LIVE UPDATES
Editorial

Varka e Turit dhe barka e Noes!

14 Qershor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?

Lundroi për në breg?

U bë qull nga dallgët?

Devijoi shkëmbin?”

Përgjigjen e saktë të kësaj pyetje idiote të hartuar nga Ministria e Arsimit për maturantët në provimin e gjuhës shqipe e dinë vetëm specialistët e Ministrisë së Besës. Një gjë është e sigurt, këto idiotësira nuk ndodhin rastësisht. Vetë ministrja Shahini, u bë pjesë e ekuipazhit të barkës qeverisëse të kapitenit Rama, pa kurrfarë meritash në lëmin e arsimit apo të letrave shqipe. Në këtë ministri, Besa është si Liza në botën e çudirave, prandaj kjo ishte njëra në radhën e çudirave të saj. Partia Socialiste erdhi në pushtet me premtime e ditherambe, duke identifikuar veten me Rilindasit tanë të ndritur, që hodhën themelet e arsimit shqip. Me qeverinë e Ismail Bej Qemalit që sot kryesohet nga rilindasi Edi Rama, Ministër i Arsimit ishte Luigj Gurakuqi. A mund të ketë ndonjë lloj ngjashmërie me shoqen Besa? Kurrësesi! Mjaft e ngjashme ajo është me Tefta Camin, ministren e nomeklaturës që u katapultua nga Sekretare e Parë e Dibrës në fronin më të lartë të arsimit, por vetë lideri komunist Alia e shkarkoi për paaftësi. Njësoj si me Ministrin e Jashtëm Cakaj që u katapultua në fronin e diplomacisë pa kurrfarë eksperience. Prandaj përgjigjia e saktë e testit me “multiple choice” të mësipërm është: Turi mori teserën e FRESH-it (Forumi Rinor i Partisë Socialiste), sepse vetëm kështu maturanti Turi do të mundet të ketë një të ardhme në Shqipëri. Do të mund të punësohët. E pse mos pretendojë të bëhet edhe deputet?! Kur u bë Ndoka që ishte trafikant, Doshi që është shpallur “non grata” nga USA, apo Majlinda, që po të ishte maturante do të kërkonte një zgjidhje tjetër: Turi kërkoi ndihmë nga kërpërata përmes telefonit. Ndërsa për kryepolicin rilindas Veliu: Turi është trafikant i maskuar si maturant që po përpiqet, që të kalojë lumin dhe të na “dhjesë” kalin. Ky është shteti, që drejtojnë individë jo sipas meritave dhe aftësive, por përmes përkushtimit ndaj partisë dhe liderit absolut. Ndaj dhe kemi një ligj skandaloz për arsimin e lartë. Ndaj ne kemi universitete private më shumë se sa sdudentë dhe të “diplomuar” si deputetja Majlinda e kryepolici Veliu, që nuk dinë të artikulojnë dot në shqip. Në Kanada ku unë jetoj, arsimi i lartë universitar është vetëm publik dhe nuk i lejohet privatit. Investimi privat është vetëm në kolegjet profesionale. Shumë studentë shqiptarë po shkëlqejnë në Universitetet e Kanadesë, që janë nga më të akredituarat në botë. Shumë studentë shkëlqejnë edhe në Shqipëri, por nuk bëjnë dot karrierë në atdhe dhe detyrohen të braktisin mëmëdheun dhe të kërkojnë perëndimin. Ata nuk bëjnë doktoratura plagjaturë, si Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, por e ndërtojnë të ardhmen me punë serioze shkencore, jo me tesera partie.

Testi i ardhshëm i Matematikës: Vilma fitoi tendering e “Check-Up”

Për një test Vilma fiton 5 euro. Gjatë këtij viti Vilma bëri me “sforco” 30,000 teste. Sa euro fitoi Vilma? 150,000euro u përgjigjën maturantët.

Jooo. Vilma fitoi 8 milion euro. Sipas maturantit Basha 7×7=42. Sipas rilindasit Rama 7×7=8milion euro në xhepat e Vilmës. Vilma paguhet edhe nëse nuk i bën fare testet. E tillë është kontrata.

Barka e Noes

Shpëtimtarit të njerëzimit Noes, (sipas mitit) i’u deshën 100 vite për të ndërtuar Arkën, që do të lundronte në shtërngatë për të shpëtuar njerëzit dhe kafshët e ndershme nga zemërimi përmbytës i Zotit ndaj padrejtësive. Politikanëve tanë i mjaftojnë listat e gatshme, drejtësia e kapur dhe servilët e emëruar për të ndërtuar Arkën e tyre shpëtimtare. U ndërtua “SPAK” nga ndërkombëtarët për të vënë në vend drejtësinë dhe në prangat e ligjit pushtetarët abuzues. Po rezultati? Rrjeta e qepur për merak nga OPDAT, EULEX, LU e VLLAUTIN, doli mall kinez skarco. Atë mund ta çajnë edhe cironkat e jo më peshqit e mëdhenj. Kështu që SPAK tani vendosi të gjuajë me kallam në lumin e Lanës, ku nuk ka fare peshq. Në grepin e tij mund të bien ata që grubullojnë kanoçet që i hedhin qytetarët e papërgjegjshëm.

Ps: Në Arkën e Noes u fut kontrabandë edhe Korbi. Noea i shqetësuar pyeti Zotin nëse duhet ta pranonte? Lëre i tha Zoti. Ai ha vetëm kërma!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial matura shteterore 2020 provimi i letërsisë matura shteterore 2020 provimi i letërsisë

Sondazh

Poll
Editorial 10 Qershor 2020, 10:08

Dy negociata me dy shpejtësi

1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...

Editorial 9 Qershor 2020, 13:29

Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

GJERMANI– A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeveri...

Editorial 8 Qershor 2020, 07:30

Donald Trump – aleat jo i besueshëm

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania ...

Editorial 6 Qershor 2020, 06:08

Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë ...

Editorial 5 Qershor 2020, 08:43

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet