LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Elia Zaharia uron Vitin e Ri me foton krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina pas ndarjes nga Princ Leka! Si erdhi fundi i martesës së tyre dhe kush është fotografia që i çoi drejt divorcit

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili si cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

2 Janar 2024, 12:41 Nga I.A

Elia Zaharia uron Vitin e Ri me foton krah familjes dhe vajzës së saj,

TIRANË- Elia Zaharia ka uruar Vitin e Ri 2024 me kartolinën ku pozon krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina. Ndryshe nga vitet e shkuara, në foton e urimit mungon Princ Leka pasi çifti i famshëm mësohet se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa!

Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”, shkruan Elia Zaharia krahas imazhit ku shfaqet krah prindërve, vëllait, Amos Zaharia dhe vajzës, Geraldina.

Kush është vajza që hyri në mes të çiftit

Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili si cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.

Ndërkohë për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cenohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por, divorci nuk do të privojë Elia Zaharina nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj. Pas këtij lajmi, menjëherë është bërë publike dhe lidhja e re e Princ Lekas.

Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut. Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpeshherë nën shoqërinë e Princit. Ajo ka punuar per disa vite prane Partisë Demokratike, ku ishte kuratorja e imazhit te demokrateve te Lulzim Bashës.

E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë. “Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografja, e cila duket se kështu ka konfirmuar këtë romancë të re në “showbizz”-in tonë. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të flitet për një tradhti nga ana e Lekës, çfarë ka çuar në divorc.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt familjarë apo miqtë. Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por, shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën. Raporti i saj me Princin, ka nisur vetëm disa kohë më parë, kur martesa e tyre kishte mbërritur tashmë në fund.

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj. Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën. Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që most ë reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij. Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje.

Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore, si një familjeje mbretërore i ka hije. Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15-vjeçare, duke folur shumë rrallë.

Por ka qenë i vëllai i Elias, Amos që ka zbuluar kohë më parë, disa detaje nga takimi i tyre. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat. “Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka pasur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori. Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze.


Fotografia, Blerta Celibashi

Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës shqiptare.

Marrë nga Panorama Plus

elia zaharia princ leka blerta celibashi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet