LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Gjërat do të ecin mirë në dashuri dhe financa, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

27 Maj 2024, 07:12 Nga M.B
Gjërat do të ecin mirë në dashuri dhe financa, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi


Imagjinata juaj e zhvilluar do bëjë që sot gjërat t’iu ecin më së miri. Do i keni mendimet e ndriçuara. Nëse keni një lidhje, sado që t'iu joshin dhe t'iu bëjnë propozime interesante, nuk do tundoheni aspak dhe as që do ju shkojë ndër mend ta tradhtoni partnerin. Ju beqarët do ndihen gati për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do i pranoni disa ftesa që do iu bëhen. Në punë do arrini shumë lart dhe nuk do ju trembin aspak të papriturat. Ju jeni mësuar me sfida dhe do i kaloni ato si gjithë të tjerat. Në planin financiar, sido që të jete situata, nuk keni për të pasur probleme apo vështirësi sepse do dini si të menaxhoni gjithçka.

Demi


Kërkimi me ngulm i pavarësisë dhe lirisë absolute mund t’iu çojë drejt gabimeve sot. Më mirë merrini gjërat si t’iu vijnë. Paqja, begatia dhe harmonia do mbizotërojnë për ju të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe zemra do rrahë fort sa herë të ndodheni pranë tij. Ju beqarët nuk do jeni të privilegjuar në sektorin e dashurisë kështu që do ju duhet ende të prisni për ndryshimet e ëndërruara. Në punë do keni shumë dhunti dhe do arrini gjithçka që i keni vënë qëllim vetes. Buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.

Binjakët


Bëjini gjërat si t’i mendoni gjatë kësaj dite dhe mos u sforconi të ndryshoni asgjë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë rutine dhe në shumë momente do mërziteni. Nëse nuk bëni diçka për ta ndryshuar situatën gjërat do përkeqësohen më vonë. Ju beqarët do jeni më të hapur dhe do realizoni takime pafund. Mendohuni mirë para se të vendosni se me cilin do vazhdoni më tej. Në punë, sado që të mos jeni të përqendruar tek detyrat që iu janë dhënë, yjet do bëjnë që gjërat t’iu ecin mirë. Buxheti mund të ketë disa probleme të vogla për shkak se do ju duhet të kryeni më tepër shpenzime për shtëpinë apo diçka tjetër me rëndësi.

Gaforrja


Sot do jeni më të vendosur dhe do ju shkoni deri në fund objektivave që i kishit vënë vetes. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Do kaloni momente të jashtëzakonshme me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Buzëqeshja dhe gëzimi nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni statusin e tuaj pasi edhe ashtu si jeni ndihen të plotësuar. Në punë mundohuni të bëni një bilanc të gjithckaje dhe shihni gjërat që duhet të ndreqni. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me përpikmeri dhe asnjë moment nuk do keni tronditje.

Luani



Gjatë kësaj dite keni për të pasur më shumë fat në çdo plan dhe do ju duket sikur yjet po ju mbajnë me hatër. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë jashtëzakonisht e favorshme. Do kaloni plot çaste të ngrohta me atë që keni në krah, do bashkëpunoni për çdo gjë dhe do gjeni mirëkuptim për gjithçka. Ju beqarët do keni një takim të papritur, por vendimtar. Në punë do ndërmerrni iniciativa të reja dhe do i bëni shefat krenarë që ju kanë në stafin e tyre. Gjendja financiare do jetë goxha më e mirë sepse për çdo hap që do hidhni do jeni të përgjegjshëm.

Virgjëresha


Sado që yjet t’iu nxitin drejt dialogut ju serish nuk do e përmbani veten dhe mund të bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe nuk e lini asnjë moment të lirë. Kujdes sepse kjo gjë mund ta mërzitë atë dhe mund ta largoje akoma më tepër. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse mundësitë më të mira do iu jepen pas disa ditëve. Në punë nuk do jeni shumë profesionistë dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit menduar. Për t’ua dalë duhet edhe më shumë përpjekje dhe vendosmëri. Buxhetin për fat do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për të mbetur e kënaqshme.

Peshorja


Hëna do ju ndihmojë tej mase sot. Do jeni më të logjikshëm, më të lidhur me të tjerët dhe më të duruar. Ju që jeni në një lidhje do merrni vendime shumë të rëndësishme. Një etape e re do fillojë për ju dhe më në fund do ndiheni të plotësuar dhe të gëzuar. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni tek pamja e dikujt sepse më i rëndësishëm se ajo është shpirti. Në punë nuk do keni aspak vështirësi përkundrazi do arrini të shlyeni borxhet dhe të hiqni edhe para mënjanë për të ardhmen. Buxheti ka për të pasur goxha tronditje pasi ju nuk do arrini dot t'iu vini fre shpenzimeve.

Akrepi


Jeta sentimentale do ndikojë shumë sot në çdo plan. Sa më e kënaqshme të jetë ajo aq më mirë do ju ecin gjërat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes dhe do ndiheni krenarë. Pasdite përgatituni për ndonjë surprizë nga partneri. Ju beqarët do keni disa takime, por më mirë të mos nxitoheni për t'i dhënë fjalën dikujt. Në punë nuk do kënaqeni me rezultatet që do arrini dhe mund të qëndroni orë shtesë për të bërë më të mirën e mundshme. Mos e teproni me lodhjen sepse keni për të pasur probleme me pas. Në planin financiar do e keni më të qarte situatën në të cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar më tepër.

Shigjetari


Gjatë kësaj dite mirë është që para çdo hapi të mendoheni mirë se ku doni të shkoni. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të fillojnë debate të forta mes jush dhe atij që keni në krah për disa çështje shumë delikate. Tregohuni më diplomate dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Për ju beqarët do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do jeni krenarë dhe do ju duket sikur dini gjithçka. Nuk do pranoni këshilla nga kolegët dhe në fakt do bëni shumë gabime. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Shpenzimet kryejini pasi t’i keni bërë mirë llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Bricjapi


Dielli dhe Marsi do ju ndihmojnë sot të gjeni zgjidhje për çdo gjë dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje të qëndrueshme edhe kjo ditë do jetë e mirë dhe pa probleme. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni dhe mund të merrni disa vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk do jeni gati për aventura kalimtare dhe do preferoni të prisni edhe pak derisa të gjeni dashurinë e madhe. Në punë do i bëni gjërat me shumë pasion dhe askush nuk do ua kalojë dot. Disa kolegë do ju marrin si shembull. Yjet do ndikojnë goxha pozitivisht tek financat kështu që gjendja do jetë gjithë kohës e mirë.

Ujori


Gjate kësaj dite jo vetëm do keni ide të mira, por do dini t’i vini ato në veprim. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë e shkëlqyer. Do ndiheni aq mirë pranë partnerit saqë do falënderoni yjet për këtë dhurate që iu kanë bërë. Ju beqarët mund të filloni të pëlqeni persona të ardhur nga jashtë dhe që kanë tjetër pikëpamje për jetën. Në punë do ju realizohet më në fund një nga projektet e mëdha që e keni ëndërruar prej kohësh. Shumë gjëra për ju do jenë më ndryshe tani. Buxhetin do dini ta organizoni me kujdes dhe do e mbani situatën nën kontroll.

Peshqit


Mërkuri do ua vërë më në pah gabimet e bëra sot dhe në momente të caktuara do jeni më të vetëdijshëm për ato që keni bërë. Për ju të dashuruarit e sotmja do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet, pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Ju beqarët më mirë t'i merrni gjërat shtruar dhe të mos kërkoni me ngulm një person për ta pasur pranë. Në punë do arrini të rikuperoni kohën e humbur dhe më në fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Në fakt pa ndihmën e kolegëve do kishit mbetur në vend. Në planin financiar do ju duhet maturi dhe përkujdes maksimal.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet