LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Maji mbyllet me të papritura, këshillat e Meri Shehut për dy ditët e fundit të muajit

Meri Shehu thotë se nevojitet një parapërgatitje për përmbysjen e planeve apo projekteve.

29 Maj 2023, 19:37 Nga k.m.
Maji mbyllet me të papritura, këshillat e Meri Shehut për dy
Meri Shehu

Fundi i muajit Maj sjell disa lajme të papritura dhe shokuese për shenjat. Në parashikimin e së hënës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nevojitet një parapërgatitje për përmbysjen e planeve apo projekteve. Lajmi i mirë është se do të ketë stabilitet në ndjenja dhe çështjet ekonomike, sidomos për shenjat e ujit që do të jenë edhe më emocionale.

Janë ditët e fundit të muajit Maj. Ishte një muaj i lagësht dhe pak me problematika sepse Jupiteri hyri në shenjën e Demit ku ishte edhe urani që na ka shkaktuar ulje-ngritje në 3-4 vjetët e fundit, do rrijë edhe 4 vjet kështu që akoma presim ngjarje të papritura, fenomene nayrore, kriza ekonomike, luftëra të ndryshme.

Kjo javë fillon të jetë nën ndikimin e Mërkurit në Dem që do takohet me Uranin. Një takim midis Mërkurit dhe Uranit shkakton disa lajme shokuese për kryqin e shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor, kryesisht për të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Këta duhet të kenë parasysh që mos të shokohen nga ngjarjet e papritura ose të parapërgatiten për çfarë mund të vijë. Mërkuri ka të bëjë me informacionin, komunikimin, lajmërimet, ndryshimet dhe Urani gjithmonë është ai që i përmbys planet e projektet që mund të kemi pasur në mendjen tonë. Mund të kemi ndjesinë e shokimit, por jo ndonjë gjë tjetër që duhet marrë shumë në konsideratë.

Plutoni do fillojë të parapërgatitet për një kundërshtim me Afërditën,por muaji mbyllet me një lajm të mirë sepse që dje Afërdita në Gaforre është lidhur shumë bukur me Neptunin në Peshk që sjell stabilitet në fushën e ndjenjave, në erotizëm, në çështjet ekonomike dhe prek kryesisht shenjat kardinale dhe të ujit: Gaforre, Akrep, Peshqit që marrin pjesë direkt dhe do ndiejnë intensifikim të ndjenjës romantike, dashurisë ose dëshirës për të qenë afër njerëzve të dashur pa kundërshtuar. Vjen romantizmi dhe futet në këto shenja. Kjo do ndikojë në të gjitha shenjat e tjera sepse muaji mbyllet me këtë lidhje të bukur para se Afërdita të hyjë në Luan, na jep këtë larmishmëri ose dëshira për të qenë pranë detit, vendeve ekzotike dhe situata romantike në vija të përgjithshme.

Për dy ditët e fundit të muajit Maj, astrologia dha disa këshilla për shenjat.

Dashi duhet të fillojë të merret më shumë me marrëdhëniet familjare dhe ato që i japin ndjesinë e sigurisë.

Demi duhet të përgatitet për ndryshime të rëndësishme dhe të fuqishme në jetën personale.

Binjakët tek puna fillojnë ndiejnë një lloj paqartësie dhe patjetër do ndodhë një ndryshim, por në prapaskenë ndaj këto dy ditë duhet të kenë kujdes lajmin shokues.

Gaforrja është mirë sepse Afërdita i mbulon lajmet e papritura me lidhjen e bukur me Neptunin në Peshk dhe komunikimet e udhëtimet jashtë do i kenë shumë të mira.

Luani është pak në disproporcion me iniciativat e tij, i bën gjërat më në fshehtësi ose personale, pa i reklamuar, do merren me punën dhe ekonominë.

Virgjëresha është në një pozicion fatlum, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që vijnë, i kapin për mirë sepse Demi sjell përparime në jetën e tyre. Duke qenë se janë të pavendosura, një Dem ose ndikimet e planetëve në Dem iu japin më shum iniciativë për karakterin e tyre, i bëjnë të vendosin.

Peshorja është në një larmishmëri të madhe sa i përket anës ekonomike dhe punës. Do kenë shpenzime ose një largim nga një qëllim i madh ekonomik që mund të zhvendoset në kohë.

Akrepi do hyjë në një ndryshim bashkëpunimesh dhe projektesh të rëndësishme. Këto dy ditë përgatitet një situatë e re bashkëpunimesh në jetën e tyre, sidomos 10-ditëshi i dytë i Akrepëve.

Shigjetari në lidhje me punën e shëndetin duhet të jetë më i vëmendshëm, nuk duhet të harxhojë më shumë energji se sa duhet.

Bricjapi është mirë sepse futet një ndryshim në jetën e tyre dhe del nga zona gri ku mund të jetë futur herë pas here.

Ujori nga një njohje e mirë në punë mund të vendosë për një lidhje personale. Ujorët e 10-ditëshit të dytë do ndodhen para ndryshimeve të mëdha dhe duhet të marrin parasysh të papriturat e këndshme ose jo.

Peshqit janë një nga shenjat romantike që do e shijojë këtë dyditësh të fuqishëm sepse Afërdita iu jep një dhuratë sa i përket jetës erotike./tvklan.al

meri shehu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet