LIVE UPDATES
Bota

“Autorë dhe vepra”, prezanton 131 krijuesit shqiptarë në Amerikë

10 Maj 2020, 18:50 Nga DOSJA
“Autorë dhe vepra”, prezanton 131 krijuesit shqiptarë

Këto ditë ka dalë nga botimi libri “Autorë dhe vepra”,  kushtuar krijuesve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë. Autor i librit është presidenti i kësaj shoqate, kryeredaktor i revistës “Pena” dhe themelues i Shtëpisë Botuese” Adriatic Press”, Adnan Mehmeti. Në libër janë përfshirë 113 krijues që era e emigracionit i ka hedhur në Amerikë. Është një numër i madh që  edhe t’i numërosh , lodhesh. Por Adnani me pasion e këmbëngulje, ka arritur t’i bëjë bashkë në një botim këta krijues. “ Jam me fat që secilin prej tyre e njoh personalisht” thotë ai në parathënien e librit. Një vit më parë erdhi edhe në Boston për të takuar krijuesit e këtushëm. Ne ishim takuar veç e veç e veç, por u desh të vijë Adnani që të mblidhemi rreth një sofre të përbashkët. Për realizimin e kësaj pune, i është dashur të punojë një vit. Edhe shpenzimet e botimit, i ka përballuar vetë. Rrallë gjen në ditët tona njerëz të tillë idealistë dhe me tillë përkushtim. Për çdo krijues ka një jetëshkrim dhe një krijim. Ata janë nga treva të ndryshme të kombit shqiptar si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi  e deri nga Medvegja e Bujanoci. Rrallë gjen shoqatë të tillë që të ketë pjesëmarrës nga gjithë trevat shqiptare. Të gjithë i bashkon gjaku i shqiptarit, pasi siç thotë Horaci: ”Qiellin, por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit”. Krahas krijuesve që sot jetojnë në Amerikë ose që dikush shkon e vjen në Atdheun e parë, autori i ka kushtuar një vend të veçantë  edhe krijuesve që kanë ndërruar jetë  si Peter Prifti, Sotir Andoni, Betim Muço, Rozi Theohari, etj. Është ky një homazh për kontributin që kanë dhënë këto figura në letërsinë shqipe.

Për të krijuar një ide për lexuesit që nuk e njohin këtë shoqatë, po ndalem shkurtimisht te historia e saj. U krijua në vitin 2001 me nismën e  Gjekë Marinajt, i cili është edhe president i parë. Kryetarë të shoqatës kanë qenë Naum Prifti, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj e  Raimonda Moisiu, ndërsa kryetar aktual është Mëhill Velaj. Në botimin e parë që i përket vitit 2016, janë përfshirë krijimtari të anëtarëve si dhe veprimtari të shoqatës, ndërsa në këtë botim ka jetëshkrime te tyre si dhe nga një krijim. Në shumë prej tyre spikat dashuria e malli për Atdheun, pasi siç ka thënë një filozof ” Atdheu është vendi ku robërohet shpirti”. Dhe krijuesit me shpirtin e tyre delikat, janë ndër më të “robëruarit”. Kozeta Zylo në poezinë e saj, thotë : “ Atdheu im, jam plagë e kuqe në trupin tënd”. Në kushtet e flladit të lirisë që gjetën në Atdheun e dytë, krijimtaria e tyre tashmë shpaloset pa çensurë . Ajo është ashtu si e ndjen zemra. Krijuesit vijnë me gjini të ndryshme letrare si poezi, prozë, analiza kritike, etj. Po ndalem vetëm në disa prej tyre, pasi për të gjithë është krejt e pamundur. Një ndër poetët e njohur është Kolec Traboini. Në poezinë e tij “Dolëm nga vetvetja dhe ikëm” ka mall, dhimbje e zhgënjim …”Shumëçka deshëm të harrojmë/ të ikim prej njerëzve dhe vetvetes/ jo se kishim gjë për të fshehur/ por koha që jetonim, nuk na përkiste”. Përparim Hysi, poeti tjetër i njohur, përfaqësohet me një poezi kushtuar Lasgush Poradecit. ..”Bridhje vetëm i pa ngrënë, i mbështetur mbi një stap/ Oh sa fjalë që le pa thënë, se s’të la “hija” farmak”. Adnan Mehmeti në poezinë e tij “Me kuajt e erës” kërkon të shkojë në vendlindje, në Letovicë të Bujanocit, ndaj thotë:” Mereni dashurinë time/ Çojeni përtej detit/ Për ta murosur në vendlindje…” Janë të shumtë poetët që kanë sjellë një buqedë vargjesh nga krijimtaria e tyre e begatë si Petraq Risto, Raimonda Moisiu, Sami Milloshi, Ilirjana Sulkuqi, Namik Selmani, Kostaq Duka, Dalan Luzaj, Agim Bacelli, Petraq Pali, Eleonora Qeparoi, Merita Bajraktari, Fation Pajo, Koço Sterjo,  etj,

Krijues të tjerë vijnë në këtë botim me studime kritike për autorë të ndryshëm. Fran Shkreli paraqitet me studimin  për figurën e Nolit si diplomat. Ndër të tjera ai veçon përpjekjen e Nolit për të bindur presidentin amerikan Willson, për mbrojtjen e Shqipërisë nga coptimi i trojeve të saj prej fqinjëve. Është e njohur fjala e presidentit amerikan, thënë Nolit:”Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë”.Në studimin e tij për Nolin si diplomat, Frani i referohet edhe Ernest Koliqit i cili ndër të tjera ka thënë: ”Kurgja tjetër mos me pas ba Noli për Atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjohjen e përjetëshme të shqiptarëve”. Anton Çefa ka sjellë në faqet e librit një pjesë të studimit të tij për të bukurën dhe fjalën artistike. Për këtë i është referuar shumë autorëve, ndër ta edhe Aristotelit, i cili ka thënë:” E bukura është simetri, proporcion, harmonizim i pjesëve tek e tëra”. Duke u ndalur në fjalën artistike, Antoni thekson:” Letërsia artistike është në krye të arteve dhe në gjirin e saj, poezia ze kryet e vendit”. Studjuesi tjetër, Prof. Thanas Gjika, është përfaqësuar me një studim  për Faik Konicën, lidhur me kontributin e tij për romanin duke e cilësuar ”themelues të romanit realist shqiptar”. Prof. Agron Fico ka sjellë në këtë botim studimin e tij për Peter Priftin, duke e quajtur atë ”senator të gjuhës dhe kulturës shqiptare”. Gjinia e studimit përfaqësohet edhe me autorë të tjerë të njohur si Yllka Filipi, Besim Muhdari, Bexhet Asani, që të tre këta kanë titullin “Doktor”. Nuk mund të le pa përmëndur poeten amerikane , Carrie Hooper, e cila megjithëse e privuar nga drita e syve, me një dashuri e pasion të veçantë , ka aritur të flasë e të shkruajë shqip. Në esen e saj “Për nder të gjuhës shqipe” ndër të tjera thotë:” O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua, e kënaq shpirtin tim! Kur dëgjoj fjalët e tua, qënia ime mbushet me gëzim !”

Të shumtë janë edhe autorët që janë përfaqësuar në gjininë e prozës. Shkrimtari i shquar, Naum Prifti vjen me një tregimin ”Prijës dhe këshilltar” ku në epiqendër është figura e Skënderbeut. Shkrimtari tjetër i njohur Skifter Këlliçi, autor i disa romaneve për fëmijë e të ritur si dhe i disa botimeve publiçistike, ka një tregim për fëmijë. Shkrimtari tjetër , Istref Haxhillari, autor i disa tregimeve, novelave e romaneve, ka sjellë fjalën e tij mbajtur me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” e cila është një prozë e bukur poetike . Ai e mbyll atë me fjalët: “Dheu im mbeti burim i frymëzimit dhe besoj se kështu do jetë sa të kem frymë”. Autorë të tjerë si Ramiz Gjini, Pierre Pandeli Simsia e Mëhill Velaj, kanë zënë vend në këtë botim me tregime, ndërsa Vlash Fili me një fragment romani. Dikush tjetër ka sjellë kujtime. Kështu Sami Repishti, autor i disa veprave letrare, ka sjellë kujtimet e tij për katedralen “Notre-Dame de Paris”, ndërsa Albana Mëlyshi, poete dhe prozatore e njohur, ka zgjedhur të përfaqësohet me kujtime për familjen e Petro Markos, të cilën e ka patur fqinje.

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dua të theksoj se ky botim i Adnan Mehmetit, është një kurorë e bukur për shkrimtarët shqiptaro-amerikanë, që siç thotë Gjekë Marini në hyrje të librit ”  janë degë të trungut të letërsisë sonë kombëtare”. Libri do t’u shërbejë  anëtarëve të saj për të njohur më mirë krijimtarinë dhe përvojën e njëri-tjetrit. Mund të vlejë edhe përtej ”mureve “ të shoqatës, për lexues të ndryshëm që duan të njihen me bashkatdhetarët e tyre që lëvrojnë gjuhën shqipe, këtë “gjuhë Perëndie” siç e ka quajtur Naim Frashëri. Jam i bindur se shoqata do të shtohet me emra të rinj, pasi ka ende disa që nuk janë pjesë e saj dhe siç thekson autori “ata janë të vlerësuar dhe të mirëpritur në të ardhmen”. Sigurisht historia e shoqatës do pasurohet edhe me botime të tjera, pasi ato janë  pjesë e rrugëtimit të saj në Atdheun e lirisë, me emrin: Amerikë!

Marrë nga Illyriapress

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora autorë dhe vepra shqiptaret ne amerike autorë dhe vepra shqiptaret ne amerike

Sondazh

Poll
Bota 10 Maj 2020, 16:13

Shkëndija Corona: Dhuna ndaj gazetarëve

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët....

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet