LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 463 milionë euro në 2018-n, euro shënoi rënien më të lartë të dekadës

1 Prill 2019, 07:01 Nga DOSJA

Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej një sasi record prej 463 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në vitin 2018, ku pjesa më e madhe e kësaj ndërhyrjeje ishte për të frenuar rënien e euros, amortizuar efektet e konvertimit të kapitalit të bankave dhe një kredie të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe më pak për të rritur rezervat e saj valutore.

Ndërhyrjet kanë qenë të forta në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndërsa në të parin dhe të katërtin, banka ka ndërhyrë në treg vetëm në funksion të rritjes së rezervës valutore, sipas publikimit më të fundit të saj për T IV.

Konkretisht, për rritjen e rezervës valutore, Banka ka blerë gjithsej në 2018-n rreth 124 milionë euro, sipas një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit.

Në qershor 2018, pasi euro kishte hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, nga 134 lekë në janar në 124 lekë në ditët e para të qershorit, Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm. Në tremujorin e dytë dhe të tretë, BSH bleu gjithsej 223 milionë euro, nga të cilat 71.50 milionë euro kanë qenë oferta për konvertimin e kapitalit të bankave.

Përveç këtyre ndërhyrjeve, gjatë muajit qershor, Banka e Shqipërisë, në marrëveshjet e këmbimit, ka blerë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) 116.22 milionë euro, në kuadër të konvertimit të një kredie për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Ndërhyrjet në tremujorin e dytë dhe të tretë e stabilizuan kursin në nivelin e 124-126 lekëve.

Në tremujorin e katërt BSH sinjalizoi se ajo nuk do të ndërhynte më në treg. Të dhënat e publikuara tregojnë se Banka e Shqipërisë në periudhën tetor-dhjetor ka blerë rreth 46 milionë euro vetëm për objektiv të rritjes së rezervës valutore. Euro iu rikthye rënies dhe në 19 dhjetor të vitit të kaluar, euro u këmbye me 122.69 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët, që nga gushti 2008.

Ndonëse Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 460 milionë euro për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët, sërish kjo e fundit shënoi nënçmimin më të madh vjetor që nga 2004-a.

Për gjithë vitin 2018 kursi mesatar i këmbimit të euros ndaj lekut ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më pare.

Ndërsa efekti i konvertimit të kapitalit të bankave dhe kredisë së BERZH u amortizua nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, të dhënat zyrtare të saj, të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se ekonomia formale nuk ka sjellë më shumë valutë në 2018-n. Deficiti i llogarisë korente, një tregues që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend, ishte -860 milionë euro në vitin 2018, me një përmirësim prej vetëm 6 milionë euro, një shumë e papërfillshme për të arritur të ndikojë kursin (transaksionet ditore vlerësohen në mbi 50 milionë euro). Madje vetëm në tremujorin e katërt, kur euro shënoi një rënie të fortë, deficiti i llogarisë korente ishte 364 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a!

Ndërhyrjet sipas tremujorëve

T I

Në përputhje me objektivin e rritjes së rezervave valutore, Banka e Shqipërisë në periudhën janar-mars 2018 ka organizuar 2 ankande të blerjes së valutës. Në dy ankandet e organizuara në muajt shkurt dhe mars janë blerë 19.30 milionë Euro.

T II

Në tre ankandet e organizuara me objektivin e rritjes së rezervave valutore janë blerë 43.50 milionë euro.

Në datën 5 qershor, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me objektiv shmangien e çrregullimeve në tregun valutor, duke blerë 13.90 milionë euro dhe më tej, prej datës 6 qershor janë blerë 51.40 milionë euro nga bankat e nivelit të dytë, me objektiv frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit tëkëmbimit. Nga totali prej 108.80 milionë euro të blera nga bankat e nivelit të dytë gjatë tremujorit, 71.50 milionë euro kanë qenë oferta për konvertimin e kapitalit të tyre.

Në kuadër të marrëveshjeve të këmbimit, Gjatë muajit qershor, Banka e Shqipërisë ka blerë nga BERZH-i 116.22 milionë euro.

T III

Gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2018, Banka e Shqipërisë ka blerë 129.85 mln euro, prej të cilave 114.55 mln euro të blera me objektiv moslejimin e forcimit të kursit të këmbimit, sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 6 qershor 2018. Pjesa tjetër prej 15.30 mln euro janë blerë nëpërmjet ankandeve për ndërhyrje me objektiv rritjen e rezervës valutore.

T IV

Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2018, Banka e Shqipërisë nuk ka kryer blerje në tregun valutor me objektiv moslejimin e forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, janë blerë nëpërmjet ankandeve 45.70 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë euro banka e shqipërisë euro


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje