LIVE UPDATES
Politike

Basha flet si kryeministër: Jemi ne maxhoranca, nuk po bëjmë lojë. Asnjë hap pas në betejën tonë

11 Maj 2019, 17:29 Nga DOSJA
Basha flet si kryeministër: Jemi ne maxhoranca, nuk po bëjmë

TIRANË- Nga protesta e katërt kombëtare e opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë sëbashku qëndresën dhe betejën që kanë nisur. Basha nga sheshi para kryeminsitrsë me tone të larta tha se kjo që po bëjnë nuk është një lojë dhe ai nuk do të bëj asnjë hap pas. Më tej në fjalën e tij lideri i opozitës tha se  kolacioni që PD ka bërë me aleatët e saj është maxhoranca morale, politike dhe numerike e Shqipërisë. Kreu i PD tha se  beteja e tij dhe e opozitës nuk bëhet për pushtet, por për të ndryshuar politikën dhe ta bëjnë Shqipërinë si Europa.

“Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik. Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë. Bashkimi i Edi ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi. Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve. Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, trioumfi i idealit të europës është sot. E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik”, u shpreh Basha.

Por teksa Basha fliste qytetarët u përplasën me Policinë duke çarë dhe kordonin e uniformave blu. Basha bëri thirrje që të mos kishte provokime, por qytetarët shkuan deri tek dera e Kryeministrisë, dhe Policia hodhi gazin lotsjellës. Pas qetësimit të situatës Basha mori sërish fjalën duke thënë se ai dhe qytetarët nuk do të tërhiqen.

“Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”. Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve”, shtoi më tej Basha.

Numri një i opozitës me tona të larta ka bërë thirrje të gjithëve që të vijojnë më tej qëndresën. “Në vetëm 12  javë është zgjuar shpresa e një populli të tërë dhe është krthyer shpresa se ky vend mund të bëhet. Ndaj jemi këtu jo për një betejë pushteti, por për një transforim të thellë poltik, kushtetues, zgjedhor. Këtu kemi ardhur këtu do të qëndrojmë, asnjë hap pas nuk do të ketë në betejën tonë, asnjë shans nuk ka. Shqiptarët tani kanë kuroajo, mençuri dhe duan Shqipërinë si gjithë Europa.  Ndaj rruga e zgjidhjes politike e propozuar nga kolaicioni i bashkuar i opozitës, nga maxhoranca e re morale, politike dhe numerike në këtë vend duhet të jetë zgjidhja”, ishte ky mesazhi i Bashës.

Opozita ka mbajtur sot protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati për rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 13 efektivë policie dhe 3 protestues, ndër to njëri prej tyre është sekretari organizativ i PD-së, Said Dollapi që u dhunua barbarisht nga policia.  Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019 rama ik zgjedhje pa opoziten edi rama lulzim basha protesta e opozites 11 maj 2019 rama ik zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet