptar. Gjithë padurimin që keni, derdheni me votë më 25 Prill.
Qytetari: Normal.
Lulzim Basha: Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është!
Qytetari: Ore të bëjnë çfarë të duan këto.
Lulzim Basha: Asnjë gjë nuk bëjnë dot, fundi ju ka ardhur. Shqipëria është e shqiptarëve nuk është e një grushti horrash dhe kush guxon ti kërcënoj shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!
Qytetari: Po normal, ngeli çuni 32 vjeç pa punë, për juridik dhe pa punë!
Lulzim Basha: Pa punë, si gjithë rinia?!
Qytetari: Pa punë!
Lulzim Basha: Vend i mrekullueshëm!
Qytetari: Pse kështu do ecim ne…?
Lulzim Basha: Me 100 mijë mundësi.
Qytetari: Po për zotin po!
Lulzim Basha: Ecin qytetarët e Maqedonisë së veriut, pa det, pa asgjë, s’kanë asgjë fare, as gjysmën e pasurive tona, ecën Serbia, 12 herë më shumë emigrantë më shumë nga Shqipëria se sa nga Serbia, vetëm për shkak të keqqeverisjes!
Qytetari: Po normal, i ka çdo gjë për vete!
Lulzim Basha: Është e domosdoshme ndryshimi, prandaj kemi bërë një plan serioz pune, me të cilin do të bëjmë të mundur edhe familjeve shqiptare edhe biznesit shqiptarë, në radhë të parë t’ju çlirojmë nga ky ankth.
Qytetari: Ishallah!
Lulzim Basha: Do keni një qeveri në lartësinë e duhur për të ju përgjigje shpresave dhe aspiratave tuaja. Ju falënderoj nga zemra! Të gjithë bashkë për ndryshim në 25 Prill. Fitoni ju! Fiton Kavaja! Fiton Shqipëria!
Lulzim Basha: Si të kam? A jeni mirë? Mirë se të gjej! A je mirë? Me shëndet? Si jeni?
Qytetari: Mjeshtër, shkëlqen! Unë dua të jesh ti mirë, po ne mirë jemi. Po të jeni ju mirë?
Lulzim Basha: Unë jam i fortë e gati për të qenë në shërbimin tuaj, në shërbimin tuaj.
Qytetari: Ku rri unë pa e vu.
Lulzim Basha: Ça bën këtu?!
Qytetari: Ma kanë hequr komplet bukën e familjes!
Lulzim Basha: E di! E di!
Qytetari: Komplet. 20 e sa vjet në punë më kanë heq.
Lulzim Basha: Tetë vite të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, veç rri i fortë e bëhemi të gjithë bashkë, edhe pak me 25 Prill ta ndëshkojmë me votë.
Qytetari: Unë jam me ty! Unë jam me ty!
Lulzim Basha: Faleminderit! Edhe unë me ty e me familjen tënde, me Kavajën, me të gjithë Shqipërinë! Veç ruaje veten! Faleminderit!
Si të kam? Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë. Si kalon?
Lulzim Basha: Me shëndet? Si kaloni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, faleminderit!
Qytetari: Nga Anglia! Nga Anglia!
Lulzim Basha: Si je? Ku je? Në Angli je? A jeni mirë? Ruani shëndetin! Ju përshëndes nga Kavaja juaj e dashur! Kavaja e demokracisë do t’i prijë ndryshimit!
Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?
Qytetarja: Mirë, mirë.
Lulzim Basha: Me shëndet? Mirë të gjitha?
Qytetarja: Mirë.
Lulzim Basha: Shndrin Kavaja, shndrin. Një pyetja kam, kush i ka bërë kaq trima burrat e Kavajës?
Qytetarët: Gratë
Lulzim Basha: Të gjithë jemi bij nënash. Kështu që sot nderimin më të madh jo vetëm për rininë dhe burrat e Kavajës, por në veçanti për gratë dhe vajzat e Kavajës
Lulzim Basha: Kohë të vështira ekonomike
Qytetari: Shumë të vështira. Dy gjëra duam prej jush. E para heqjen e fiskalizimit sepse është një kosto shumë e madhe për biznesin
Lulzim Basha: Jo vetëm kosto, por është aferë korruptive.
Qytetari: Dhe e dyta rikthimi i institucioneve në qytet. Janë mbyll të gjitha institucionet. Për çdo gjë që na duhet o do të ikim në Tiranë ose në Durrës
Lulzim Basha: Dy gjëra të garantoj. Jo vetëm institucionet e Kavajës, por në të gjithë Shqipërinë institucionet do ua rikthejmë njerëzve. Shteti do ua rikthejë njerëzve, administratën do ua kthejë njerëzve. Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën ne ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur. E di që keni heq shumë këto 8 vite si biznes, e kam fjalën për të gjithë sipërmarrjen ekonomike. Bëhuni bashkë, me 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin që të fitojë biznesi shqiptar, të fitojë e gjithë Shqipëria
Qytetari: Faleminderit! Suksese!
Lulzim Basha: Faleminderit ty.
Ju falënderoj nga zemra!vijon…
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, së fundmi ka ka reaguar për ‘urdhrin’ e Ramës për të përjashtuar nga Partia Socialiste, kr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në profilin e tij të ‘Facebook’, spotin e Partisë Socialiste. Në videon e publikuar nga PS, shihet një ...
TIRANË– Fushata ka nisur dhe bashkë me të edhe sulmet nga të dyja palët politike. Mirëpo ka disa sulme që cilësohen si të tepërta! E fundit është ajo...
GJERMANI– Mark Hauptmann, deputeti i Bungestag, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij për shkak të akuzave për rryshfet nga Azerbajxhani.Ai akuzohet se ka dalë ...
TIRANË– Ish-deputetja e PD, drejtuese politike në njësinë 11 në Tiranë, Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me banorë të Laprakës. Një nga gratë kryefamil...
VLORË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Vlora se javës që vjen do të nisin punimet për tunelin e Llogarasë. Me bindje, ai u shpreh se do të përf...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Teksa ishte i pranishëm në Vlorë, ai tha se lista e PD ë...
VLORË– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri tha ditën e sotme se listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit ...
Zeni Olldashi, një banor i fshatit Adriatik të Lushnjes ka denoncuar përmes Fax Neës zv.kryeministrin e vendit Erion Braçe duke i publikuar edhe bisedat ...