'Krijoi' skenën si në filmat aksion pas daljes nga Psikiatria/ Përgjigja zyrtare e spitalit: Më 15 maj e nxorrëm, pasi ...
Art&Argëtim
"Ti nuk ke lidhje me mua", Kris Jenner komenton prerjen e re të flokëve të Kylie Jenner
Shumë komentuan se ajo dukej fiks si i dashuri i saj prej 10 muajsh, Timothée Chalamet.
10 Shkurt 2024, 12:52Nga S.B
Kylie Jenner
SHBA- Themeluesja e njohur Kylie Jenner kopjoi mamanë e saj Kris Jenner, me një prerje të re flokësh model ‘pixie’ në postimin e saj të fundit në Instagram. 26-vjeçarja, debutoi pamjen e saj të re befasuese të premten pasdite dhe pranoi ngjashmërinë me modelin ikonik të flokëve të nënës së saj.
"Kris Jenner po frikësohet," shkroi ajo.
Kris, 68 vjeç, u shfaq e lumtur nga selfie i vajzës së saj në dukje pa këmishë apo bluze dhe komentoi në seksionin e komenteve duke shkruar, "ti nuk ke lidhje me mua”. Shumë komentuan se ajo dukej fiks si i dashuri i saj prej 10 muajsh, Timothée Chalamet.
Kris Jenner
“Efekti i të dashurit”, shtoi një komentues.
Pavarësisht se kujt mendojnë fansat se ngjan Kylie, kjo nuk është hera e parë që ajo trondit ndjekësit me një pamje të huazuar këtë vit. Muajin e kaluar, themeluesja e Kylie Cosmetics u kthye pas në epokën e saj të stilit "King Kylie" të mesit të viteve 2010 duke vendosur një paruke rozë. Megjithatë, Kylie ka luajtur me ngjyra të ndryshme flokësh edhe në vitet e kaluara epokës së saj “King Kylie”.