Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot kryengritjen e Postribës, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të 1946. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehet se kryengritja e Postribës ishte rezistenca e parë kundër komunizimit, e cila pasoi me pushkatimin e dhjetëra personave. Ai shprehet më tej se betejën e tyre për një Shqipëri Europiane do ta përundojmë së bashku.
“Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës!”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.
Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.
Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.
Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.
Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.
Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës!
Kryengritja e Postribës është njohur si lëvizjë e parë anti komuniste në Shqipërinë e cila sapo ishte vendosur nën rregjimin e komunistëve. Ajo nisi në shtator të vitit 1946 dhe pasoi me shumë vrasje dhe internime. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat komuniste të shumta në numër në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Jozefina Topalli në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaroi se nuk do t’i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës.Ajo u shp...
TIRANË– Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar në “OraNeës” ka hedhur akuza të rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama.Në fjalën e tij, Paloka u shpreh se Rama ...
TIRANË– Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i ftuar në emisionin “A Show”, ku edhe ka komentuar mesazhin e kryeministrit ...
TIRANË– Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i ftuar në emisionin “A Show”, ku edhe ka folur për zgjedhjet në vendin fqinj...
TIRANË– “Kokat” e shtetit mund të flasin pa limit në celular. Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ...
ATHINË– Mediat greke kanë analizuar situatën në vendin tonë pas kërkesës së bërë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Në një artikull të publikuar nga “Is...
TIRANE– Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë ajo do të drejtoh...
Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri duket se krijimin e forcës së tyre të re politike kanë gjetur ta ‘festojnë’ me një personazh ...
TIRANË- ‘Reuters’ ka publikuar një artikull rreth metaleve që ka kontinenti i Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë. Në artikullin me titull; “Europa i ...