Aktualitet

Balluku kërkon kontrollorë nga jashtë, reagon ashpër gazetarja: Jeta e pasagjerëve s’ngatërrohet me ‘sahanë turq’, se njohin relievin shqiptar

Aranita Brahaj shkruan se jeta e pasagjerëve nuk mund të ngelet në dorë të kontrollorëve turq, pasi nuk e njohin terrenin shqiptar. 
Featured image of article: Balluku kërkon kontrollorë nga jashtë, reagon ashpër gazetarja: Jeta e pasagjerëve s’ngatërrohet me ‘sahanë turq’, se njohin relievin shqiptar Aranita Brahaj

TIRANË– Gazetarja Aranita Brahaj ka reaguar lidhur me pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Me anë të një postimi në Facebook, Brahaj shkruan se jeta e pasagjerëve nuk mund të ngelet në dorë të kontrollorëve turq, pasi nuk e njohin terrenin shqiptar.

“Jeta e pasagjereve nuk ngatarrohet me “sahane turq”. Nese Shteti e Zgjidh me Kontrollor Turq, duhen jave trajnim per ti mesuar karakteristika te relievit dhe ajrit shqiptar. Plus nese EuroControl perligj qendrimin e Kontrolloreve Shqiptar asnje kontrollor i licensuar nuk do te pranoje te beje pune vullnetare per Aeroportin tone. Shume i rezikshem per jeten e pasagjereve cdo huamarrje e burimeve njerzore qe nuk njohin hapairat e #Rinasit. Nuk ngatarrohen sahanet me Turkun per cdo gje. Jo cdo sektor menaxhohet allaRama,”-shkruan gazetarja.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Arrestohen 2 kontrollorë, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(k.m.dosja.al)

Shto Koment