LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dukesha e Sussex rrëfehet për kritikat me të cilat u përball në fillimet e lidhjes me Princ Harry

Meghan Markle, ka zbuluar se ishte kritikuar për ambicien e saj kur filloi lidhjen e saj me Princin Harry, duke thënë se ajo shihej si një "gjë e tmerrshme".

24 Gusht 2022, 08:25 Nga s.s
Dukesha e Sussex rrëfehet për kritikat me të cilat u përball
Princ Harry dhe Meghan Markle

BRITANI- Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka zbuluar se ishte kritikuar për ambicien e saj kur filloi lidhjen e saj me Princin Harry, duke thënë se ajo shihej si një "gjë e tmerrshme". Ajo shtoi se e kishte menduar gjithmonë si një tipar pozitiv, përpara se të mësonte "një ose dy gjëra" për etiketat dhe konventat që i pengojnë gratë. Në podcast-in e saj të ri Archetypes, të publikuar në Spotify të martën dhe të titulluar “The Misconception of Ambition with Serena Williams”, Meghan shpreh dëshirën e saj për të eksploruar "diskriminimin gjinor".

Deklarata e cila mund të interpretohet si një gjë e re në familjen mbretërore, vjen pas disa vitesh të trazuara për Sussex-ët dhe marrëdhëniet e tyre. Dyshja morën vendimin të largoheshin nga detyrat mbretërore në vitin 2020 përpara se të transferoheshin në Kaliforni dhe të jepnin një intervistë shpërthyese me Oprah Winfrey . Duke folur me drejtuesin e chatshow-it, Meghan pretendoi se anëtarët e familjes mbretërore kishin shprehur hapur shqetësimet se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj Archie dhe tha se ajo ishte afër vetëvrasjes ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Çifti pati një kthim të qetë në Britani për festimet e jubileut të Mbretëreshës dhe podkasti vjen pak para se të përgatiten të kthehen sërish pas disa javësh për të marrë pjesë në një seri ngjarjesh bamirësie, raporton The Guardian. 

Ajo u shpreh: “Nuk më kujtohet të kem ndjerë personalisht konotacionin negativ pas fjalës ambicioz derisa fillova të takohesha me burrin tim dhe me sa duket ambicia është një gjë e tmerrshme për femrat. Meqenëse ndjeva negativitetin pas tij, është vërtet e vështirë të mos e ndjesh atë. Nuk mund ta dalloj as te miliona vajza dhe gra që e bëjnë veten më të vogël, aq më të vogël rregullisht.” Ajo tha se dëshironte të ndante përvojat e saj dhe ato të grave të tjera, me shpresën se "përvoja e saj e jetuar do t'i ndihmojë gratë e tjera të happen, të flasin lirshëm". Meghan dhe Williams, të cilët përshkruajnë miqësinë e tyre të ngushtë në podcast, flasin gjithashtu për mënyrën sesi gratë shikohen ndryshe kur bëhen nëna, me Meghan duke thënë: “Standardi i dyfishtë mes mënyrës sesi trajtohen burrat dhe gratë pas lindjes së fëmijëve është kaq, kaq real. E kam ndjerë".

Williams, e cila kohët e fundit njoftoi se po largohej nga tenisi, zbuloi vuajtjet që kaloi teksa mori vendimin për të "evoluar" karrierën e saj. Ajo tha: “Tenisi u zgjodh për mua dhe më pëlqeu ajo zgjedhje… por tani për herë të parë në gjithë jetën time po zgjedh të bëj diçka. Dhe është e vështirë”. Në përfundim të podcast-it, Meghan tha se ekzistonte një “koncept i gabuar se nëse je një grua ambicioze, ke një axhendë”. Në një video promovuese të publikuar në Twitter, Meghan u zotua se do të ishte "e pafiltruar" në serialin e saj, duke thënë se "njerëzit duhet të presin që ta njohin se si është ajo në të vërtetë” dhe jo atë që shohin nëpër shkrimet e mediave. Ajo shtoi: "Unë jam thjeshtë shumë e emocionuar, jam vetvetja, flas lirshëm dhe jam e pafiltruar”.

 

meghan markle princ harry

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni