LIVE UPDATES
Aktualitet

Banka e Shqipërisë: Ndërtimi “shpëtoi” kredinë për biznesin gjatë vitit 2021

17 Janar 2022, 06:11 Nga DOSJA

TIRANË – Kredia e re për biznesin vitin e kaluar ishte në nivele lehtësisht më të ulëta krahasuar me vitin 2020, të paktën deri në fund të nëntorit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat për 11-mujorin 2021 disbursuan 145.8 miliardë lekë kredi, 1.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po të shohim ecurinë e kredisë së re sipas sektorëve që kanë kontributin kryesor në huamarrje, ajo që bie në sy është rënia e ndjeshme në shumicën e tyre, ku përjashtim bëjnë kryesisht ndërtimi dhe aktiviteti i informacionit dhe komunikimit.

Ndikimin kryesor në frenimin e rënies së kredisë për bizneset vitin e kaluar e ka dhënë sektori i ndërtimit. Për 11-muaj, kredia e re për ndërtimin në 29.2 miliardë lekë, në rritje me 11 miliardë lekë ose 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë, ndërtimi ka shënuar dukshëm rritjen më të lartë të kredisë së re për vitin e kaluar.

Prej vitit të kaluar, kredia për ndërtimin po përjeton një fazë të re rritjeje, me ritme që nuk shënoheshin që prej fazës së parë të lulëzimit të këtij sektori, që zgjati deri në fund të dekadës së parë të vitit 2000.

Së fundmi, tregu ka nisur një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet pozitive në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Rritja e çmimeve po inkurajon jo vetëm sipërmarrësit, por po nxit edhe më shumë bankat t’i mbështesin këto projekte.

Sektor tjetër që ka dhënë një kontribut domethënës me rritjen e kredisë së re ka qenë ai i informacionit dhe komunikimit, ku kredia e re vitin e kaluar u rrit me 3 miliardë lekë. Rritja në këtë sektor u mbështet kryesisht nga pak kredi në vlera të mëdha të operatorëve të komunikimeve celulare. Duke qenë se ky sektor zakonisht gjeneron vlera më të vogla të kredisë, në përqindje rritja është mjaft e lartë, me 174% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sektorët e tjerë me peshë në kreditimin e ekonomisë deri në fund të muajit nëntor shfaqën një ecuri të dukshme në rënie.

Sektori me peshën kryesore në kreditim, tregtia, për 11-mujorin përfitoi kredi të re në vlerën e 550.6 miliardë lekëve, në rënie me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në industrinë përpunuese, kredia e re zbriti në 16.7 miliardë lekë, 9.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Rënia shënoi edhe industria nxjerrëse, ku kredia e re zbriti në 3.2 miliardë lekë, me një rënie prej 21.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e dukshme e kredisë së re u shënua edhe në sektorin energjetik. Vlera e huave të reja për 11-mujorin ra në 6.1 miliardë lekë, 26.3% më pak krahasuar me një vit më parë. Rënie dyshifrore të kreditimit pësoi edhe sektori i transportit dhe magazinimit, me 51% më pak dhe ai i hoteleve e restoranteve, me 19.1%. (MONITOR)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ndertimet ne shqiperi sektori i ndërtimit ndertimet ne shqiperi sektori i ndërtimit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet