LIVE UPDATES
Politike

Basha zotohet ndaj fermerëve në Rrogozhinë: Ju falimentuan, PD do japë 100 mln euro subvencione

7 Prill 2019, 08:53 Nga DOSJA
Basha zotohet ndaj fermerëve në Rrogozhinë: Ju falimentuan, PD do

RROGOZHINË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Rrogozhinës.

Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur edhe në protestat e fermerëve duke u premtuar atyre një buxhet prej 1 miliard dollarësh subvensione.

“Edi Rama ka prishur çdo lloj kontrate me popullin. Do t’i japim fund hiles së ndryshimit të taksës. Rama ka goditur fermerët shqiptarë. Ai iu ka lënë vetëm tre rrugë prodhimeve tuaja: ose të jenë me çmim 14% më të rritur, ose përpunuesi ta shesë 14% më pak në treg, ose fermeri t’ja dërgojë përpunuesit 14%. Rama ua ka hequr 14% fitimin me një të rënë të lapsit. Pastaj kur pa protestën ka shpallur se gjoja do të rritë me 10%. Si çdo premtim tjetër, edhe këtë Rama e ka gënjeshtër. Këtu nga Rrogozhina them se me ne ribursimi do të jetë 20%. Puna mos të kthehet për borxhe dhe varfëri për ju. Çdo prodhim të shitet në tregun shqiptar dhe në eksporte. Do të japim 100 mln euro në vit. Një shumë e tillë do e bëjë të mundur që djersa e çdo fermeri të shpërblehet. Me 100 mln në vit fermerët shqiptarë do të jetën më të mbështeturit në Balllkan. Zotohem për këtë para jush,”– tha Basha.

Nga Rrogozhina, Basha gjithashtu refuzoi ftesën e presidentit Meta për dialog mes palëve. Basha u shpreh se është mjaft i vendosur për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Pas takimit me qytetarët në Rrogozhinë, Basha zhvilloi takime edhe në fshatin Luz të Kavajës. Teksa fliste me qytetarët Basha nuk la pa thumbuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin lidhur me jetën e tij të natës në Tiranës. Pa u komentuar nuk mbeti as çështja e prishjes së fidanishtes së UBT-së, ky Basha nuk i kurseu akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Basha tha se pasi të ndërtojë projektin e shkollësm, Veliaj do të ndërtojë edhe pallate.

Fjala e plotë e Bashës:

Oligarkët shushunja, këta armiq të interest publik, banda e tyre që mban në këmbë pushtetin e Edi Ramës, e di fare mirë se çfarë e pret. Partia Demokratike ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ai fillon me marrjen e qindra million eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anullimin e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar. Kryetari i opozitēs shpjegoi nē Rrogozhinē planin e PD pēr mbēshtetjen financiare tē fermerēve nga qeveria dhe qēndrimin e PD pēr TVSH-nē ndaj prodhimeve bujqesore. Ne do t’i japim fund njëherë e mirë, diskriminimit të fermerit të Rrogozhinës, diskriminimit të fermerit shqiptar. Ne do të fillojmë prej ditës sonë të parë, skemën më të madhe të subvencionimit familje për familje, fermer për fermer, të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Çdo prodhim bujqësor, drithëra, zarzavate, fruta perime, çdo prodhim blegtoral, do të subvencionohen nga shteti shqiptar nën qeverisjen e Partisë Demokratike, sipas modeleve europiane, sipas modeleve të suksesshme të rajonit. Miqtë e mi, ne do ta bëjmë këtë pa hile. Do ta bëjmë këtë, në rradhë të parë, duke mundësuar që lekët e subvencioneve të shkojnë drejtpërdrejtë tek fermeri, jo tek grumbulluesit, as tek sekserët dhe ndërmjetësit e tjerë.

Së dyti, ne do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore. Fermerët mes jush, e dinë fare mirë se çfarë ka ndodhur. Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 në 6 përqind, Edi Rama ka goditur drejtpërdrejt fermerët shqiptar, ju dhe prodhimet tuaja, sepse i ka lënë vetëm tre rrugë prodhimeve tuaja: Ose të përfundojnë në treg me çmim 14 përqind më të rritur, ose përpunuesi, grumbulluesi, apo vetë fermeri ta shesë me 14 përqind më pak në treg. Ose fermeri t’ia dërgojë grumbulluesit me 14 përqind më pak prodhimin bujqësor e blegtoral.

Pra, jua ka ulur me një VKM, me një të rënë të lapsit, jua ka hequr 14 përqind çmimin prodhimeve bujqësore. Ju ka ulur 14 përqind fitimin për çdo kg mollë, qepë, fasule, qumësht, mish, grurë apo misër, fermerëve shqiptarë. Pastaj, kur pa protestën e blegtorëve, ka shpallur se gjoja do të subvencionojë me 10 lek litrin e qumështit.

Shikoni çfarë hajdutërie! Jua ul me 14 përqind dhe pastaj premton se do të japë 10 lek. Si çdo premtim tjetër, edhe këtë premtim ai e ka një gënjeshtër, një mashtrim të vërtetë. “

Koha e besimit tek fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh. Askush nuk e beson më atë dhe bandën e tij hajdute.

Ndaj këtu nga Rrogozhina, dua ti drejtohem fermerëve të të gjithë Shqipërisë e t’ju them se jo vetëm që do ta anullojmë këtë VKM korruptive dhe rimbursimi do të jetë i plotë, 20 përqind, por ne do të mundësojmë përmes subvencioneve direkte për çdo fermer, që puna juaj dhe djersa juaj të mos kthehet mallkim për ju, të mos kthehet në borxhe për ju, të mos kthehet në varfëri për ju. Mos t’i lini tokat djerrë, mos ta derdhni qumështin nē rrugë dhe mos t’i shkulni pemët, por që çdo prodhim shqiptar të shitet me fitim për fermerët në tregun shqiptar dhe eksport.

Subvencionimi 100 milion euro në vit, do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të Rrogozhinës, djersa e çdo fermeri shqiptar, të nderohet në treg dhe t’i japë familjeve që jetojnë me tokën dhe me blegtorinë, jo thjesht mbijetesën, por mirēqënien.

Me 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria, në krahasim me çdo fermer tjetër të Ballkanit. Zotohem për këtë para jush. Ky është prioritet i Partisë Demokratike. Shqipëria dhe Rrogozhina nuk janë të varfra, ato janë të vjedhura nga banda e Edi Ramës me një grusht oligarkësh gjakpirës. Ndaj, bashkë me largimin e kësaj qeverie bandë, ne do të largojmë edhe këta oligarkë, këta njerëz, të cilët janë bërë milionerë dhe miliarderë mbi gjakun dhe djersën e popullit shqiptar, asgjë e mirë për shqiptarët, por vetëm pasurim për ta, ndaj ju jap fjalën, se dita e ndryshimit të madh, nuk do të jetë thjesht dhe vetëm dita e largimit të Edi Ramës, por do tē jetë dita e llogarisë për oligarkët dhe oligarkinë. Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj do të konfiskohen, kontratat korruptive do të anullohen, duke nisur me kontratat e inceneratorëve të Arben Ahmetajt, të cilët helmojnë fëmijët e shqiptarëve për të pasuruar një grusht banditësh të korruptuar, duke vazhduar me koncesionet korruptive të rrugëve, miliarda euro të shqiptarëve që përfundojnë në xhepat e 5 njerëzve. Do t’i anullojmë këto kontrata, do t’ua kthejmë këto para qytetarëve shqiptarë. Njē nga çēshtjet qē u prit me mē shumē interes nga qytetarēt, ishte alternativa qē ofron PD pēr tē ndryshuar sistemin politik dhe mēnyrēn e qeverisjes, ku nē themel tē ndryshimit qēndron njē drejtēsi qē ndēshkon politikanēt e korruptuar dhe njē sistem, ku deputeti e ka tē lidhur fatin me qytetarin, jo me kryetarin e partisē. Beteja jonë nuk është thjesht dhe vetëm beteja për të larguar Edi Ramën, është betejë për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e pushtetarit batakçi, pushetarit të korruptuar, pushtetarit të lidhur me krimin, pushtetarit që shkel dinjitetin e qytetarëve, shkatërron ekonominë, kap institucionet, dhunon të drejtat tuaja, futet në shtëpitë tuaja, në xhepat tuaja, në tavolinat tuaja, në shkollën e fëmijëve tuaj, për të pasuruar veten e tij dhe një grusht njerëzish. Ky model do të marrë fund. Kjo lëvizje do t’i japë fund këtij modeli dhe do të parandalojë që kurrë më, në të ardhmen, asnjë njeri, asnjë grup, asnjë forcë politike të mos marrë peng Shqipërinë, demokracinë, institucionet dhe drejtësinë. Për këtë arsye beteja jonë është një betejë shumë më e thellë, e cila do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit. Ndryshimi i sistemit do të thotë që të kemi një drejtësi me ligjin e barabartë për të gjithë, ku t’i japim fund drejtësisë që mbron njerëzit e fortë, njerëzit e pushtetshëm, edhe kur ata kapen duke vjedhur, duke vjedhur milionat e shqiptarëve, duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe që ndëshkon të pafajshmit, ndëshkon të pambrojturit dhe që përdoret si një shkop në kokën e atyre që mezi sigurojnë mbijetesën. Drejtësia, e cila do të çojë në burg politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, do të jetë ndryshimi i parë i sistemit. Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më në mënyrë misterioze, anonime apo vetëm nga një njeri. Këta deputetë do të jenë prodhim i vullnetit qytetar. Ata do ta kenë fatin e lidhur me qytetarët, ata do ta kenë fatin të lidhur me ju, ju do të jeni ata që do të përcaktoni kandidatët e ardhshëm të Partisë Demokratike, ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshhëm të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, deputetët e ardhshëm në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë nuk do të jenë njerëz të cilët, pa emër, pa fytyrë, pa zë, ngrenë kartonin për të vjedhur me ligj ju, taksat tuaja dhe pasurinë e vendit. Nuk do të jenë njerëz të cilët do ta lidhin fatin e tyre me kryeministrin e radhës apo kryetarin e partisë. Fati i tyre do të lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin, vetëm me ju. Do të garantojmë kështu, përmes këtij ndryshimi sistemi, që parlamenti të mos jetë noter i qeverisë, por të jetë përfaqësues i popullit, përfaqësues i qytetarëve, mbrojtës dhe promovues i interesit tuaj. Unë vij sot këtu si kryetar i opozitës shqiptare, por vij, po kështu, siç e keni parë gjithësecili prej jush, edhe si përfaqësues i mazhorancës së re të popullit shqiptar, mazhorancës së re të shqiptarëve, të vendosur për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin, bosët e krimit dhe oligarkët e korruptuar, për t’ju dhënë shqiptarëve një sistem rregullash, i cili, njëherë e përgjithmonë, do t’ia japë pushtetin votuesit dhe qytetarit të thjeshtë, siç është në Evropë, ku pushteti buron nga populli, qeveria është e popullit, për popullin dhe nga populli.  Ju e dini, e keni parë, e keni ndjerë. Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores për gjithë shqiptarët, fitores së vlerave, fitores së projektit tonë për ndryshim, fitores së drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë zhvatur, që ju kanë robtuar dhe poshtëruar. Mos harroni, ky ndryshim i madh erdhi sepse u ngritët ju, u ngritën qytetarët. Ju përgjigjët thirrjes sime, thirrjes së opozitës me 16 shkurt. Ju premtova se 16 shkurti do ta ndajë me thikë historinë tonë të re dhe kështu po ndodh. Nuk ka e nuk do të ketë kthim pas, derisa së bashku ta shembim këtë regjim e të ndërtojmë sistemin e vërtetë të vlerave evropiane. Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe çdo të reje të Rrogozhinës, ëndrra e çdo prindi të Rrogozhinës, ëndrra e pensionistëve, ëndrra e fermerëve, “Për një Shqipëri Evropiane”, të bëhet realitet. Mirënjohje për qëndresën tuaj, e cila, jam i bindur, do të vazhdojë, dhe një ftesë nga zemra, të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë mbrëmjen e të shtunës së ardhshme, në orën 18, në një tjetër bashkim të madh kombëtar forcash, mendjesh, zemrash. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen, falë jush dhe vendosmërisë së qytetarëve shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne rrogozhine edi rama ilir meta lulzim basha rrogozhine basha ne rrogozhine edi rama ilir meta lulzim basha rrogozhine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje