LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgatituni për emocione të veçanta, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë që mbizotëron.

7 Dhjetor 2025, 06:59 Nga E.d
Përgatituni për emocione të veçanta, ja çfarë
Foto ilustruse

Dashi

As mos gënjeni dhe as mos u tregoni hipokritë gjatë kësaj dite sepse do bëni gabim. Nëse jeni në një lidhje, mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë që mbizotëron. Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni disa persona të cilët do t’ju bëjnë t’ju rrahë zemra fort. Në punë nuk duhet të lini pas dore çdo detyrë vetëm sepse ju duket sikur nuk ia dilni dot.

Demi

Marsi do rregullojë çdo problem gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të ndiheni mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bekuar nga yjet. Në çdo moment do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do kaloni një ditë të këndshme pranë miqve dhe të afërmve tuaj. Në punë do ketë disa kolegë që do mundohen t’ua bëjnë gjërat edhe më të vështira, por ju do jeni të pamposhtur. Gjithçka ka për t’ju ecur më së miri.

Binjakët

Shumë do mundohen t’ju hedhin hi syve sot, kështu që tregohuni më të vëmendshëm dhe mos besoni verbërisht tek askush. Nëse keni një lidhje mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të bëhet shkatërruese më vonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të pranoni të njiheni me persona të rinj, pasi vetëm kështu mund të gjeni princin e kaltër. 

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni të pavendosur dhe nuk do dini çfarë vendimesh të merrni. Për ju që keni një lidhje, qielli i dashurisë nuk do jetë i kthjellët. Do jeni më shumë xhelozë sesa duhet dhe në ndonjë moment situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Për ju beqarët, dita do fillojë dhe do mbarojë për mrekulli. Përgatituni për emocione të veçanta. Në punë do ju pushtojë stresi dhe meraku, prandaj do e keni të vështirë të përqendroheni si duhet. Kërkoni pak ndihmë nga familjarët.

Luani

Ka mundësi të jeni më kokëfortë se zakonisht gjatë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk do toleroni aspak dhe në shumë momente do keni debate e konflikte me partnerin. Ju beqarët nga ana tjetër do ndiheni më gati se kurrë për ta kërkuar dashurinë. Me pak mundim keni për ta gjetur atë. Në punë do keni konflikte me disa kolegë që janë munduar përherë t’ju bllokojnë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite Urani do ju bëjë më të kontrolluar dhe më të matur. Nuk priten probleme serioze. Ju që keni një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat që keni ndaj partnerit dhe do e bëni atë të kuptojë sa shumë e doni. Pas mesditës marrëdhënia mes jush do fillojë të ngrohet. Ju beqarët do keni një takim interesant, por do preferoni të prisni ende para se të hidhni hapa më tej.

Peshorja

Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë më luftarakë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni asnjë moment. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që të shmangni debatet dhe konfliktet në jetën tuaj. Durimi, qetësia dhe pozitivizmi do ju bëjnë të ecni përpara. Ju beqarët nuk do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ndodhë diçka që do ju nxitë të hidhni hapa. 

Akrepi

Edhe pse do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite, ju sërish do doni të ecni para. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues me partnerin tuaj dhe kjo mund ta nxehë atmosferën në çift. Ju beqarët duhet të jeni më të rezervuar dhe të kujdesshëm gjatë takimeve sepse përndryshe mund të lëndoheni. Në punë stresi mund t’ju pengojë të hidhni hapat e menduar.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të silleni me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme, do pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më të qetë. Mbrëmja do jetë edhe më e bukur. Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do arrini dot qëllimin. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por mos u stresoni.

Bricjapi

Edhe pse shumë do mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk do ia dalin dot. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do jetë me fat pasi do i përkushtoheni maksimalisht. Marrëdhënia do jetë për t’u admiruar. Nëse jeni beqarë mos i shtypni ndjenjat, por shprehini ato sa më shumë që të mundeni. Në punë do keni shumë dëshirë të ndryshoni gjithçka për një të ardhme më të mirë. Shefat do dinë t’ju përkrahin. Financat nuk do kenë aspak probleme dhe do ndiheni të qetë në këtë drejtim.

Ujori

Nuk do vlejë për asgjë nevrikosja gjatë kësaj dite, përkundrazi ajo mund t’ju krijojë probleme. Mundohuni të ruani qetësinë. Për ju të dashuruarit dita do jetë normale, pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Bëni atë që ndieni pa u ndikuar nga të tjerët. Ju beqarët duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e miqve sepse do jenë të vlefshme. Në punë do bëni gjithçka me profesionalizëm dhe bashkëpunëtorët do jenë me fat që ju kanë pranë. 

Peshqit

Mundohuni të jeni sa më objektivë gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do shmangni problemet. Për ju të dashuruarit dita do jetë e kënaqshme. Do ndiheni shumë mirë me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij. Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shumë seç duhet sepse realiteti nuk do përputhet me imagjinatën. Sot nuk do jetë dita më me fat për ju./Dosja.al

horoskopi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet