LIVE UPDATES
Politike

“Bandat kriminale morën bekimin e policisë për t’i shërbyer Ramës”/ Bardhi: PS iu sul Elbasanit me forcën e krimit p

17 Korrik 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Bandat kriminale morën bekimin e policisë për t’i

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të demokratëve tregoi sipas tij, se si u vodhën votat në qytetin e Elbasanit nga kryeministri Rama.

Ai deklaroi se kreu i qeverisë së bashku me bandat kriminale, iu sulën Elbasanit për të prodhuar vota, duke iu referuar kështu rasteve të denoncuara nga demokratët. Sipas Bardhit, bandat kriminale morën bekimin e policisë dhe të prokurorisë për t’i shërbyer Ramës dhe kthyen në eskortë të tij.

Bardhi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ka mërzitur jo vetëm Partinë Demokratike po çdo qytetar të vendit, por nuk e gjen zgjidhje dorëzimin. Ai tha se tani më shumë se kurrë demokratët duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe mos të humbin kurrë shpresën se vendi do të bëhet duke e cilësuar Edi Ramën si një armik të konsoliduar, të shpallur e të  konfirmuar të votës dhe të zgjedhjeve.

Fjala e plotë:

“Të dashur miq, demokratë, delegatë Zonja dhe zotërinj,Jemi mbledhur në këtë Kuvend, në një moment të vështirë për vendin. Në një moment udhëkryqi. Kriza që shqiptarët jetuan për 8 vite me dukuritë më të këqija të një qeverisje, ka shtrirë tentakulat edhe më shumë, me tendencën për të asfiksuar totalisht vendin. 25 prilli ishte takimi i shqiptarëve me zgjidhjen, me rrugën e daljes nga kriza e shumëfishtë. Masivisht qytetarët ishin të bindur për nevojën për ndryshim.Por, ndryshimi u pengua, nuk u lejua të ndodhte. U ndalua me forcë, dhe pasojat po i vuan dhe do t’i vuajë vendi, pasi është e njëjta gjë si të stoposh qarkullimin e gjakut në një organizëm, freskimin e tij, kjo kur nuk ka asnjë rrugë tjetër për t’i shpëtuar dhimbjes e lëngatës. Kjo mazhorancë ka humbur çdo aftësi, vullnet dhe dëshirë për të shërbyer. Ajo është e kalbur në thelbin e saj, e zhytur në kënetën e madhe të abuzimit e hajdutërisë. Po gjithkush e di, se një shumicë e tillë e korruptuar, e ka mundësinë, i ka instrumentat, forcën dhe mjetet, për të ndalur zgjedhjen e lirë të qytetarëve.Siç edhe bëri me 25 prill.
Vendosja e çdo zyre shtetërore, çdo aseti publik në shërbim të kapjes së votës, organizimi i bandave dhe krimit në këtë funksion, presionet skandaloze ndaj administratës, hedhja e miliona eurove të pisëta në çdo qark, prodhuan përbindëshin që kemi sot në krye. Shihni lajmet e përditshme. Rastet e kapura nga SPAK, janë sigurisht një pjesë e vogël e zullumit. Kërkojnë para dhe bëjnë plaçkë kudo, në çdo mundësi që kanë. Eshtë stili i tyre i jetës, është mentaliteti, idetë që kanë në kokë. Nuk bejnë dot ndryshe. Këtë mal abuzimi, me tendera të fiksuar, me shitje të vendeve të punës, me qokat me naftën e fermerëve, përfytyrojeni të gjithën me miliardat që nxjerr, në funksion të makinerisë së blerjes së votës. Kjo ka ndodhur edhe me 25 prill. Edi Rama është tashmë një armik i konsoliduar, i shpallur, i konfirmuar i votës dhe i zgjedhjeve. Dhe me precedent të theksuar kriminal në këtë drejtim. Çfarë ishin dosja 339, dhe 184. Ishin saktësisht historia, provat, dëshmia se si ndërhyrja kapilare e shtetit të bërë bashkë me krimin, arrijnë të prodhojnë një rezultat spektakolar zgjedhor në një Bashki apo në një Qark. 184 dhe 339-ta kanë ndodhur me 25 prill masivisht kudo.
Makineria e manipulimit të votës ka qënë në marshin maksimal dhe nuk është ndalur në asnjë çast. Duke e ditur mirë se nuk kishte simpatinë, por përbuzjen e qytetarëve të Elbasanit, në secilën prej 7 bashkive, u sulën me gjithë fuqinë e pushtetit, të bashkive, të drejtorive, me forcën e bandës, me lejen e bekimin e policisë dhe prokurorisë atje, për të prodhuar vota. Rezultati i 25 prillit nuk ka asnjë lidhje me vullnetin e lirë, me atë që njerëzit mendojnë, me atë që ata shprehin. Ne kemi bërë dhjetra denoncime, me prova e dëshmi konkrete, edhe në Elbasan, se si ishin orkestruar shtet dhe krim bashkë për të shantazhuar, kërcënuar, ndikuar, blerë e dhunuar votën e qytetarëve. Kriminelët më famkeq të Elbasanit kishte aq shumë mbështetje politike dhe nga zyrat e shtetit e nga policia, sa shërbeu edhe si eskortë personale sigurie për Edi Ramën, kur ai u shfaq në një nga ato turet sa për fasadë, pasi bilanc nuk kishte për 8 vitet e qeverisjes, e aq më pak program për të ardhmen. A ishte kjo situatë një surprizë, një befasi për ne? Nuk besoj se ndokush në këtë sallë, dhe jashtë saj, mendonte një ditë të vetme se Rama ishte korigjuar dhe do të lejonte shprehjen e lirë të vulllnetit të qytetarëve. Po ne bëmë gjithçka mundëm për të ofruar garanci për votën. Qe nga infrastruktura, ndryshimet në kod, e deri tek ndërgjegjësimi si asnjëherë tjetër më parë i miqve ndërkombëtarë, të cilët e vendosën në rezoluta e në dokumenta, ndëshkimin e krimit zgjedhor, dhe votën e lirë, si kusht për integrimin. Ne patëm vigjilencë dhe ndërhymë me mundësitë tona për të parandaluar rastet. Por ne e dimë mjaft mirë, se për të lejuar qytetarët të votojnë të lirë, nuk mjaftojnë masat, duhet vullnet politik. I vetmi vullnet politik që ka manifestuar kundërshtari ynë politik në gjithë zgjedhjet që kemi kaluar me atë në pushtet, është vullneti për të vjedhur votën, vullneti për të realizuar masakër elektorale. Ne po ashtu patëm një program të plotë që adresonte gjithë problemet e vendit dhe ofronte zgjidhje. Angazhimet tona kishin në qendër rininë, familjen, dhe fermerët, dhe ishin kombinime masash që do të nxirrnin nga varfëria të pamundurit, e do të krijonin kushte për ecje përpara, për mirëqënie për secilin, dhe po ashtu, atmosferën dhe rrethanat e duhura për sipërmarrjen e për të bërë biznes. Ne synuam të kemi një qeverisje që shërben dhe u gjendet njerëzve në krah, e jo shtypëse, penalizuese për njerëzit dhe favorizuese të një grushti pasanikësh, siç është sot. Të dashur miq!  E di mirë se 25 prilli ka mërzitur demokratët, dhe mbarë shqiptarët. Dëshpërimi është ajo çfarë Edi Rama me të tijtë dëshiron. Dëshpërimi nuk sjell zgjidhje, është vetëm humusi i duhur për regjimin që kemi në krye. Ku ata që nuk janë dakort, që kontestojnë, që kritikojnë, të ndihen gjithnjë e më shumë të sulmuar e në armiqësi, e të mendojnë të ikin. Ne demokratët më shumë se kurrë kemi sot detyrën ta shpëtojmë vendin nga kjo katastrofë. Nëse ne dorëzohemi, nuk ka më asnjë shpresë. Projekti ynë, jo vetëm i ka mbijetuar 25 prillit, por është sot më aktual e më i nevojshëm se kurrë. Edi Rama e vrau votën po nuk ja doli ta rrëzojë, ta mbysë idenë, alternativën tonë, për demokracinë, për votën e lirë, për planin ekonomik që ofron zgjidhje, për integrimin europian. Ne duhet të mbajmë gjallë shpresën se ndryshimi do të vijë. U ndalua me forcë, përkohësisht, por është i pashmangshëm, sepse ka të bëjë direkt me jetën dhe aspiratën e qytetarëve. Duke nisur me këtë Kuvend, e në betejat e përditshme politike që do të bëjmë, ne do të inkurajojmë kudo e kurdo çdo energji të shoqërisë për t’u bashkuar në luftën e pandalshme, për shembjen e regjimit dhe për kthimin e Shqipërisë sonë të dashur në normalitet. Në çdo ambjent ku ne jemi, duhet të përcjellim mesazhin se Shqipëria do të bëhet, ne do ta bëjmë. Nuk do të mund të shkojë kurrë deri në fund pjella e një maskarade elektorale dhe kriminale. Eshtë sfida jonë që jo vetëm të mos gjunjëzohemi, por të rritemi përditë e më shumë. Duke hapur mendjen, zemrat, dyert për shoqërinë. Ne jemi e vetmja shpresë, e vetmja shtëpi e atyre që duan një Shqipëri europiane, të zhvilluar, që ofron shanse e mundësi për të gjithë.”

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Nisim Platformën Qytetare për Demokraci, dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe (ZHVILLIMET)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazmend bardhi kuvendi kombetar i pd gazmend bardhi kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2021, 13:21

TIRANË– Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një  Shqipëri e cila është më të keqe se në vitet ’90-të. Gjatë fjalës në Kuven...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet