LIVE UPDATES
Insights

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

24 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA
Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore. Sipas raportit të organizatës Transparency International, që është publikuar të enjten, ku prezantohet Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, Kosova del se ka shënuar regres sa i takon luftës kundër korrupsionit.

Edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovës, konsiderojnë se korrupsioni në Kosovë në masë të madhe është i shprehur kryesisht me emërimet e militantëve partiakë në poste të larta publike. Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë është evidente se vetë partitë politike që kanë udhëhequr me institucionet, kanë krijuar një kulturë të korrupsionit, e cila është instaluar në të gjitha instancat qeverisëse në vend.

“Kur një shoqëri është e korruptuar, aty nuk paraqitet vetëm një lloj i korrupsionit. Në Kosovë kemi të bëjmë me disa lloje të korrupsionit, kemi korrupsionin e madh, pra atë të përmasave të mëdha ose që quhet korrupsioni i ‘jakave të bardha’. Kemi atë korrupsionin e imtë, i cili paraqitet në nivele më të ulëta administrative. Sigurisht që nepotizmi dhe format e tjera të korrupsionit, pashmangshëm paraqiten në këto shoqëri, me të cilat në një farë forme, mbillet e ashtuquajtura kulturë e korrupsionit”, thotë Kelmendi.

Organizata Transparency International në raportin e saj thotë se ajo që duhet të ndodhë në Kosovë, është braktisja e praktikës së zakonshme e emërimeve politike në ndërmarrjet shtetërore, duke vendosur një detyrim të fuqishëm ligjor për partitë politike që t’i zbulojnë financat e tyre.

Kelmendi thotë se emërimet me preferenca politike dhe nepotizmi, mund të çrrënjosen me instalimin e mirëfilltë të sistemit të meritokracisë.

“Kjo dukuri shumë negative për shoqërinë kosovare do të mund të largohet vetëm me një instalim të mirë të sistemit të meritokracisë”, vlerëson Kelmendi.

Edhe në Organizatën për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, thonë se kanë ngritur zërin disa herë për nivelin e lartë të korrupsionit dhe nepotizmit në institucione.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se politika është ajo e cila i ka vendosur shtresat e korrupsionit në shumë institucione të rëndësishme.

“Nga një qeveri në qeverinë tjetër, vetëm ka vazhduar avazi i vjetër. Secila parti që ka ardhur në pushtet është munduar që militantët e saj partiakë, e herë-herë edhe njerëz familjarë t’i sistemojë në pozita të ndryshme. Dhe, kjo ka ndikuar që ne sot ta kemi administratën shtetërore tërësisht të politizuar”, thekson Demhasaj.

Sipas tij, njerëzit e politikës të vendosur në vendet e punës ku nuk e meritojnë, po ndikojnë negativisht në funksionimin e shumë mekanizmave.

“Krejt çka tash duhet, është vullneti politik i partive politike që ta ndalin praktikën e gabuar të deritanishme të emërimeve partiake të njerëzve të caktuar në pozitat e tilla. Duhet të funksionojë ideja që në pozitat e tilla të emërohen njerëzit që janë të thirrur”, thotë Demhasaj.

Diplomatë ndërkombëtarë, fillimisht, por edhe shoqëria civile dhe në Prishtinë, kanë tërhequr vërejtjen se korrupsioni ka ngufatur institucionet dhe ndërmarrjet publike më militantë partiakë dhe të afërm të familjes pa kritere punësimi.

Përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se është paradoks të besohet se nepotizmi mund të parandalohet nga subjektet politike që vetë e kanë instaluar nepotizmin në pozita vendimmarrëse dhe në institucionet shtetërore.

Ka rreth një vit që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë shpeshtuar kritikat në drejtim të institucioneve të Kosovës, lidhur me fenomenet negative, si nepotizmi, korrupsioni apo për dukurinë, siç po quhet, të “kapjes së shtetit”.

Ata theksojnë se shtetet që Kosova i konsideron si mike, po e humbin durimin e tyre, duke potencuar se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal.

Punësimet partiake dhe jo mbi bazën e meritave, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Britanisë së Madhe ishin arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e këtyre vendeve në vitin e kaluar janë tërhequr nga bordet e disa ndërmarrjeve publike.

Së fundi, zyrtari nga Ambasada e SHBA-së është larguar nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë, duke konsideruar se në krye të këtij institucioni është një person i pakualifikuar.

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione arben kelmendi emerimet politike korrupsioni arben kelmendi emerimet politike korrupsioni

Sondazh

Poll
Insights 22 Janar 2020, 08:29

PHOTO SA NJËMIJË FJALË…

Sonte në darkë rreth orës 20:00 po kaloja pranë kullës Coin në qendër të Tiranës. Për një çast hodha sytë lart… Dritat ishin ndezur vetëm në katet e posh...

Insights 19 Janar 2020, 12:00

Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin

Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri ko...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet