LIVE UPDATES
Bota

Sa serioze janë kërcënimet bërthamore të Rusisë kundër SHBA dhe NATO-s?

21 Mars 2022, 11:39 Nga DOSJA
Sa serioze janë kërcënimet bërthamore të Rusisë

Nga Peter Huessy

Rreth 3 dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe NATO po përballen me rreziqet e një lufte të mundshme bërthamore, një zhvillim që mund të krahasohet edhe me Krizën e Raketave Kubane të vitit 1982 sa i përket dramacitetittë ngjarjeve.

Jetike për rezultatin e ardhshëm të konfliktit aktual mbi Ukrainën është përgjigjja ndaj pyetjes:Sa serioze janë kërcënimet bërthamore të Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s? Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin janë një bllof, një argument që mbështetet edhe nga ish-kryeministër rus, që thekson se Putin nuk e ka seriozisht me kërcënimin e forcës bërthamore për hir të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, është më pak i sinqertë. Ai thotë se Lufta e Tretë Botërore do të jetë një luftë me armë bërthamore, duke nënkuptuar se konflikti aktual mund të dalë shumë lehtë jashtë kontrollit.

Shumë deklarata të tjera zyrtare të qeverisë ruse, kanë theksuar haptazi se përgjigja e Rusisë ndaj çdo vendi të NATO-s që ndërhyn në konfliktin mbi Ukrainën, do të sjellë “pasoja të papara kurrë më parë”, duke nënkuptuar përdorimin e armëve bërthamore nga Moska. Ndërkohë,

Mark Schneider, një nga ekspertët kryesorë amerikanë mbi çështjet bërthamore ruse në Institutin Kombëtar për Politikat Publike, më shpjegoi se secila nga 3 administratat e fundit – nga BarackObama, Donald Trump dhe tani Joe Biden – e ka pranuar se Rusia ka miratuar politikën e përdorimit të një sulmi të kufizuar me armë bërthamore, për të mbyllur një krizë ose një konflikt konvencional me kushte të favorshme për Rusinë.

E gjithë kjo e ka përqendruar vëmendjen tek parandalimi i një lufte bërthamore, duke e vënë theksin tek një mbrojtje e zgjeruar e SHBA-së ndaj aleatët e NATO-s, si dhe ndaj aleatëve të saj në Paqësorin Perëndimor, përfshirë Korenë, Japoninë dhe Tajvanin.

Burimet e qeverisë ruse, theksojnë gjithashtu se Moska ka avantazhe bërthamore në llojet e armëve bërthamore që mund të përdorë në Ukrainë, sidomos sa i përket shpejtësisë me të cilën mund të lëshohen armë të tilla. Gjatë dëshmisë së tij në Capitol Hill, kreu i Komandës Strategjike, Admirali Charles Richard deklaroi se modernizimi i planifikuar bërthamor i Shteteve të Bashkuara konsiderohej si aftësia minimale e nevojshme për të përballuar kërcënimin në rritje si nga Kina, po ashtu edhe nga Rusia që janë të armatosura me armë bërthamore.

Kjo nënkupton se mund të garantohen përpjekje shtesë për modernizimin e arsenalit bërthamor, për të frenuar akoma më mirë kërcënimet ruse. Thuhet shpesh se një tregues i seriozitetit të Moskës, është nëse Putin ka urdhëruar vërtet apo jo forcat e tij bërthamore që të vihen në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Ndonëse është e paqartë sesa Rusia e ka ndryshuar në mënyrë operacionale dislokimin e forcave të saj bërthamore, shumica e tyre mund të zhvendosen nga pozicionet e tyre aktuale edhe në kohë paqeje, pa u ridislokuar domosdoshmërisht nga garnizonet e tyre të lëvizshme të raketave, portet detare apo aeroportet.

Siç e shpjegon edhe Peter Pry, nëse sisteme të tilla mbeten të pandryshuara, ky nuk është tregues i qëllimit apo i aftësisë së Moskës për t’i përdorur këto armë. Prandaj, pyetja ka të bëjë më pak me lëvizjet ruse dhe më shumë me atë nëse aftësitë parandaluese të SHBA-së, qofshin ato konvencionale apo bërthamore, mbeten mjaftueshëm të besueshme për ta frenuar Moskën nga përshkallëzimi i konfliktit në nivelin bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë në Evropë më pak se 200 bomba bërthamore të instaluara në avionë që ndodhen në bazat e vendeve të ndryshme evropiane anëtare të NATO-s. Por SHBA-të nuk kanë raketa të armatosura me armë bërthamore që mund të lëshohen nga deti, pasi ato u eliminuan gati një dekadë më parë.

Fatkeqësisht, këtu nuk hyn procesi i kontrollit të armëve. Në dallim nga sistemet strategjike ruse me rreze të gjatë veprimi, rezervat e saj të armëve bërthamore taktike, që thuhet se janë rreth 2.000, nuk kufizohen nga asnjë lloj traktati mbi kontrollin e armëve.

Për më tepër, duke pasur parasysh kërcënimin e Moskës për të përdorur vetëm një numër të kufizuar armësh të tilla, Rusia ka më shumë se mjaftueshëm armë bërthamore në dispozicion për t’i përdorur në Evropë. Një kontekst më i gjerë i pushtimit të dytë rus të Ukrainës, është objektivi afatgjatë i Moskës për ta shkatërruar NATO-n, përveç neutralitetit të Ukrainës, pavarësisht se kjo e fundit nuk është ende një anëtare e NATO-s.

Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Moska nuk ka në dispozicion forca të mjaftueshme për të arritur fitoren në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara po përballen tani me detyrën serioze të pengimit të përdorimi të armëve bërthamore në një konflikt rajonal.

Për më tepë r, sfida ndoshta më e madhe me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, është të sigurohet që lufta e nisur nga Putin të mos zgjerohet përtej Ukrainës në Baltik, dhe tek aleatë të tjerë të pavarur të Shteteve të Bashkuara.

Në rast se Shtetet e Bashkuara do të dështojnë të reagojnë ndaj kërcënimeve bërthamore të Putinit, nga frika se kjo do të shkaktojë një Apokalips, NATO mund të shpërbëhet, pasi anëtarët e saj do të kërkojnë individualisht marrëveshje sigurie me Moskën për të parandaluar konflikte të mëtejshme.

Një pasojë përfundimtare që ia vlen të merret në konsideratë, është ajo që Kina do të arrijë në kundërpërgjigje ndaj pafuqisë së mundshme të NATO-s. A do ta lexojë udhëheqja e Partisë Komuniste Kineze mosveprimin e NATO-s, si një reflektim të vullnetit të Shteteve të Bashkuara për të mos e mbrojtur Tajvanin?

Kësisoj, 3 dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara ndodhen sot në një pozitë edhe më të rrezikshme se më parë. Dhe kjo sepse Uashingtoni nuk po përballet vetëm me një kundërshtar totalitar të armatosur me armë bërthamore, por me dy të tillë. Pyetja nëse aspiratat e liderëve të tyre për hegjemoni globale, mund të frenohen nga perspektiva e një apokalipsi nuk ka qenë kurrë më e pasigurt./ “National Interest”- Bota.al

Shënim: Peter Huessy, kreu i think-tankut “Geostrategic Analysis”, dhe bashkëpunëtor i InstitutitHadson.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota peter huessy peter huessy

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje