LIVE UPDATES
Politike

Mark Marku “prish” festën e organizuar nga PD, FJALIMI I PLOTË: Ndryshim ose na pret sërish humbja, jemi jashtë realitet

17 Korrik 2021, 13:37 Nga DOSJA
Mark Marku “prish” festën e organizuar nga PD, FJALIMI I

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike pwr qarkun e Lezhës, Mark Marku mbajti një fjalim të ashpër ditën e sotme gjatë Kuvendit Kombëtar. Ai u shpreh se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë. Deputeti i zgjedhur i PD-së e cilësoi Kuvendin Kombëtar një teatër absurd, që nisi dhe përfundoi pa përfunduar diskutimet e drejtuesve politikë.


FJALIMI I PLOTË:

“Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve nga qeveria e Edi Ramës e cila u angazhua në një operacion masiv të blerjes së votës. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar se në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës. Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje por ndihem krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë.

Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendoni këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik ne këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapim kohën politike, nëse s’jemi në kohë politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; “na vodhën prapë”. “Ose masakër zgjedhore”. Duhet të mendojmë seriozisht që mos të na vjedhin sërish. Na kanë vjedhur një herë, nuk bëhet fajtor i vjedhur për vjedhësin. Kur të vjedhin për herë të dytë, e ke një farë faj. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë bravën hapur. Duhet të mendojmë më seriozisht. Ky kuvend do të prodhojë për fat të keq…pasi u mbyll pa filluar. Madje dhe diskutimet tona janë qesharake, se po flasin pasi janë mbyllur votimet. Nisi procedura dhe po bëhet votimi. Teorikisht nuk duhet të flisja. Ndihem i fyer, për mënyrën se si u zhvillua diskutim, pasi ti mbyll Kongresin dhe bën votimin, dhe unë diskutojë këtu. Është teatër absurd. Por nuk prish punë, le ta luajmë këtë teatër absurd.

Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statusore për zgjerimin e kryesisë, apo zgjerimin e kuvendit, apo mënyrat e zgjedhjes së kandidaturave të pushtetit vendor. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi. S’ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë. Apo jemi këtu ku kemi për shkak se Kuvendi ka pasur 100 e duhet ta bëjmë 500. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar! Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme, Kjo për PD, për vendin dhe shoqërinë shqiptare. E shendojmë PD në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenit në opozitë. Komoditetin e të punuarit për të qenë në opozitë, pa perspektivë të ardhjes në pushtet. Siç e ka thënë dhe akademiku Fuga; ndodhemi para rrezikut që ta disfunskionalizojmë PD-në si opozitë, duke e shndërruar në dekor të regjimit. Se opozitë ka dhe në vende jodemokratike si Rusia, edhe në Bjellorusi, edhe në Turqi dhe Venezuelë, por forcat që mbajnë gjallë regjimin janë në pushtet dhe opozita po aq në opozitë.“, tha ai.

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Nisim Platformën Qytetare për Demokraci, dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd mark marku kuvendi kombetar i pd mark marku

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2021, 13:21

TIRANË– Grida Duma është shprehur se vendi ynë po rrezikon duke qëndruar në një  Shqipëri e cila është më të keqe se në vitet ’90-të. Gjatë fjalës në Kuven...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet