Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për emdiat nga selia e PD, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Bardh Spahisë.
Kreu i opozitës ka kërcënuar Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliun, për të vilët thotë se janë urdhëruesit e ketij arrestimi dhe shtoi se të dy do të përfundojnë në qelinë ku qëndron i arrestuar Bardh Spahia sot.
“Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës. Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën”, shtoi Basha ndër të tjera.
REAGIMI I PLOTË
Tani dua të them edhe dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe duke përndjekur opozitën. Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më. Nëse sot ai ju bën të ndjeheni të fortë dhe të paprekshëm, kur dhunoni njerëzit, nesër, do të provoni në palcë forcën e drejtësisë.
Çdo regjim kriminal dhe diktatorial ka gjithmonë veglat e tij dhe, nëse bashkë me drejtuesit e këyre regjimeve, nuk dënohen edhe veglat e tyre, nuk do ketë asnjëhere drejtësi dhe përparim, siç nuk nuk ka patur asnjëhere. Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës
Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, për të nxitur vëllavrasje, shkëlqen Sandër Lleshaj, që duket i lumtur për shërbimin e tij. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin, që u ka bërë qytetarëve për të mbrojtur Edi Ramën.
Secili prej jush banditë me dhe pa uniformë, nga Ardi Veliu, polici kriminel, manipulator i hetimit të Agron Xhafajt deri tek Roland Hysat me shokë që marrin pjesë zellshëm në shkeljen e ligjit dhe dhunimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politkë, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt.
Në qelinë ku sot është Bardh Spahia do të jetë njëri nga ju nesër. Në qelitë ku ndodhen burra dhe gra protestues, baballarë dhe nëna, të rinj e të reja, do të jeni ju. Të gjithë ata drejtues policie, të gjithë ata prokurorë dhe të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese, që janë venë në shërbim të Edi Ramës për qëllimet e tij kriminale të mbajtjes së pushtetit përmes bashkëpunimit me krimin, vjedhjes së zgjedhjeve dhe dhunimit të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.
Nuk do të ketë asnjë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur përgjegjësi edhe veglat e Edi Ramës. Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr kancerin e së keqes dhe të tillë do ta ketë. Ajo pjesë e policisë, prokurorisë, administratës që do të mbetet do të jetë vetëm pjesa e ndershme, e aftë dhe që punon për interesin publik.
(A.B & A.S/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha.Në një postim të shkurtër në mediat sociale Lles...
TIRANË– Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili bëri thirrje që palët politike të refle...
TIRANË- Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari ka reaguar pas deklaratës se ish-deputetes së PD, Dhurata Çupi e cila deklaroi ...
Biznesmeni italian Francesco Becchetti flet për herë të parë pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare ICSID për t’i dhënë të drejtë për gjyqin me qeverinë Shqipta...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”, për të cilat u shpreh se është kryemi...
TIRANË- Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se do të ndëshkohen të gjithë për sulmet ndaj KZAZ-ve, teksa theksoi s...
TIRANË- Në një situatë të tensionuar politike, teksa shumica nuk tërhiqet nga 30 qershori, duke nisur procedurat per shkarkimin e presidentit, Meta ka dale...
Gjermani- Pasi mbrëmë publikoi 10 përgjimet të tjera për dosjen 184, të cilat trazuan edhe njëherë politikën shqiptare ka reaguar sërish gazetari Peter Tiede.Ti...
SHKODËR- Shkodra ishte qyteti i radhës që u bë shesh betejë për opozitën dhe qeverinë. Për gati tre orë mbështetësit e opozitës u përleshën me Policinë, ku...
TIRANË– Në kohën kur sinjalet se e enjta do të ishte kulmi i aksionit opozitar në bashkitë ku PD dhe LSI janë drejtuese, ndodh e papritura.Partia Dem...