LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si ndryshon ndër vite personaliteti ynë

E vërteta është se ndërsa mbetemi vetvetja, nuk jemi i njëjti person gjatë gjithë jetës sonë. Dhe ka lajme të mira: personaliteti përmirësohet me kalimin e kohës.

31 Dhjetor 2023, 19:10 Nga h.k

TIRANË-Duke folur me një shtatëdhjetë vjeçar të sjellshëm dhe të shoqërueshëm, mund të pyesësh veten: “A ka qenë gjithmonë kështu, apo ka ndryshuar me kalimin e viteve?”. Dhe një shtatëmbëdhjetëvjeçare e rezervuar mund të pyesë veten: “Kur të rritem, a do të jem po njësoj?”. E vërteta është se ndërsa mbetemi vetvetja, nuk jemi i njëjti person gjatë gjithë jetës sonë. Dhe ka lajme të mira: personaliteti përmirësohet me kalimin e kohës.

Bërthama

Në një farë mase, ne mund ta njohim veten te fëmija që ishim dikur. Të qetë apo të zhurmshëm? Të qetë apo i prirur për shpërthime? Eksplorues të sigurt të botës apo të trembur nga të huajt dhe përvojat e reja?

Temperamenti që kemi që fëmijë ndikon në përvojat e jetës, duke nxitur pritshmëri të ndryshme tek të tjerët (për shembull, nga një fëmijë i turpshëm pritet të mos flasë shumë dhe nga një i paduruar pritet që të shpërthejë gjithmonë në zemërim) dhe sjellje që mund ta radikalizojnë atë: p.sh. një fëmijë i turpshëm mund të lihet në botën e tij ose të ndërpritet pa shumë takt kur flet, ashtu siç është e mundur që një fëmijë i zhurmshëm të trajtohet me nervozizëm edhe para se të lëshojë zemërimin e vet. Në çdo rast, këto stile të sjelljes së fëmijërisë thonë shumë për personalitetin që do të zhvillohet në moshën madhore.

“Një 3-vjeçar i turpshëm sillet shumë ndryshe nga një 20-vjeçar i turpshëm. Por thelbi mbetet”, thotë Brent Donnellan, psikolog në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Duke ndjekur fëmijë nga 3 vjeç deri në moshën madhore, një studim nga Universiteti i Wisconsin gjeti gjithashtu vazhdimësi me kalimin e kohës: fëmijët e rezervuar mbetën të rezervuar dhe ata me vetëkontroll të dobët u bënë të rinj impulsivë dhe që ndërmerrnin risqe.

Çështje pjekurie

Por personaliteti ynë nuk është gdhendur një herë e përgjithmonë që në fëmijëri. Ka të ngjarë që pas disa vitesh ndryshimet të jenë të padukshme, por ngadalë, gjatë rrjedhës së jetës, ato mund të bëhen të rëndësishme. Sipas Brent Roberts, psikolog në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign: “Personaliteti është një fenomen në zhvillim. Nuk është diçka statike në të cilën njeriu ka ngecur, pa mundësinë për të shkuar më tej”.


Së bashku me kolegët nga Universitetet e Houston dhe Tübingen (Gjermani), ai studioi ndryshimet e pothuajse 2000 njerëzve në mbi 50 vjet: individët që kishin marrë pjesë në një studim kur ishin në shkollë të mesme (mosha mesatare 16 vjeç) u gjurmuan dhe iu nënshtruan të njëjtit test. “Rezultatet tona sugjerojnë se personaliteti ka një komponent të qëndrueshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë, por ai është gjithashtu i lakueshëm, d.m.th. njerëzit piqen me moshën,” përfunduan autorët.

Në njëfarë kuptimi, mbi të gjitha “skajet” zbuten e lakohen: pjesëmarrësit morën rezultate më të larta se sa kur ishin adoleshentë në pjesë të testit që masnin qetësinë, vetëbesimin, ndjenjën e përgjegjësisë dhe prirjen për të ndërmarrë veprime. Studime të tjera e konfirmojnë këtë evolucion: ndërsa plakemi bëhemi më të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm (më pak pre e impulseve dhe emocioneve), ekstrovertë, miqësorë dhe bashkëpunues. “Ndryshimet janë potencialisht pozitive. Më shumë vetëvlerësim, ndërgjegje dhe stabilitet emocional mund të përmirësojnë jetën tonë në fusha të tilla si puna, marrëdhëniet dhe shëndeti”, thotë Roberts. Në një nga studimet e tij ai tregoi gjithashtu se mosha ul narcisizmin: në përgjithësi, drejt moshës së mesme ai është më pak i theksuar sesa kur në rini, edhe pse narcisistët e vërtetë priren të mbeten të tillë, të paktën pjesërisht.

Avantazhet e ndryshimit

Rikrijimi i personalitetit me rritjen e moshës sjell përfitime të mëtejshme. Një studim nga Universiteti i Buffalo mbi njerëzit e moshës 14 deri në 99 vjeç zbuloi se me kalimin e viteve, ata bëhen më të besueshëm ndaj të tjerëve dhe se kjo shoqërohet me një ndjesi më të madhe mirëqenieje. Ndërsa në Universitetin e Singaporit u pa se 70-vjeçarët janë më bujarë se 20-vjeçarët me të huajt, sepse janë më pak të përqendruar te vetja. “Ekziston një ide e gabuar se njerëzit e moshuar janë më të turpshëm. Në realitet është e kundërta. Në vend të kësaj, ne shpesh bëhemi më empatikë dhe të dhembshur teksa plakemi”, shpjegon Rodica Damian, psikologe në Universitetin e Hjustonit. Gjithashtu fitojmë qetësi shpirtërore, sepse jemi më të patrazuar se sa kur ishim të rinj.

Për të vlerësuar këtë, një ekip i koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, vëzhgoi me imazhe të rezonancës magnetike funksionale përgjigjen e amigdalës (zona e trurit që përpunon disa emocione) ndaj pamjes së imazheve me përmbajtje emocionale pozitive dhe negative, tek njerëz të moshave të ndryshme. Vetëm tek të moshuarit imazhet pozitive nxisin aktivizim më të madh të amigdalës në krahasim me ato negative. Për më tepër, pjesëmarrësit më të moshuar kishin më shumë gjasa të kujtonin imazhe të këndshme midis atyre që panë gjatë eksperimentit.

Siç shkruajnë autorët e studimit: “Ndërsa plakemi, ne përjetojmë më pak emocione negative dhe u kushtojmë më pak vëmendje stimujve emocionalë negativë, sesa atyre pozitivë”. Në shumë raste qeshim edhe më shumë. Kjo doli nga një studim në Universitetin e Nju Meksikos, në të cilin disa njerëzve iu kërkua të vlerësonin një sërë deklaratash humoristike dhe neutrale. “Të moshuarit i perceptonin si humoristët, ashtu edhe ata neutralë, si më argëtues sesa të rinjtë,” përfundoi autori i studimit.

berthama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës