"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Policia jep detaje për ndalimin e francezit në Sarandë: Iu gjetën rreth 107 mijë euro, kishte hyrë në Shqipëri nga Rinas
24 Shkurt 2020, 11:48Nga DOSJA
Sarandë- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për mijëra eurot që iu gjetën francezit të identifikuar si Renan, Ch , 3 ditë më parë në Sarandë. Policia njofton se francezit Renan Ch., 70 vjeç i janë sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë. Sipas Policisë 70-vjeçari kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre. 70-vjeçari u kap në Sarandë teksa po drejtonte një motoçikletë në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Sarandës sekuestron 106 890 euro dhe 102 dollarë. Procedohet penalisht një shtetas francez. Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë. Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre. Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al sjell pamjet ekskluzive të arrestimit të bossit të bixhozit dhe basteve online, Gramoz Murati. Në këto pamje, të mbrëmjes së 20 shkurtit, ...
Dibër- Hasije Dule, banesa e së cilës u grabit nga 6 persona mëngjesin e sotëm në fshatin Çernenë të Maqellarës, ka rrëfyer për mediet sesi ka ndodhur ng...
DURRËS– Prej tre ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit.Prej të premtes së javës që lamë pas Itali...
TIRANE- Shkolla Private “Udha e Shkronjave” i është përgjigjur ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila njoftoi paraditen e të hënës se këtij institucioni arsi...
Lezhë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Lezhës, ku pas përplasjes së një makine me një motoçikletë janë plagosur ...
IGUMENICË– Një furgon-frigorifer me 800 kg marijuanë është kapur nga policia greke sapo kishte kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Droga ishte e fshehur m...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Task-Forcës për koronavirusin në Rinas, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë per...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas një mesazhi të përhapur të dielën përmes “Whatsapp”,ku një vajzë e re pretendonte se vjehrra e motrës së ...
RINAS- Drejtori i Inspektimit në aeroportin e Rinasit, Lorenc Hashrova ka dhënë detaje lidhur me kontrollet e pasagjerëve që vijnë në Shqipëri. Në fjalën e tij,...
Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, në mbledhjen e sotme të Task-Forcës ka deklaruar se aktualisht pritet përgjigjja e analizave ...