LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nga Johnny Depp tek marrëdhëniet Jolie-Pitt, problemet e yjeve me ligjin gjatë vitit 2022

Vendimi tregon se juria i dha zonjës Heard të drejtë në pretendimin se ajo ishte viktimë e shpifjes nga një prej avokatëve të zotit Depp, i cili e akuzoi atë se kishte dëmtuar banesën e çiftit që apartamenti të dukej keq për Policinë.

26 Dhjetor 2022, 19:32 Nga k.m.
Nga Johnny Depp tek marrëdhëniet Jolie-Pitt, problemet e yjeve me
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Shumë yje botërore u përballën me çështje komplekse ligjore gjatë vitit 2022. Juria e një gjykate në Virxhinia vendosi në favor të aktorit Johnny Depp në padinë e tij për shpifje kundër ish-gruas, aktores Amber Heard në qershor e cila kishte pretenduar se aktori kishte abuzuar me të, para dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.

“Kundër Amber Heard, ne juria caktojmë dëmshpërblim në formë kompensimi prej 10 milionë dollarësh. Kundër Amber Heard, ne juria caktojmë dëmshpërblim në formë ndëshkimi prej 5 milionë dollarësh. Kundër Johnny Depp, ne juria caktojmë dëmshpërblim në shumën prej 2 milionë dollarësh dhe asnjë dëmshpërblim ndëshkues”, ishte vendimi i jurisë që u lexua nga një nëpunës i Gjykatës në Fairfax të Virxhinias.

Megjithëse procesi u vlerësua si triumf për aktorin Depp, vendimi tregon se juria i dha zonjës Heard të drejtë në pretendimin se ajo ishte viktimë e shpifjes nga një prej avokatëve të zotit Depp, i cili e akuzoi atë se kishte dëmtuar banesën e çiftit që apartamenti të dukej keq për Policinë.

Amber Heard nuk reagoi gjatë procesit gjyqësor, por më pas publikoi një deklaratë në profilin e saj në “Twitter”.

“Jam edhe më e zhgënjyer me atë që nënkupton ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa. Vendimi na kthen në kohën kur gratë poshtërohen nëse flasin publikisht për abuzimin”.

Aktori Johnny Depp, i cili nuk ishte në gjykatë ndërsa u lexua vendimi, shkroi se “juria i ktheu jetën” në profilin e tij në Instagram.

Aktori tjetër, Kevin Spacey u përball me akuzat për sulm seksual në dy fronte, në Londër dhe në Nju Jork.

Në Londër, aktori i serialit “House of Cards” përballet me 12 akuza, duke përfshirë për sulm seksual.

Spacey, dy herë fitues i çmimit Oscar, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka sulmuar seksualisht tre burra, nga viti 2004 deri më 2015, kur ishte drejtor artistik në teatrin “Old Vic” në Londër. Gjyqi i tij në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojë më 6 qershor 2023.

Në SHBA, juria mbajti anën e Kevin Spaceyt duke hedhur poshtë pretendimin e aktorit Anthony Rapp, se u abuzua kur ishte 14 vjeç, ndërsa të dy ishin aktorë relativisht të panjohur në shfaqjet teatrale në Nju Jork më 1986.

Në nëntor, një tjetër fitues i Oskarit, në kategorinë për skenarin më të mirë, Paul Haggis, u ndëshkua me një dëmshpërblim shtesë prej 2.5 milionë dollarësh në një proces gjyqësor për përdhunim. Totali i dëmshpërblimit ka shkuar në 10 milionë dollarë për një grua që tha se e kishte sulmuar seksualisht në janar të vitit 2013.

Avokatët e viktimës Haleigh Breest e quajtën vendimin të drejtë ndërsa Haggis këmbënguli se ai ishte akuzuar në mënyrë të rreme dhe ishte shkatërruar financiarisht duke u përballur me procesin. Ai është zotuar se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.

Në qershor të vitit 2022, këngëtari R. Kelly u dënua me 30 vjet burg pas një gjyqi në Nju Jork ku juria e shpalli fajtor për shantazh dhe trafikim seksual. Një gjykim i dytë në Çikago përfundoi më 14 shtator me dënimin e tij për akuzat e prodhimit të pornografisë me fëmijë dhe joshjes së vajzave për marrëdhënie seksuale.

“Juria federale riktheu vendimet e fajësisë për gjashtë akuza kundër R. Kellyt. Tre nga ato vendime fajësie ishin për prodhimin e pornografisë së fëmijëve. Tre të tjera ishin shpallja fajtor për R Kellin për joshje të të miturve për t'u përfshirë në aktivitete seksuale. R Kelly dhe dy të bashkëpandehurit e tij u liruan nga akuzat e tjera për të cilat ngarkoheshin në aktakuzë”, tha prokurori amerikan, John Lausch.

Në tetor, aktori Ezra Miller u deklarua se ishte i pafajshëm për vjedhjen e pijeve alkoolike nga shtëpia e një fqinji, një nga një mori arrestimesh dhe raportesh për sjellje të çrregullta nga aktori i filmave me super heronj të kompanisë “DC Comics”.

Nëse shpallet fajtor, Miller përballet me një maksimum prej 26 vitesh burg.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar më 13 janar 2023.

Ezra Miller që luan edhe në filmat e autores J.K. Rowling, “Fantastic Beasts” u arrestua dy herë këtë vit në Hawaii, përfshirë për sjellje të çrregullt dhe ngacmim në një bar.

Prindërit e 18-vjeçares Tokata Iron Eyes, një aktiviste indigjene amerikane, kanë kërkuar gjithashtu urdhër mbrojtje kundër Millerit, duke e akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme me të që në moshën 12-vjeçare.

Vetë vajza e ka kundërshtuar pretendimin e prindërve.

Në maj 2022, familja Kardashian shënoi një fitore të qartë në një proces gjyqësor të nisur nga Angela White e njohur më shumë si Blac Chyna, ish-gruaja e Rob Kardashian.

Chyna pretendoi se nëna dhe motrat e ish- burrit të saj Rob, Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kylie Jenner kishin shpifur kundër saj duke e quajtur të dhunshme dhe i kishin bindur producentët të anulonin serialin e saj televiziv, “Rob dhe Chyna”. Akuza u hodh poshtë nga gjykata.

Avokati i aktorit Brad Pitt tha se ai do t'i përgjigjet në gjykatë akuzave të ish-bashkëshortes, aktores Angelina Jolie se ai e ka abuzuar me të dhe ka përdorur forcën ndaj njërit prej fëmijëve të tyre brenda një avioni privat në vitin 2016.

Avokati tha se Brad Pitt e ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, por jo për disa aspekte të historisë së ish-bashkëshortes Jolie që i ka quajtur të pavërteta.

Deklarata ishte reagim ndaj një dosjeje të aktores Angelina Jolie dorëzuar gjykatës që thoshte se ai e kapi atë nga koka dhe e kishte shkundur me forcë. Dosja gjithashtu thoshte se Brad Pitt e kishte kapur për fyti një nga gjashtë fëmijët e tyre dhe goditi një tjetër kur ata u përpoqën ta mbronin nënën e tyre. Ish-çifti Pitt – Jolie është përfshirë edhe në një proces tjetër ligjor që ka të bëjë me pronësinë e një punishteje vere në Francë, që ishte blerë ndërsa ata ishin të martuar.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Departamenti i Shërbimeve për Fëmijë dhe Familje të Qarkut të Los Anxhelosit hetuan akuzat, por vendosën të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër aktorit Pitt./VOA

amber heard johnny depp angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete