LIVE UPDATES
Aktualitet

OFL godet ‘padronët’ e grupit Kokaina, Bërballa të lidhur me kartelin Medelin të Pablo Escobar, dashuria me kolu

24 Shkurt 2020, 13:01 Nga DOSJA

OFL godet ‘padronët’ e grupit Kokaina, Bërballa të

TIRANË- Shënjestra e Operacionit Forca e Ligjit është ngritur lart sot, ku formulari për gjetjen e burimit të pasurisë shkon tek F.D dhe Arben Bërballa. Dy shqiptarët e parë, që arritën të trafikonin sasi rekord të kokainës nga Venezuela drejt Evropës. Durda dhe Bërballa ishin në krye të grupit “Kokaina”, e bashkë me ta bashkëpunonin edhe zyrtarë të lartë, ku u arrestua edhe ish-shefi i Policisë Gjyqësore, Sokol Koçiu.

Durda, në dosjen hetimore që e risjell sot, Dosja.al, akuzohej se kishte udhëtuar deri në Kolumbi ku kishte vendosur kontakte me kartelin MedelinPablo Eskobar. Hetuesit madje kishin zbuluar se Durda kishte gjetur edhe bashkëshorte në këtë vend, dhe me të kishte edhe një fëmijë.  Ata deklaruan para gjykatës se disponojnë foto të Durdës në bordet e helikopterëve privatë, apo pranë vilave dhe kuajve te racës ne Kolumbi. Roli i Durdës ishte kyç në këtë linjë të trafikut.

Ai iu kishte premtuar menaxhimin e tonelatave me drogë, që do të nisnin rrugëtimin nga Kolumbia në Venezuelë, për të përfunduar në Spanjë, e madje kishte planifikuar ndërtimin e një laboratori në Shqipëri.

Më 2 shkurt 2001, u zhvillua operacioni “Italia Journey”, ku u vunë në pranga 21 persona në 7 shtete. 7 fletë arreste u prenë në Shqipëri. F.D, Arben Berballa, Sokol Kociu, Din Gjonaj, Vebi Hysa dhe Alfred Nanaj, u dënuan vetëm me 66 vite burg në total.

Pas shumë seancash gjyqësore, grupi kriminal mori dënime të rënda, edhe pse asnjë nuk e bëri burgun të plotë, sepse makinacionet ligjore edhe në këtë rast bënë punën e tyre. Sokol Koçiu u dënua me 15 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm 10. Ndërsa F.D u dënua në vitin 2001 me 16 vjet, por në 2010 doli i lirë. Po kështu edhe Arben Bërballa në 2009 fitoi lirinë. Fati i keq ishte vetëm për Vehbi Hysin, që pak muaj para se të linte burgun gjeti vdekjen në qeli, ndërsa u tha se ndodhi për shkak të moshës.

Grupi Kokaina është i vetmi grup i shkatërruar i trafikut të kokainës, e më tej edhe i dënuar. D. kishte njohje të vjetra me Bërballën, njohje të cilat kanë lindur mbi bazën e një lidhjeje familjare, por që më pas u konsolidua mes tyre edhe nga emigracioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bërballa dhe shefi i Policisë, Sokol Koçiu ishin takuar më herët në Mirditë ku kishin punuar në sektorë të ndryshëm. Bërballa rezultoi të ishte “kumbari” që takoi ish-oficerin e policisë, Sokol Koçiu me Frederik Durdën. Ndërsa Din Gjonaj lidhej me ish-shefin e policisë Koçiu, njohjen fillestare dhe më të fortë e ka me Durdën, një aktivitet në fushën e inerteve. D. dhe Bërballa pas vitit 1997 ishin rikthyer në Shqipëri dhe kishin krijuar disa shoqëri për të nisur aktivitetin tregtar. Ata morën një një vilë në “Rrugën e Dibrës” për ta përdorur si “vatrën” e takimeve dhe kontakteve.

Pengu kolumbian në Shqipëri, dhe dy “ushtarët” që u përdorën si garanci për mallin, ‘Medelin’ dërgoi ‘mekanikun’ e anijes

Për të garantuar që kokaina do të shkonte në destinacion, sipas marrëveshjes, shqiptarët duhet të dërgonin 2 pengje në Kolumbi, të cilët njiheshin si të afërt me ta. Nga ana tjetër, edhe kolumbianët do të dërgonin një person, të tyre, i cili do të monitoronte punën në Shqipëri, mbërritjen e kokainës me anijen  “Privilege”. Kolumbianët dërguan Pedro Joze, ndërsa shqiptarët, dërguan si pengje Alfred Nanajn dhe Vehbi Hysën. Hysa dhe Nanaj, janë përcjellë drejt Rinasit, kanë udhëtuar në Itali e më tej në Kolumbi ku edhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë.

Durda dhe ëndrra kolumbiane me anijen ‘Privilege’, thasët e bardhë që do shkriheshin në autobote…

F.D, asokohe 42 vjeç, i arratisur gjatë diktaturës komuniste, në vitin 1976 nga Shqipëria drejt SHBA, ëndërronte se do të arrinte të trafikonte më shumë se 8 ton kokainë Duhej një rrugë dhe grupi mendoi që transporti i kokainës me rrugë detare do ishte perfekt.

Në dosje thuhet: “Nga ana e të pandehurve Durda dhe Bërballa me elementët dhe eksponentët kolumbiane të trafikut të drogës është biseduar për mënyrat dhe rrugët sesi do të realizohej transportimi i lëndëve narkotike. Si rruga më e mirë dhe më e sigurt për ta është parë ajo e transportit detar. Për këtë ato i janë përveshur punës dhe kështu me dt. 27.09.1999 të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa, janë paraqitur në Maltë, duke autorizuar me prokurë avokatin e tyre me emrat fiktivë Nikolla Papa dhe Arben Balla, ku kanë themeluar shoqërinë “Privillege Maritime “ L.T.D. në dt. 07.10.1999, pra as edhe një muaj më vonë nga momenti i krijimit të shoqërisë në Maltë, të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa kanë realizuar blerjen e anijes “Privilegje”, anije e cila më vonë do të destinohej për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Shtetet e Amerikës Latine në drejtim të Europës”. Të pandehurit nuk sollën asnjë provë bindëse sesi ishte blerë anija me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, ndaj edhe prokuroria theksoi se “kjo të forconte idenë se karteli kolumbian i drogës mund ta kishte financuar”.

Në hartën e Interpolit, janë të shënjuara brigjet e gadishullit Iberik, por edhe ujrat e Holandës si vendet ku zbarkohet droga që niset nga Amerika Latine. Durda ëndërronte që ta zgjeronte këtë hartë… përmes anijes “Privilege”, ai do të ngarkohej me kokainë, e cila do të fshihej në këtë anije shqiptare, që lundronte me flamurin e Maltës, ndërsa Shqipëria do të ishte një stacion i ri për ngarkesat e ‘bardha’. Nga atje, do të zbriste në Vlorë, ku ishte Sokol Koçiu. Më pas, nga anija, droga do të shkarkohej si kokainë e lëngët në autobote, e do të deklarohej si çimento, një pjesë e të cilës do të jepej tek mafia italia, e tjera nëpër rrugët e Ballkanit me maune.

Fundosja e ‘Privilege’

Sapo la Adriatikun për të shkuar në Spanjë e për t’u ngarkuar me lëndë ndërtimi, anija “Privilege” ishte nën vëzhgim. Pasi ka pritur për shumë kohë në ujërat spanjolle, ngarkesa nga Kolumbia nuk ka mbërritur. Në këto kushte, ekuipazhi është urdhëruar të rikthehet. Sapo është nisur, forcat spanjolle ushtruan kontroll ku gjetën një shtresë të dyfishtë, por pa kokainë. Për 6 muaj nga shtatori, grupi u mbajt në përgjim, dhe natën e 2 shkurtit, në 7 shtete u arrestuan 21 vetë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben berballa ferdinand durda grupi kokaina karteli medelin ofl ne terren arben berballa ferdinand durda grupi kokaina karteli medelin leko durda ofl ne terren

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet