Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Politike
30 Mars 2021, 15:13Nga DOSJA
PATOS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Patos të Fierit ku ka zhvilluar një bisedë me gra që kanë fëmijët në emigracion. Në bisedën që patën me Bashën, ata u shprehën se emigrimi i fëmijëve është një dhimbje e madhe, por papunësia dhe humbja e shpresës për një të ardhme në Shqipëri janë arsyet që shtyn të ikin.
Qytetarja: Bashkë me këto zonjat këtu, jemi nëna të vuajtura, me fëmijë në emigracion.
Na qanë syri natë e ditë për to, nuk i shikojmë. Jemi të rraskapitur, 8 vite pa puna burri, unë papunë, pa pension, asnjë ndihmë të vogël!
Lulzim Basha: Sa fëmijë ke?
Qytetarja: Kam 3 fëmijë.
Lulzim Basha: Ku i ke?
Qytetarja: Jashtë, në Itali dy djem, vajza në Gjermani. Na ndihmon nga një çikë, po ato janë në hall për vete.
Lulzim Basha: Domethënë, keni mbetur vetëm ju dhe bashkëshorti?
Qytetarja: Vetëm ne të dy bashkë, pa punë, pa gjë. Asnjë ndihmë nga shteti, që o Zot i madh iu ktheftë themeli atij Edi Ramës, bashkë me partinë e tij! Vuajtje! Jam shumë e emocionuar se, kur më thanë mua se do vijë zoti Basha këtu, isha nuk e ke idenë, sikur po vjen djali që kam 10 vite pa e parë me sy!
“Edhe unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kur flas më djalin që e kam në emigrim, shpirti im e di! O zemër nëne! Çfarë do bëhet me këta fëmijë? Si mund t’i bindim ne këta fëmijë që të kthehen në vendin e tyre? Kur fëmija thotë që: çdo bëjë unë në Shqipëri? A rregullohet gjendja në Shqipëri që të kthehemi . Nuk i rrisim dot fëmijët se unë çunin pa punë, nusen pa punë. Ça do bëjnë ata?! Me qira janë, ja i ndihmojmë ne në qoftë se punojmë pak, po nuk punuam nuk kanë gjë. Çfarë do të bëjnë?!”- tha një nga zonjat.
“Jam një nënë e 3 fëmijëve, djalin për momentin e kam në emigrim, kam 10 vjet pa e parë djalin. Kam dy vajza në shkollë të lartë, njëra ka mbaruar juridikun, është e pa punë, tjetra se ka mbaruar akoma shkollën. Një pyetje kisha. Rama premtoi 300 mijë vende pune, nuk i mbajti premtimet. Ju zoti Basha a do ti mbani premtimet e dhëna?” -u shpreh një zonjë tjetër.
Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë. Ai gjithashtu tha se po të përdoreshin paratë siç duhet e jo për skema mafioze si ajo e inceneratorit, sot do kishim vende të reja pune për të rinjtë që të mos detyroheshin të iknin jashtë vendit. Ai u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë kombëtare me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.
Lulzim Basha:Për mua nuk është thjesht një plagë e madhe. Për mua emigracioni është plaga më e madhe që ka sot shoqëria. Dhimbja që ju ndjeni si nëna, është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Problemi qëndron që në këto vitet e fundit, emigracioni në Shqipëri është kthyer në një katastrofë kombëtare. Pse j’ua them këtë? Emigracion ka patur e do të vazhdojë të ketë gjithmonë. Edhe shoqëritë e përparuara dhe të zhvilluara, kanë emigracion. Lëvizja e njerëzve është e natyrshme. Madje ne kemi luftuar që njerëzit të kenë lirinë të lëvizin. Por ajo që po na ndodh ne tani, nuk është emigracioni normal, është zbrazje! Është zbrazja e Shqipërisë! Pse po zbrazet Shqipëria? Brenda pyetjes që më bëre, është edhe përgjigjja: sepse nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën e tyre këtu. Çfarë kërkon rinia? Shanset për arsimim, pas arsimimit punësimin dhe pastaj lehtësira për të themeluar jetën e tyre. Sepse të rinjtë duan të themelojnë familjet e tyre, çiftet duan të martohen, duan të bëjnë fëmijë duan të kanë një banesë, duan të kenë një siguri për jetën, duan të kenë një kujdes shëndetësor në standarde të paktën minimale për të garantuar shëndetin e tyre dhe shëndetin e fëmijëve por po kështu edhe shëndetin e prindërve. E pra të gjitha këto fusha një shoqëri normale bënë përpara. Për fat të keq në të gjithë këto fusha pa përjashtim këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në ato fusha që kemi qenë më përpara se të tjerat na e kanë kaluar fqinjët. Pse ka ndodhur kjo? Unë mund të rri me orë e të them pse arsyet kanë ndodhur kjo por po marr vetëm një rast, po marr vetëm një shembull të cilën ju si zonja, banore të Patosit të qarkut të Fierit e dini shumë që e kanë marrë vesh e gjithë Shqipëria. Në Europa kërkohen sot afro 500 mijë programues, ata janë gati të paguajnë rroga, paga të cilat nisin në nivelin e pagesë së një deputeti në Shqipëri dhe shkojnë deri në 2000, 2500 e deri në 3000 euro. Por që të ndodh kjo duhet që qeveria të bëjë dy gjera: e para e punës të krijoj kushte që investitorët të vijnë këtu; dhe e dyta të trajnoj rininë shqiptare që të jetë e gatshme për tu punësuar në këto lloj punësh apo në punë të ngjashme me këtu. As më shumë e as më pak nuk ka bërë Maqedonia e Veriut. Ka trajnuar mijëra të rinj në fushën e programimit, në fushën e industrisë automative, në këtë që prodhojnë pjesë për makinat apo të semikonduktorëve që është një fushë që ka shumë interes industria europiane. Çfarë interesi kanë ata? Ata sjellin specialistët e tyre që t’i trajnojnë profesionalisht të rinjtë, hapin fabrikat e tyre këtu, në vend që t’i hapin në vende të largëta në veçanti pas pandemisë, siç është fjala bie Kina apo India, i hapin në zemër të Europës dhe arrijnë që një punë e cila kushton 3-4 fish deri në 10 fish më shumë për tu bërë në Gjermani, ta bëjnë me një kosto më të ulët në vende si tonat. Po për ne çfarë leverdie ka? E para punës trajnojmë të rinjtë tanë, i trajnojmë në një profesion i cili ju duhet për sot dhe për mot, se ekonomia po ndryshon dhe këto janë fusha në të cilat do të ketë kërkesë për punësim në 10-15-20 vitet e ardhshme. E dyta leverdi që kemi është që bashkë me trajnimin e tyre vijnë edhe investimet. Ndërtimi i një fabrike është një mundësi për të punësuar dhjetëra, qindra njerëz dhe pas ndërtimit të kësaj fabrike bëhet punësimi, punësimi i këtyre të rinjve që janë trajnuar, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë as në Gjermani, as në Itali, as në Britani, por punojnë në vendin e tyre dhe me shumë gjasa afër familjes tyre, nuk kanë nevojë të jenë të grumbulluar të gjithë në Tiranë apo në Durrës dhe gjenerojnë të ardhura, paga që janë me të vërtetë të mira, paga që sigurojnë mirëqenie. Pra ka lindur kjo mundësi, kohët ndryshojnë dhe kjo mundësi ka lindur, ku të dyja palët përfitojnë, investitorët e huaj përfitojnë sepse arrijnë të prodhojnë ato që kanë nevojë, fjala bie pjesë përbërëse të automjeteve. Prodhohen sot në Maqedoni në këtë moment që flasim, apo programim me një kosto më të ulët se sa në vendin e tyre dhe ne përfitojmë, sepse të rinjtë tanë arsimohen dhe punësohen me paga dinjitoze. Mirëpo kjo nuk ndodh vetvetiu, që kjo të ndodh duhet shteti të luajë rolin që i takon dhe kjo është arsyeja që ne kemi punuar prej më shumë se dy vitesh me aleancën e universiteteve europiane, që të mundësojmë prej ditës së parë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare dhe 5 gjuhë të huaja, të gjitha këto do bëhen online, pra bëhen përmes kompjuterit, nuk ka nevojë të largohen. Aleanca universiteteve europiane për këtë merr financime nga bashkimi europian. Edhe këto 5 kurse gjuhësh të huaja, anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht do të jenë të ofruara, do të jenë të subvencionuara nga qeveria e ardhshme. Pra paratë në vend që të shkojnë tek një incenerator, që në fakt është një aferë korruptive, të mund të kishin hapur 5 mijë, 10 mijë vende të tilla pune. Bijat dhe bijtë tuaj në vend që sot në këtë moment të ishin në emigracion do të ishin duke punuar, duke siguruar të ardhura dhe mbi të gjitha duke siguruar gëzim, për veten e tyre dhe për prindërit e tyre dhe për fëmijët e tyre. Ça na mungon ne? Pse nuk mund të kemi ne paga të mira në vendin tonë? Pse duhet të jemi të stresuar, të depresionuar? Pse sa herë, sa heqë që kjo qeveri e ky kryeministër dështojnë mundohen ta fshehin dështimin duke shitur sapunin për djathë ose duke sulmuar opozitën? Pse? Sepse ji vetëm s’kanë bërë detyrat e tyre por paratë e shqiptarëve i kanë marrë, i kanë grabitur dhe ua kanë dhënë një grushti njerëzish. Dhe me këtë dua ta mbyllë. 25 prilli është dita ku merret një vendim i madh. Nëse do të vazhdojmë kështu e dimë fare mirë se ku do na çoj. Shqipëria do zbrazet, rinia do largohet dhe nuk do të ketë asnjë përmirësim. Atë që s’e ke bërë për 8 vjet mos prit që ta bësh për 4 vjet të tjera. Dita e mirë duket që në agim. Agimi ka shkuar e ka kaluar, 8 vite Shqipëria është varfëruar, emigracioni është bërë plagë kombëtare. Prandaj ka vetëm një rrugë për të ndryshuar. Largimi i kësaj qeverie në mënyrë që këto para të taksave të shqiptarëve të kthehen në këtë lloj investimi dhe për këtë na duhet një qeverisje e përgjegjshme . E para e punës që i njeh dhe i ndjen problemet tuaja që ua ndjen në shpirt dhimbjen që keni për fëmijët tuaj, që ua ndjen në shpirt vuajtjen e përditshme të mungesës që shkakton fëmija. Dhe së dyti një qeveri që ka vullnetin dhe integritetin që paratë e taksave tuaja ti ktheje në investimi që funksionojnë për ju sepse Shqipërisë nuk i mungojnë mundësit. Do të ishte shumë më e vështir në qoftë se s’do ti kishte këto mundësi por në qoftë se mundësit janë, siç janë, atëherë problemi është një dhe vetëm një. Është qeveria që këto mundësi i përdor për të pasuruar një njëri të vetëm apo në ortakllëk me atë njëri të vetëm. Si mundet qyteti i Fierit, qarku i Fierit ka mungesa kaq të mëdha bazike, në gjërat më elementare të jetës? Si mundet të harxhosh 23 milionë euro e të gënjesh, e të gënjesh, e të gënjesh. E mbani mend tha në Dhjetor do jetë në punë inceneratori? Sigurisht që nuk është në punë. Inceneratori është një aferë korruptive. Paratë e shqiptarëve do të vihen në funksione të shqiptarëve. Dhe prioriteti numër një do të jetë kualifikimi i rinis në këto degë të reja të industrisë dhe thithja e investitorëve të huaj. Këtë që po ju them këtë bënë Maqedonia e Veriut. Unë s’ju premtoj mrekulli, nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli. Edhe në ditët kur luftonim për të hequr vizat për shqiptarët e dija që sado që dukej si një ëndërr e pa realizueshme e dija që nuk po premtoja mrekulli. Edhe në ditët kur luftonim për të hequr vizat për shqiptarët e dija që sado që dukej si një ëndërr e parealizueshme e dija që nuk po premtoja mrekulli por premtoja diçka të bëshme. Edhe kjo është e bëshme dhe do ta bëjmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga që të ndalim emigracionin, të trajnojmë rininë madje të krijojmë mundësinë që edhe ata që kanë ikur të shohin një mundësi për të ardhur përsëri se bëhet fjalë për paga të cilat sigurojnë mirëqenie. Një familje e re ka nevojë për një strehë jo të gjithë mund të strehohen në strehën prindërore madje shumica jo, kanë nevojë për një mbështetje për fëmijët prandaj një pjesë e buxhetit do të shkojë për të mbështetur pikërisht rritjen edhe shumëfishimin e familjeve të reja shqiptare se ne kemi rënë në një krizë lindjesh ju e dini. Lindshmëria ka rënë, po kanë frikë se nuk i mbajnë dot.
Unë mendoj se plani për të hapur vende pune dhe për të trajnuar rininë që është në Shqipëri, është një mundësi edhe për ata që sapo janë larguar ,apo janë larguar këto tetë vite për shkak të pamundësive. Se në fund të fundit arsyet se përse ikin të rinjtë sot janë të njëjtat arsye që janë larguar edhe fëmijët tuaj, për punë. Ka diçka, të dhënat thonë që 94% e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen. Pse? Sepse nuk kanë mundësi. E gjitha do të fokusohet tek krijimi i mundësive për ta. Si mund të krijohen mundësitë për ta? Duke thithur investime. Po investimet nuk vijnë në një vend ku nafta është më e shtrenjta në botë. Nuk e di sa i keni parë ato të dhënat që janë publikuar, po vetëm Suedia dhe Singapori e kanë naftën më të shtrenjtë se Shqipëria. Vendi më i varfër i Europës paguan naftën më të shtrenjtë. E njëjta gjë me energjinë elektrike, taksat. E pra që investimet të vijnë, të huajat apo edhe investitorët shqiptarë të hapin vende pune, duhet ti krijojmë kushte. Prandaj e gjithë vëmendja e planit tonë është tek ekonomia. Momentin që ekonomia shqiptare ngrihet, fuqizohet, ingranazhet e saj fillojnë të lëvizin, investimet kthehen, vijnë investime të reja. Ky është momenti kur shqiptarët, në veçanti rinia shqiptare do të kenë mundësi për tu punësuar me paga dinjitoze në vendin e tyre. Natyrisht unë nuk mund të garantoj që çdokush që është larguar do të kthehet, por mund t’ju them që për ata që punojnë për bukën e gojës, për ata që posedojnë një profesion, nesër Shqipëria do të ketë mundësinë t’ju ofrojë punë me paga dinjitoze, punë që ju siguron mirëqenie jo thjeshtë mbijetesë. Pra përgjigja e shkurtër është ekonomia, është punësimi, është vënia e parave të taksave të shqiptarëve në funksion të rritjes ekonomike. Boll më, nuk do të ketë më afera të tilla, 23 milion inceneratori i Fierit, dhjetëra miliona të tjerë i Tiranës, i Elbasanit, PPP-ra, koncesione. Shikoni ç’kanë bërës vendet e tjera, këto para i kanë përdorur për të trajnuar rininë, për të stimuluar eksportet, për të thithur trurin. Ne humbasim trurin, për të thithur trurin më të kualifikuarit për ti kthyer në Shqipëri, për ti kthyer e për ti bërë që të shijojnë vendin e tyre atë që se shijojnë dot në vendin e huaj, sepse dhe jashtë mund të ketë një vend pune të mirë, po prindërit a i ka? Po shoqërinë e kanë? Po nuk të bëhet asgjë si vendi yt, unë kam qenë vetë, asgjë nuk të bëhet si vendi yt. Ato qajnë ju qani dhe i gjithë populli vuan.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PATOS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se gjatë fushtaës elektorale, nuk do i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama, për sharjet apo sulmet q...
PATOS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka qenë në Patos, ku dhe është takuar me nënat që kanë fëmijër në emigracion. Njëra prej tyre...
MIRDITË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte në Mirditë, ku dhe ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit.Të moshuarit i kanë shprehur mirënjohje...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Bashkia e Tiranë dhe Qeveria që të ndalojnë ndërhyjen në zonën e Kombinatit në Tiranë. Me anë të një reagimi në...
TIRANË– Mjeku i njohur Artan Koni ka bërë me dije publikisht se është tërhequr nga kandidimi si deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Nismës Thurj...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vazhduar fushtaën e elektorale në Roskovec ku është pritur me thirrje dhe entuziazëm...
MIRDITË– Kryeministri Edi Ram, ditën e sotme ka qenë në Mirditë, ku dhe ka vizituar bujtinën e Kolës.Pjesë nga biseda:Rama: Merrni rrugën për Mirditë dhe n...
TIRANË – Instituti i Studimeve Politike, ditën e sotme, në një njoftim që ka bërë për mediat, i ka bërë apel, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ...
TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar sot ankimin e depozituar nga koalicioni lënë në fuqi vendimin e marrë më herët për Aleanca Bash...
TIRANË– Partia Demokratike iu është përgjigjur deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë zyrtare, PD shkruan se Rama e di që do të h...