Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
UKRAINË– Agjencia rregullatore bërthamore e Ukrainës thotë se monitorët që masin nivelin e rrezatimit rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit, vendi i aksidentit bërthamor më të rëndë në botë në vitin 1986, kanë pushuar së punuari.
Në një deklaratë të hënën, agjencia tha gjithashtu se nuk ka më zjarrfikës në dispozicion në rajon për të mbrojtur pyjet e ndotura nga dekada radioaktiviteti, ndërsa moti po ngrohet. Uzina u morr në kontroll nga forcat ruse më 24 shkurt.
Sipas deklaratës të së hënës, kombinimi i disa rreziqeve mund të nënkuptojë një “përkeqësim të ndjeshëm” të aftësisë për të kontrolluar përhapjen e rrezatimit jo vetëm në Ukrainë, por përtej kufijve të vendit në javët dhe muajt në vazhdim.
Ekipi drejtues i uzinës së Çernobilit tha të dielën se 50 anëtarë të personelit që kishin punuar pa pushim që nga marrja në kontroll nga Rusia janë ndërruar dhe zëvendësuar.
Ukraina i tha Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se rreth gjysma e personelit “më në fund” ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpitë e tyre të dielën pasi punuan në vendndodhje për gati katër javë, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi.
Ata që u larguan u zëvendësuan nga personel tjetër ukrainas, tha zoti Grossi në një deklaratë të dielën vonë.
“Është një zhvillim pozitiv, megjithëse i vonuar prej kohësh, që disa anëtarë të personelit në Çernobil tani janë ndërruar dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre”, tha zoti Grossi.
“Ata meritojnë respektin dhe admirimin tonë të plotë që kanë punuar në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira. Ata ishin atje për një kohë të gjatë. Unë sinqerisht shpresoj që stafi i mbetur gjithashtu të mund të ndërrohet së shpejti”.-shtoi ai.
Më 24 shkurt, ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, trupat e Moskës morën kompleksin e Çernobilit, vendi i shkrirjes bërthamore të vitit 1986 që shkaktoi katastrofën më të keqe të një reaktori bërthamor në histori.
Rreth 100 anëtarë të personelit teknik kanë punuar të rrethuar nga roje të armatosur për të mirëmbajtur kompleksin.
Zoti Grossi, i cili kishte shprehur shqetësim të thellë për mirëqenien e personelit ukrainas, “përshëndeti lajmin për rotacionin e pjesshëm të personelit”, tha agjencia.
“Përpara rotacionit të sotëm, i njëjti grup pune kishte qenë në vend që një ditë përpara se forcat ruse të hynin në zonë,” shtoi ai.
Është e paqartë përse ushtarët rusë morën nën kontroll Çernobilin, ku reaktori i shkatërruar mbahet nën mbikëqyrje të rreptë brenda një sarkofagu prej betoni dhe plumbi, dhe tre reaktorët e tjerë po çaktivizohen.
Në vitin 2017, reaktori ishte një nga disa objektivat ukrainase të goditura nga një sulm masiv kibernetik që mendohej se e kishte origjinën në Rusi, i cili për një kohë të shkurtër e nxorri sistemin e saj të monitorimit të rrezatimit jashtë rrjetit./VOA/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
URKAINË– Njëzet e një punonjës shpëtimi ukrainas janë vrarë dhe 47 janë plagosur deri më tani për shkak të granatimeve nga trupat ruse, tha nënkryeta...
Nga Peter HuessyRreth 3 dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe NATO po përballen me rreziqet e një lu...
BRUKSEL- Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Italisë kanë biseduar me njëri-tjetrin me telefon dhe kanë rënë dakord për rënd...
RUSI– Rusia ka paralajmëruar për një shkelje të marrëdhënieve të saj me Uashingtonin dhe ka thirrur ambasadorin e SHBA-së në Moskë për një protestë zyrtar...
Marrë nga CNNNelson Mandela u pyet një herë pse ai kishte ende marrëdhënie, ndër të tjera, me Fidel Castro dhe Yasser Arafat, liderët kubanë dhe palestinezë të ...
UKRAINË– Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë ar...
UKRAINË– Përveç homologut të tij ukrainas, presidenti rus thuhet se ka urdhëruar vrasjen edhe të kryeministrit të Ukrainës dhe shefit të Shtab...
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka folur pasditen e sotme rreth luftës në Ukrainë dhe se si do ta menaxhonte ai.Në një intervistë me rrjetin e tij të...
UKRAINË- Tre gazetarë, së bashku me një botues gazete në pension dhe familjen e tij, u rrëmbyen të hënën në mëngjes nga forcat ruse dhe u mbajtën për disa ...
UKRAINË- Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha të hënën se shenjat po tregojnë për një ngërç që po shfaqet në luftën e Rusisë kundër Ukra...