LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rita Ora s’e fsheh më unazën, zbulohen detajet nga dasma private me Taika Waititi

Rita ka shtuar dyshimet tek fansat e saj pasi ka postuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku vëmendjen e ka marrë unaza që mban në gisht.

9 Gusht 2022, 09:44 Nga d.k.
Rita Ora s’e fsheh më unazën, zbulohen detajet nga dasma
Rita Ora dhe Taika Waititi

ANGLI- Rita Ora i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj Taika Waititi, kjo po konfirmohet nga mediat britanike por dhe nga vetë këngëtarja me famë botërore. Rita ka shtuar dyshimet tek fansat e saj pasi ka postuar në rrjetin social Instagram, një fotografi ku vëmendjen e ka marrë unaza që mban në gisht.

Ndërsa nuk ka ardhur akoma një konfirmim për martesën as nga Rita, as nga aktori, ka qenë media britanike 'The Sun UK' që ka cituar disa burime që shprehen se dyshja janë shumë të dashuruar dhe i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private. 

Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.'

Po ashtu burimet e 'The Sun' ka theksuar se Rita ka ndryshuar mbiemrin e saj duke marrë krahas të sajit, edhe atë të bashkëshortit. Pra tani e tutje quhet Rita Ora Waititi.

 

rita ora taika waititi

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin