LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“E bënë mish për top”/ Kozeta Kurti e revoltuar, Albana Osmani: Doktori i Fiksit, nuk ka nevojë për mëshirë!

Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram. Po ashtu, shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës.

17 Tetor 2022, 18:11 Nga k.m.
“E bënë mish për top”/ Kozeta Kurti e revoltuar,
Kozeta Kurti, Albana Osmani dhe Gent Pjetri

TIRANË- Gent Pjetri ose ndryshe i njohur si "Doktori i Fiksit" është rikthyer në vëmendjen e ekranit nga një intervistë e tij ku fliste për jetën e tij dhe zhgënjimin e pësuar nga televizioni. Ndër të tjera, ai tregon se i kishte përjetuar keq thashethemet në punë, madje shtoi se në momentin që e hoqën nga puna, pësoi edhe ishemi cerebrale. Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram. Po ashtu, shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës. Ndërsa në lidhje me këtë intervistë të dhënë të tij, ka reaguar edhe ish-kolegia e Doktorit, Kozeta Kurti, e cila tha se po të kishte qenë në dorën e saj, do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm, e nuk do ta kishte intervistuar sërish.

POSTIMI I ALBANA OSMANI: 

Gent Pjetri, apo Doktori i Fiks Fare shumë i dashur për publikun dhe shumë i dashur nga të gjithë ne që e njohim nga afër. Nuk ka nevoje të përdoret në momente delikate!! Dhe ju garantoj që nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb.  Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshme, dhe pse disa janë më të fortë për ta “fshehur". Madhështia e tij dhe pse në kohë dobësie dhe fjalësh “blur”, nuk zvogëlohet për të gjithë ata që e njohin nga afër e kuptojnë edhe kur është i dobët dhe e duan njësoj. Ai në fakt nuk është aspak i dobët, përkundrazi është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh qoftë edhe me sfidën e tij “një gotë më shumë". Se jeta nuk na perkedhel gjithmonë. Gent Pjetri është më shumë se sa prezantues, më shumë se sa aktor, ai është një artist i madh që personalisht kam patur fatin të punoj me të dhe të mësoj prej tij shumë.

Është bekim të kesh përmbi të gjitha, të kesh një Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli që përtej anës profesionale që mbetet në histori, kam qenë e impresionuar se sa shumë kujdesej për stafin. Se fundja puna është pune, ku ka kërkesë pune dhe ritëm dhe ditët nuk janë njësoj asnjëherë. Por aty punohet si brenda një çatie shtëpie. Të bësh televizion është sfiduese dhe publiku është dalluesi dhe gjykuesi më i mirë i cilësisë edhe pse në mendësine time së fundmi cilësia shpesh ka çeduar, pasi edhe vetë bota është revulucionarizuar nga “fenomenet” që përbejnë lajm e ngjarje dhe pse keq mbetet mirë se lufta bëhet për vëmendje.

Kështu kushdo që vuri Doktorin në vëmendje dhe shfrytëzoi nje moment delikat te tij, nuk bëtë me shumë se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njëri i rrallë me një zemër si askush dhe nuk i bëtë asgjë. Doku ti s'ke nevojë të të thonë bravo dhe besoj kjo ka qenë një nga ato autoironitë e tua, se vetëm aq herë sa ke shkundur audiencën së qeshuri në studio këto janë bravo-t që shpirti të ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur.  Tashmë do të thoja që të dua shumë po shumë, dhe forca se kemi gjysmën tjetër përpara dhe padyshim i mungon ekranit. Duhet të jesh aty për atë që TI je dhe po, kjo është sfida!

POSTIMI I KOZETA KURTIT: 

Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!

kozeta kurti albana osmani gent pjetri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës