LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhurimi i apartamentit 21 mijë euro nga prindërit vë në vështirësi gjyqtarin Asim Vokshi

24 Shkurt 2020, 16:09 Nga DOSJA
Dhurimi i apartamentit 21 mijë euro nga prindërit vë në

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Asim Vokshi u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën me pyetje kryesisht mbi të ardhurat e prindërve dhe ligjshmërinë e tyre.

Siç doli nga relatimi, Vokshit i kishte kaluar barra e provës për të dokumentuar të ardhurat e prindërve pas përfitimit përmes dhurimit të një apartamenti 44 metra 2 me vlerë prej 21.350 euro.

Gjyqtari u përball po ashtu me një raport negativ të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, i cili e akuzonte atë ndër të tjera për mungesë burimesh, për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe refuzim për të deklaruar.

Trupa e Komisionit që hetoi Vokshin, e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Suela Zhegu, vuri në dukje po ashtu edhe një denoncim të fundit ndaj gjyqtarit mbi shkelje të etikës dhe zvarritje procesi, për të cilin u kërkuan shpjegime në seancë.

Vokshi, i cili rezultoi pa probleme në kriterin e figurës, pati dhe një përballje me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs mbi pasurinë e prindërve dhe mbi denocnimin për një vendim që ishte prishur në Apel.

Gjyqtari mbajti qëndrim se provat e sjella prej tij kishin provuar pasurinë e prindërve, megjithë vështirësinë për të gjetur dokumente. Ai po ashtu pretendoi se edhe pse Apeli kishte prishur vendimin e tij, ai kishte të njëjtën bindje të brendshme rreth çështjes për të cilën u denoncua.

Asim Vokshi ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2016 u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa është angazhuar edhe në mësimdhënie si lektor në fakultetin e Drejtësisë dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Pasuria e prindërve

Megjithëse raporti i ILDKPKI-së për Vokshin ishte negativ në disa drejtime, Komisioni vuri në dukje në seancë se problemi kryesor i gjyqtarit ishte vërtetimi nëse prindërit e tij kishin pasur të ardhura për t’i dhuruar atij një apartament 44 metra katrorë në vitin 2011.

Vokshi kishte deklaruar si burim të prindërve kursimet e tyre në vite, të ardhurat nga biznesi dhe trashëgimia si dhe shitblerjen e pasurive të paluajtshme.

Por Komisioni vuri në dukje se nga hetimi kishte mungesë dokumentacioni për të provuar këto të ardhura. KPK bëri me dije se nuk provoheshin të ardhurat e babait nga aktiviteti privat për rreth 1.2 milionë lekë.

Sipas Komisionit, nuk kishte asnjë dokument provues për aktivitetin tregtar të prindërve, prej të cilit supozohej se ishin kursyer 5 milionë lekë. Drejtoritë e tatimeve në Shkodër dhe në Lezhë kishin mohuar se prindërit e Vokshit ishin rregjistruar.

Po ashtu u tha se mungonte dokumentacioni provues për 40 mijë marka gjermane, rreth 2.4 milionë lekë të përfituara nga trashëgimia e babait në Kosovë në fillim të viteve 2000. Sipas hetimeve rezultonte se gjyshi i Vokshit kishte lënë në Kosovë në vitin 44’ pasuri të paluajtshme dhe se xhaxhai i tij, pas luftës në Kosovë ishte interesuar te të afërmit atje dhe bashkë me të tjerë trashëgimtarë, kishin marrë një shpërblim finaciar rreth kësaj prone.

Ngjashmërisht KPK tha se të paktën një nga kontratat e shit-blerjes së pasurive të paluajtshme prej të cilave kishte siguruar të ardhura babai rezultonte e dyshimtë. Sipas të dhënave nga hetimi, pasuria ishte blerë nga babai i Vokshit dhe pas 3 vitesh, i ishte shitur pronarit fillestar me një çmim dy herë më të lartë.

Në fjalën e tij, duke iu referuar shpjegimeve të dhëna me shkrim, Vokshi nuk ndaloi në ndonjë prej çështjeve të ngritura, ndërsa tha se kishte sjellë prova siç kërkoheshin nga ligji dhe se kishte sjellë dokumente shtesë për të provuar disa të ardhura të babait.

I pyetur nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo), ai tha se dëshmitë e marra nga të afërmit ishin të mjaftueshme për të provuar pasurinë e trashëguar në Kosovë. Gjyqtari tha se këto kishin ndodhur gjatë kohës që ai ishte në gjimnaz, por fakti që përfitues ishin tre-katër familje në shuma të njëjta dhe se çështja ishte zgjidhur me negocim me të afërmit, tregonte se përfitimi ishte i ligjshëm. Ai iu referuar faktit që një shumë të ngjashme kishin marrë edhe xhaxhallarët e tij.

I pyetur nga Tafa nëse si gjyqtar do e cilësonte të provuar këtë formë përfitimi pasurie, Vokshi iu referua provimit me dëshmi nga persona të ndryshëm që tregonin se prona kishte ekzistuar dhe se shpërblimi ishte marrë. Ai tha se sistemi shqiptar kishte “institut prove me dëshmitarë”. Ai tha se përshkak se dokumentet kadastralë të Kosovës ishin marrë nga Serbia pas çlirimit, nuk mund të sillte prova të tjera mbi pronësinë e gjyshit në Kosovë.

I pyetur nga vëzhguesi mbi deklarimin e 5 milionë lekëve të ardhura nga aktiviteti tregtar për të cilin nuk kishte dokumentacion dhe pse përshembull nuk ishin deklaruar 3 apo 4 milionë, Vokshi iu referua përsëri provave rrethanore. Ai tha se prindërit kishin pasur një furgon dhe se kjo tregonte që ishin marrë me tregti. Ai po ashtu iu referua faktit se ai kishte qenë nxënës në këtë kohë dhe nuk kishte pasur ndikim apo vendimarrje në këto proces.

Në lidhje me kontratën e cilësuar të dyshimtë, Vokshi këmbënguli se ajo kishte vlerë ligjore dhe se ishte e rregullt. Ai tha se kontrata tregonte të vërtetën, ndërsa sa i përket çmimit iu referua aftësive të prindërve për të negociuar. Këmbëguljes së Jacobs për më shumë shpjegime në këtë pikë, Vokshi iu përgjigj se bëhej fjalë për një kontratë në të cilën ai nuk ishte pjesë dhe që nuk kishte “asnjë arsye për ta vënë në diskutim”. Ai tha se kishte një rast tjetër që një pronë ishte shitur më pak se sa ishte blerë dhe se kjo shpjegonte një proces pune me humbje dhe fitime.

Në relatim u vu në dukje kërkimi i shpjegimeve edhe për një makinë të dhuruar nga vëllai dhe të deklaruar me një vlerë më të vogël nga vlera e blerjes dhe po ashtu edhe mungesa në një shumë prej 600 mijë lekësh për kursimet deri në vitin 2005.

Debati për denoncimin

Raporti i DSIK-së për Vokshin ishte pozitiv. KPK po ashtu tha se nuk kishin rezultuar probleme as prej hetimit të saj. Ndërsa sa i përket profesionalizmit u vu në dukje në disa prej vendimeve të shqyrtuar kalimi i afateve formale në disa prej çështjeve, përfshi edhe një vonesë një ditore.

KPK vuri në dukje se 21 denoncime ishin gjetur të pabazuara. Në dy denoncime ishin venë re tejkalime të afatit sipas KPK, ndërsa kjo e fundit nuk vuri në dukje shkelje të tjera nga gjyqtari. Ndërkohë për një nga denoncimet u bë me dije se gjyqtari ishte akuzuar për shkelje të etikës. KPK tha se Vokshi e kishte marrë denoncimin para seancës dhe se do të përgjigjej gjatë saj.

Nga pohimet në seancë u bë me dije se bëhej fjalë për një vendim të gjyqtarit që ishte prishur në Gjykatën e Apelit dhe për të cilin Gjykata e Lartë kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Vokshi tha se nuk i kundështonte vendimet e gjykatave më të larta, por tha se kjo kishte qenë bindja e tij në momentin e marrjes së vendimit. Ai shpjegoi se bëhej fjalë për një çështje divorci dhe se bashkëshorti që rezultonte denoncues kishte pasur një kontratë me të shoqen mbi pasurinë, por më pas kishte synuar ta prishte atë, duke bërë pjesëtim pasurie në gjykatë.

Vokshi tha se ai ishte referuar kontratës noteriale dhe se nuk kishet pasur arsye pse palët të shkonin në gjyq për diçka që ishte vendosur mes tyre me mirëkuptim. Vokshi se asnjë prej trupave gjyqësore nuk ishte e pagabueshme, por gjykata më e lartë duhej të shihej si e pagabueshme.

Vëzhguesi Jacobs kërkoi më shumë shpjegime në këtë pikë. Ai tha se nuk e pranonte qëndrimin e Vokshit mbi vendimin e gjykatës më të lartë. “Është e qartë që ju ishit gabim, komplet gabim,” tha Jacobs, ndërsa kërkoi të dinte se si kjo kishte ndodhur duke “hamendësuar që ju nuk jeni budalla”.

Vokshi tha se vendimi i tij ishte bazuar mbi një kontratë që kishin pasur palët. Ai tha se kishte vlerësuar që kontrata kishte vlerë ligjore dhe se palët nuk mund të tërhiqeshin prej saj me pretendimin se nuk e kishin lexuar kur e kishin firmosur apo me justifikime të tjera. Ai tha se padia e bërë në gjykatë kishte marrë zgjidhje në kontratën e palëve dhe se këto ishin padi që nuk mund të ngriheshin.

Në fund, duke kërkuar që çështja e tij të shqyrtohej në tërësi, ai kërkoi të konfirmohej në detyrë. Vendimi do të njoftohet më 28 shkurt në orën 9.30.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asim vokshi vettingu asim vokshi vettingu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet