Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTO/ Incident para dasmës së JLO dhe Affleck, pret këmbët aksidentalisht nëna e aktorit, mbërrin ambulanca
Dita e sotme pë çiftin Lopez dhe Affleck nuk ka nisur mirë. Kjo për shkak se nëna e aktorit pësoi një aksident në shtëpinë e djalit të saj në Georgia.
20 Gusht 2022, 07:54Nga s.s
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
SHBA- Një e papritur ka ndodhur së fundmi, ku ambulanca është shfaqur në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia, SHBA.
Fotografitë ekskluzive të siguruara nga DailyMail tregojnë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duke mbërritur në një spital të premten pasdite, për shkak se nëna e aktorit pësoi një aksident në shtëpinë e djalit të saj në Georgia, ku raportohet se ajo ka patur një lëndim në këmbë. Një burim i tha DailyMail.com se nëna e Benit, Christopher Anne Boldt, ra nga një bankë dhe preu këmbën e saj në pronën Riceboro. Ben thuhet se e gjeti atë dhe thirri ambulancën.
Nëna e aktorit
Një burim i tha Daily Mail se nëna e Ben u lëndua e për pasojë ka patur probleme me këmbën e saj dhe se incidenti ishte 'jo serioz'. Ben dhe Jennifer u panë jashtë spitalit, ku Ben u shfaq me një cigare ne dorë dhe mjaft i shqetësuar.
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Lopez, 52 vjeç dhe Affleck, 50 vjeç, do të fillojnë të festojnë martesën e tyre ditën e sotme, me ceremoninë kryesore të shtunën dhe një Barbecue familjare të planifikuar për të dielën.