LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pas sherrit për klipin pajtohen Iliri dhe Sabiani, zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur

Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

23 Tetor 2022, 13:10 Nga A.B
Pas sherrit për klipin pajtohen Iliri dhe Sabiani, zbulohen prapaskenat e
Sabiani dhe Iliri

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike. Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por, mesa duket miqësia mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet, teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të datëlindjes.

Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

Nga burime, kemi mundur të mësojmë se tashmë djemtë kanë folur, duke lënë pas ndodhinë që i distancoi. Ndonëse u raportua se dy personazhet u zunë pikërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që Iliri fitoi, e vërteta ishte ndryshe. Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

Më tej, ai u shpreh se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini. “E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëritjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani, teksa ishte i ftuar në “E Diell”. Rikujtojmë se pas deklaratës së këngëtarit, reagoi edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëritjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, u shpreh ai. Por pak kohë më pas, Iliri reagoi sërish, duke i vënë vulën përfundimit të miqësisë.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim, ka çudi dhe ka një lloj keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, theksoi ai. Duket se fituesi i ‘Big Brother’ e ka quajtur të tepërt kërkesën e Sabianit për të vendosur imazhin e tij në klipet e tij, duke etiketuar këtë kërkesë si abuzim. Ndërkohë, edhe ish-banorët e kanë ironizuar prishjen e miqësisë.

I ftuar në “Fitstation”, Meridiani është pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, duke ironizuar Sabianin, ai u shpreh se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë. “Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, tha ish-banori.

Megjithatë, si brenda në lojë, edhe jashtë ata u pozicionuan në krah të njërit apo tjetrit, ndonëse pak dinin se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Pas Monika Lubonjës edhe Donald Veshajt, ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në “Instastory” këngën më të re të Sabianit ku shkruan: “E ka bërë për mua këtë”. Kjo është shprehja “legjendare” e fituesit të “Big Brother Vip”, e cila është bërë virale kudo. Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”.

Monika Lubonja ishte personazhi që më së shumti e sulmoi këtë miqësi. E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti. “Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’.

I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha ‘po’. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë’, është shprehur Monika. Ju kujtojmë që mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi, duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij. Megjithatë, Iliri tha se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.

Por, shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë. Por nga çfarë kemi mundur të mësojmë, Sabiani nuk ka marrë ftesë nga Iliri. Natyrisht që këngëtari ka qenë në dijeni të dasmës, teksa Iliri po e përgatiste dhe dukej se ai do të ishte një ndër të ftuarit kryesorë, por sherri i javëve të fundit e ka lënë artistin të paftuar në dasmën e ish-mikut të tij.

Të paktën pa një ftesë zyrtare. Por duket se pak para ditëlindjes së vajzës së balerinit, raporti i tyre ka mundur të rikuperohet. Kjo ka bërë që Sabiani ta tregojë edhe publikisht urimin e tij për Emily, që më herët e ka quajtur edhe mbesën e tij. Me ndërhyrjen e miqve, por edhe familjarëve, dy “vëllezërit” kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Megjithatë, Sabiani është tërhequr nga kërkesa e tij për të pasur Ilirin në klip, duke qenë se përgjigjen e mori disa muaj më parë. Përgjigje që kushtëzoi miqësinë e tyre të brishtë./PanoramaPLUS

ilir shaqiri sabiani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet