LIVE UPDATES
Politike

Inceneratorët/ PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun socialist Armando Subashin

3 Mars 2022, 12:49 Nga DOSJA
Inceneratorët/ PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun socialist

TIRANË– Partia Demokratike do të kallëzojë në SPAK kreun e Bashkisë së Fierit, Armando Subashin. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila deklaroi për mediat se PD do depozitojë kallëzim penal në SPAK për Subashin në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Çupi deklaroi se Subashi ka kryer disa shkelje të rënda të ligjit duke shkaktuar miliona euro dëm ekonomik si dhe shton se ai ka favorizuar në disa forma kontratën korruptive koncesionare për ndërtimin e incineratorit të Fierit.

DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETES:

Me dhjetëra orë dëshmi në komisionin hetimor për incineratorët nxorën para shqiptarëve të vërtetën e vjedhjes nga qeveria të 430 milionë eurove nga taksat tona. Përfshirja në këtë superaferë e drejtuesve më të lartë te qeverisë dhe të disa kryebashkiakëve tani është përtej çdo dyshimi. Fakteve nuk mund t’u shpëtojë askush! Letrat flasin dhe ato tregojnë që një nga personat me përgjegjësi penale në këtë aferë është kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku i Fierit, me disa shkelje të rënda të ligjit ka shkaktuar miliona euro dëm ekonomik, duke favorizuar në disa forma kontratën korruptive koncesionare për ndërtimin e incineratorit të Fierit. Ky është një nga rastet më flagrante, pasi incineratori i Fierit nisi të merrte pagesa nga qeveria akoma pa nisur ndërtimin dhe akoma pa u përcaktuar se ku do të ndërtohej. Kryebashkiku i Fierit ka përgjegjësi direkte për ndryshimin 3 herë të vendit për ndërtimin e incineratorit:Nga fshati Plyk, pastaj në Mbyet dhe më pas në Mbrostar, është një vendim i pajustifikuar që u kushtoi qytetarëve 460 milionë lekë.Në vend që të zgjidhte një pronë shtetërore, pa kosto, Armando Subashi e vuri gishtin tek një tokë private me pronar, shpronësimi i të cilës kushtoi 460 milionë lek.Armando Subashi nuk u dha dot përgjigje disa pyetjeve thelbësore:Përse u perzgjodh një tokë private, duke ndikuar për keq ne buxhetin e shqiptarëve?Perse nuk zbatoi ligjjin për konsultimin publik?Kush ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e incineratorit, nga tokë arë në tokë truall për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?Asnjë nga këto veprime nuk bëhet dot pa miratimin e kryetarit të Bashkisë. Është Armando Subashi që ka drejtuar këtë operacion me abuzim 460 milionë lek.Është Armando Subashi që ka lejuar që pasuria publike të jetë si garanci bankare në favor të koncesionarit. Është koha që drejtësia të bëhet e plotë. Nuk mundet që të kalojë në heshtje përgjegjësia e Kryetarit të Bashksië së Fierit për mospërmbushjen e kushteve të kontratës nga incineratori i Fierit.Bashkia e Fierit ka përfaqësuesit e vet në njësinë e zbatimit të projektit, por kryetari Subashi nuk kreu detyrën e vet funksionale për të kërkuar respektimin e kontratës koncesionare sipas ligjit.Për këto dhe shkelje të tjera të ligjit, Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një kallëzim të ri penal për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.SPAK duhet të veprojë shpejt!Aktet janë aty!Provat flasin për një bashkëveprim të koordinuar për t’u grabitur shqiptarëve 430 milionë euro me incineratorët.Sa më shpejt të çohen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e superaferës, aq më i fortë do të jetë mesazhi se pandëshkueshmërisë po i jepet fund dhe se askush nuk është i paprekshëm!

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi pd kallezon armando subashin armando subashi pd kallezon armando subashin


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet