LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Dibra: Votoni Luan Hakën! Duhen rezerva ushqimore, qytetarët frikësohen nga lufta

3 Mars 2022, 11:09 Nga DOSJA
Basha nga Dibra: Votoni Luan Hakën! Duhen rezerva ushqimore, qytetarët

DIBËR– Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të mbyllte fushatën elektorale në Dibër me një takim me qytetarët vendas. Kreu i Partisë Demokratike tha se rruga e duhur për të ecur përpara është të jesh krah Perëndimit e më konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuar të pavendosurve për votën, Basha tha se zgjidhja e tyre është Luan Haka.

Sipas Bashës, është koha që qindra milionë euro të zhvatura të qytetarëve shqiptarë të taksave të tyre të kthehen tek shqiptarët, e të kthehen në veçanti tek njerëzit në nevojë. Ai shtoi se rinia dibrane duhet të mos largohet, por të qëndrojë e të luftojë, të rezistojë dhe të votojë për ndryshimin.

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Ju falënderoj nga zemra vëllezër dhe motra, vëllezër dhe motra dhe shpreh kënaqësinë e dyfishtë që ndodhemi brenda një harku kohor të shkurtër përsëri këtu në zemër të Dibrës, në qendër të Peshkopisë, në një ditë ku dielli shndrinë edhe më fortë, po shkëlqimi i tij na duket edhe më i madh sepse sheshi është mbushur plotë e përplot jo vetëm me nëna dhe baballarë dibranë, por dhe me rininë dibrane. Të cilën e paskeni zgjedhur sot në këtë takim përmbyllës të kësaj fushate të shkurtër, por kaq të rëndësishme për shpresën dhe zemrat e dibranëve, të jetë zëdhënësja e Dibrës dhe dibranëve. E kjo në një trevë ku mençuria është legjendare. E ku mençuria padiskutim, vjen jo vetëm nga geni dibran, por edhe nga përvoja e gjatë jetësore që e pajis dibranen dhe dibranin në një zgjuarsi të rrallë, për të ndarë të mirën nga e keqja, të shkuarën nga e ardhmja, pesimizmin nga optimizmi, ndarje e cila nuk ndodh thjeshtë sot, por ka ndodhur mot së moti, edhe në kohët më të vështira ku nuk e bënin fjalët, por e bënte pushka, e bënte topi, e bënte mençuria dhe trimëria, pena dhe pushka e dibranit. E pra sot ja tek jemi mbledhur për një vendim që do të merret të dielën, Siç e thash, pak kohë na ndajnë nga takimi ynë i fundit, por ndërkohë shumë gjëra kanë ndodhur. Dibra me të vërtetë ka dekada që mbahet e izoluar, pa infrastrukturë, por dibranët e ndodhur kudo anembanë botës dhe këtu në djepin e mençurisë së tyre legjendare, kurrë nuk kanë qenë të izoluar nga ngjarjet që ndodhin anembanë botës. Dhe një nga këto ngjarje padiskutim, e cila po gdhend me shpejtësi atë që do të ndodh në javët, në muajt, në vitet në vazhdim, një nga këto momente të rëndësishme është pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës. Ky është një kërcënim për mbarë botën demokratike. Është një betejë midis të keqes dhe të mirës. Është një betejë që Dibra e njeh shumë mirë, sepse ashtu me numra përherë më të vegjël se ushtritë pushtuese, është gjendur gjithmonë në luftërat të pabarabarta. Siç e thonë edhe këngët tona, me dekada duke luftuar në të njëjtën kohë kundër shumë krajlive, por të bashkuar në zemrat tona ia kemi dal të mbrojmë Dibrën, krenarinë e dykrenores kuqezi, të mbrojmë sinoret e kombit tonë. E pra momenti i sotëm është një moment i rëndësishëm edhe për sakrificat e stërgjyshërve tanë, e gjyshërve tanë, sepse ngjarjet që po ndodhin në Ukrainën e largët, faktikisht mund dhe kërkojnë të destabilizojnë edhe rajonin përmes aleatit dhe agresorit të Ukrainës, përmes atyre që siç e thotë kënga, i kanë lënë shapkat shpesh në pyjet e Lurës e në brigjet e Drinit. Aleatit të tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresionin serb. Por sot, sot ka një dallim të madh, sepse ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë janë të bekuar me një aleat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria sot është pjesë e NATO-s, ndaj askush nuk ka guximin të na kërcënojë, askush nuk ka guximin të na mësyjë, sinoret tona, kullat tona, shtëpitë tona, fëmijët tanë, krenarinë tonë, qytetet tona, sepse çdo sulm kundër Shqipërisë, është sot sulm kundër NATO-s, është sulm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 29 vendeve të tjera anëtare. Ne kemi në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sa kohë që kjo të ndodhë e sa kohë që kjo të jetë e vërtetë jemi të mbrojtur në çdo rast. Ndaj është detyra jonë si Parti Demokratike që të qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, parti pro-perëndimore, parti e vlerave. Të tillë kemi lindur, të tillë do të vazhdojmë e të tillë dol të ecim përpara edhe me zgjedhjet që dol të bëjmë këtë të diel. Por, vëllezër dhe motra kjo situatë e krijuar me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën do të ndikojë në ekonominë tonë. Siç e shikoni çmimi i karburantit që ka qenë në stratosferë po vazhdon të rritet prandaj siç e keni dëgjuar edhe disa ditë më parë, thirrje ime ndaj kësaj qeverie është të marrë masa të menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve që  vazhdojnë ti bëjnë edhe sot e kësaj dite që siç e patë ishte një aferë e pastër korruptive. Siç e kishim denoncuar prej 6 vitesh, siç  u faktua tashmë edhe në Komisionin Hetimor që është një tjetër ngjarje madhore e cila u zhvillua në harkun kohor pas takimit tonë të fundit dhe takimit tonë të sotëm. Para të shqiptarëve, plot 430 milionë euro që kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo qeveri sot në botë po merr masa për t’i ndihmuar qytetarët, po siguron rezerva të mjaftueshme karburanti dhe ushqimore, në veçanti po shënjestrën ato familje dhe ato zona që janë në nevojë ekonomike. Dibra, në këtë dekadë është katandisur në një nga zonat me nevojat më të larta ekonomike.

Ndaj në Dibër e kudo në Shqipëri, është koha që këto  qindra milionë euro të zhvatura të qytetarëve shqiptarë të taksave të tyre të kthehen tek shqiptarët, e të kthehen në veçanti tek njerëzit në nevojë. Kjo është beteja jonë, dhe kjo është beteja që ne zhvillojmë ditë për ditë ky është modeli ynë. Ju i dëgjuat  Emadën, Kastriotin, Esmeraldën, përfaqësues të denjë, bija dhe bijë të Dibrës, fjalët e tyre rridhnin nga zemra, hallet që përshkruanin janë ulur këmbëkryq në çdo familje dibrane. Thirrja që i drejtojnë bashkëmoshatarëve të tyre, rinisë dibrane është të mos largohet, por të qëndrojë të luftojë, të rezistojë dhe të votojë për ndryshimin. Por vëllezër dhe motra që kjo të ndodhë duhet që të hedhim hapat e duhur çdo ditë që të shkojmë drejt të ardhmes siç kemi vendosur bashkërisht, të gjithë. Demokratë dhe shqiptarë duhet çdo ditë që të  ecim përpara dhe asnjë ditë të qëndrojmë në vend apo akoma më keq të ecim prapa, ndaj me 6 mars të nderuar dibranë keni mundësinë ta ktheni bashkinë e Dibrës në shërbimin tuaj dhe jo në shërbimin e një grushti njerëzish që e kanë marrë peng tash sa vite.Tash sa vite e kanë marrë peng dhe bastin e kanë vënë që  të vazhdojnë ta marrin peng me marifete dhe me intriga. Dy gjëra dua të ndaj sot me ju. E para një bisedë midis dikujt, një protagonisti të 2016-ës të masakrës zgjedhore këtu dhe të parit të qeverisë ku i thotë “Si t’ia bëj se po bie telefoni tani duhet të bëj nderet meqë ju kërkova votën. Ky i thotë “Ndërro numrin e telefonin”. Si ta ndërroj numrin e telefonit? Vitin tjetër  kemi prapë zgjedhje”. Mos e ki merak thotë Edi Rama se vitin tjetër 20 mijë lekëshi do t’u duket 500 euro shqiptarëve”. Kjo është filozofia e një qeverie të mbrapshtë, varfëro shqiptarët që t’ua blesh sa më lirë votën, zbraze Shqipërinë nga rinia siç tha Emada që mos të ketë vitalitetin, fuqinë dhe zërin shoqëria për të reaguar. Sepse të gjithë e dimë që çdo lëvizje popullore që rrëzon dhe largon qeveritë e korruptuar si e Edi Ramës, në Shqipëri që prej fillimit në Shqipëri, por edhe anë e mbanë botës rinia ka një vend të veçantë. Ndaj thirrja ime e parë i drejtohet rinisë dibrane anë e mbanë Peshkopisë dhe komunave të Dibrës dhe atyre që regjistrimin si votues e kanë në Dibër, por jetojnë në Tiranë, Durrës apo kudo tjetër, ejani këtë të diel në Dibrën tonë dhe votoni për Luan Hakën, kandidatin e Partisë Demokratike.  Thirrja ime i drejtohet po kështu të gjithë atyre që nuk e kanë marrë vendimin, mendoni me mend dhe gjykoni me mend.

Shikoni si jeni qeverisur këto kohë nëse mund ta quajmë qeverisje këtë që po ndodh nga Tirana drejt Dibrës, nga Peshkopia drejt Bashkisë dhe votoni duke përdorur mençurinë tuaj, votoni që haka të shkojë tek i zoti, që bashkia tu kthehet qytetarëve dhe për këtë zgjidhja e vetme ka vetëm një emër dhe ky është Luan Haka, kandidati i Partisë Demokratike, numri 2. Të dashur demokratë, ju drejtohem të gjithëve ju që jeni në këtë shesh dhe kudo që ndodheni. Disa i përshëndeta gjatë rrugës, disa duke hyrë në qytet tek po punonin, disa të tjerë se kanë marrë akoma vendimin se janë trazuar nga zhvillimet në familjen tonë, dua të ju them se gjatë historisë tonë kemi parë vazhdimisht njerëz që janë larguar, njerëz që e kanë sulmuar Partinë Demokratike, njerëz që e kanë dëmtuar Partinë Demokratike kjo është e vërtetë por po kaq e vërtetë është që Partia Demokratike ka mbijetuar, Partia Demokratike është rritur, Partia Demokratike është forcuar edhe sot kjo parti po rritet, po forcohet.

Mund ta dëmtojnë por askush nuk e ndal dot se ka me vete shpresën, rininë, të vërtetën. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, kemi lindur si partia e rinisë dhe nga rinia parti pro Evropiane, pro Amerikane dhe pa diskutim do të mbetet e tillë. Shikojeni këtë shesh, u bëj thirrje të gjithë atyre që na shohin nga media, shikojeni këtë shesh, shikojini sheshet në gjithë Shqipërinë, me kandidatët e Partisë Demokratike si mbushen nga të rinj në një kohë që plaga më e madhe është largimi i të rinjve, kjo është garancia që Partia Demokratike po ripërtërihet, po rritet dhe po shndërrohet në shpresën për çdo shqiptarë. E patë, e patë Komisionin e Inceneratorëve, e patë se si u zbulua afera e shekullit nga zonja Tabaku dhe anëtarët tanë të komisionit të Partisë Demokratike, ky është modeli ynë i politikes për njerëzit bazuar mbi fakte dhe argumente, larg gjuhës së urrejtjes, fyerjeve,  shpotitjeve, sharjeve, a dëgjuat ndonjë sharje apo shpotitje nga brezi I ri? A dëgjuat fyerje, shpifje, sulme? Sigurisht që jo. E vërteta vonon por nuk harron thotë Dibra, e vërteta dhe e drejta është rruga më e vështirë por është rruga që triumfon, le të triumfojë dhe këtë të diel, le të shkojë haka tek I zoti dhe Luan Haka në bashkinë e Dibrës në emër të  gjithë qytetarëve dibranë. Zonja dhe zotërinj, ju ftoj masivisht të dilni e të votoni për kandidatin e Partisë Demokratike Luan Haka. Zonja dhe zotërinj kam privilegjin ti jap fjalën birit tuaj, kryetarit të ardhshëm të bashkisë Luan Haka. 6 marsi nuk do të jetë vetëm një garë elektorale për të marrë 6 Bashkitë, por edhe një tregues se kush gëzon mbështetjen më të madhe mes demokratëve, Lulzim Basha apo Sali Berisha, pas pretendimeve të secilit se ka në krah shumicën e tyre.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet