LIVE UPDATES
Politike

Basha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Dialog me PS-në, vetëm kur të largohet Rama

18 Prill 2019, 16:50 Nga DOSJA
Basha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Dialog me PS-në,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat ku tha treguar vendimet që janë marrë. Në deklaratën e tij Basha tha se PD do të nisë betejën për votën e lirë dhe në zgjedhje do të hyjnë vetëm kur të jenë të lira dhe jo krime elektorale.

“Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare”, shtoi Basha.

PRONONCIMI I PLOTË I BASHËS

Zoti Basha, cilat janë kushtet që mund ta çojnë PD-në në zgjedhje, duke qenë se si kryesi keni marrë një vendim se në këto kushte nuk mund të hyni në zgjedhje?

Jemi i vetmi vend në Ballkan ku qeveria është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar. Jemi i vetmi vend në Ballkan, për të cilin një nga parlamentet e vendeve anëtare i ka rekomanduar Brukselit heqjen e lëvizjes së lire. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku, brenda 6 viteve, 500 mijë banorë janë larguar nga vendi, për shkak të pamundësisë ekonomike, për shkak të mungesës së shpresës dhe mundësive, për shkak të represionit dhe brutalitetit të një regjimi të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar. Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në mbështetje edhe të vendimeve të mëparshme dhe në përgjigje të aspiratës mbarëqytetare për ndryshim, sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike, e cila ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, të çrrënjosim korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia, që pamundësojnë mirëqenien, që pamundësojnë vendet e punës, që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. T’u shërbejmë, pra, qytetarëve shqiptarë, duke rikthyer jo vetëm shpresën, por edhe mundësitë në vendin e tyre, në qytetet e tyre, në fshatrat e tyre, në shtëpitë e tyre. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike, që është vota e lirë dhe e ndershme.  Vendimi është i qartë.

Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare, si të dhunuara nga bashkëpunimi kriminal i Edi Ramës me kupolën mafioze, të pamundësojë, pra, një tjetër skenar kriminal zgjedhor, duke bërë, kështu, të mundur që, jo vetëm të rikthejmë legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë, por, duke pamundësuar pastaj edhe krimet e tjera që pasojnë krimin elektoral.

Futja e policisë në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës në shtëpitë e banorëve te Bregu i Lumit, duke helmuar me gaz fëmijë 3-vjeçarë, 5-vjeçarë, gjë që mund t’i ndodhte çdokujt prej jush, mund t’i ndodhë çdo bashkëqytetari nesër, nëse kjo e keqe nuk ndalet. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, vjedhja e pronës, largimi masiv nga puna në kundërshtim me ligjin, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në kufijtë e ekzistencës dhe të dëshpërimit sa të derdhin qumështin në rrugë e të hedhin prodhimet në kanal, shpërfillje totale e shpresës së kombit, studentëve shqiptarë, ccuarja e pensionistëve në kufijtë e mbijetesës me pensione që nuk paguajnë dot as energjinë elektrike dhe ilaçet, janë pasoja të drejtëpërdrejta të shkatërrimit të mekanizmit demokratik: besim-llogaridhënie, që vjen përmes votës së lirë. Ndaj beteja për votën e lirë, është betejë për të zhbërë të gjitha këto pasoja negative për qytetarët shqiptarë, nga fëmijët e vegjël deri tek pensionistët.

Pra, me fjalë të tjera, beteja është betejë për çdo shqiptar, për të djathtë e për të majtë, për të gjithë ata që sot janë viktima të drejtëpërdrejta ose indirekte të një pushteti kriminal dhe ilegjitim, të dalë nga një process zgjedhor i manipuluar në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Misioni ynë është i qartë:

o             Të çlirojmë vendin nga krimi.

o             Të çlirojmë vendin nga korrupsioni

o             Të çlirojmë ekonominë nga kriminelët dhe oligarkët, nga paraja e pisët që po vret vendet e punës, që po vret ekonominë dhe po shkakton dëshpërim masiv dhe emigracion masiv.

Duke bërë këtë, të krijojmë edhe njëherë kushtet që, çdokush, përmes lirisë, përmes barazisë para ligjit, të ketë mundësi dhe liri, këtu në Shqipëri, për të plotësuar objektivat personale, familjare dhe komunitare.

Zoti Basha, kush është formula për zgjedhje të lira, sipas jush, dhe si do ta pengoni procesin e votimit?

Sot, çdo shqiptar e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht. Pavarësisht prej pelivanllëqeve, që janë e vetmja gjë me të cilën merret sot kryeministri më i paaftë, më i dështuar, më i korruptuar dhe më inkriminuar në historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit, çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më.

Prandaj, largimi i tij është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me Partinë Socialiste, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në bashkëpunim jo vetëm me aletatët tanë politikë, por me të gjithë shoqërinë dhe gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe, natyrisht, propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mos jenë thjesht dhe vetëm kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Zoti Basha, kryeministri thotë se nuk tërhiqet, ju thoni se do pamundësojmë zgjedhjet. Si do të pamundësohen zgjedhjet? Do të shkohet drejt përplasjes civile me 30 qershor?

Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot, mesazhi që dua të ndaj me ju është ky: Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka dialog. Pa largimin e Edi Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat, mes qytetarëve të dhunuar dhe një grushti dhunuesish, një organizate kriminale që ka zaptuar sot kupolën e shtetit, drejtësinë, parlamentin dhe një nga partitë kryesore në vend, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Kishte një vendim të kryesisë për të vazhduar protestat sa herë ka seanca parlamentare?  

Protestat do të vazhdojnë sipas taktikës që do të përcaktohet nga shtabi i protestave.

Keni pasur sot në parlament një ftesë nga Edi Rama për një dialog, ju ka ftuar të merrni pjesë në komisionin e reformës zgjedhore?

Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, që dhunohen ditë për ditë nga Edi Rama dhe horrat e tij, banditët me uniformë apo pa uniformë, është largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, që t’i hapë rrugë dialogut politik, që do të çojë drejt njëqeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Basha ka zhvilluar sot në mbledhje strukturat e PD, ku kanë diskutuar për aksionin opozitar. Për zgjedhjet, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka paraqitur kryesisë së partisë 3 propozimet të cilat janë miratuar menjëherë nga kjo parti.  Kjo mbledhje vjen pas takimit që ka patur ditën e djeshme me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, ku mësohet se u diskutua për krizën politike dhe vijimin e bashkëpunimit mes tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar djegia e mandatevet e opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha qeveri tranzitore zgjedhjet lokale aksioni opozitar djegia e mandatevet e opozites keshilli kombetar i pd lulzim basha qeveri tranzitore zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet