LIVE UPDATES
Aktualitet

“Unë jam i përgjegjshëm”, koha që gjithsecili mund të bëjë diçka kundër koronavirusit

9 Mars 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Unë jam i përgjegjshëm”, koha që gjithsecili

TIRANË- Një nga masat parandaluese për të kufizuar përhapjen e COVID 19 që sot autoritetet i mëshojnë më shumë është vetëkarantinimi. Por a janë njerëzit aq të gatshëm ta bëjnë vullnetarisht diçka të tillë?!… Pasi u shuajt vala epidemike e Ebolës që vrau mbi 11 mijë njerëz, njerëzimi bëri pyetjen a kishte mundësi që përhapja e saj  të kufizohej? Një nga gjetjet interesante në një studim të vitit 2017, ishte se gati 10 për qind e njerëzve të pyetur që vinin nga vatrat e epidemisë dhe ishin prekur nga virusi refuzonin të tregonin të vërtetën. Dy ishin shkaqet: TURPI dhe FRIKA për të qëndruar në karantinë për shkak të gjitha pasojave që vinin pas saj, p.sh humbja e vendit të punës, mungesa në familje, stresi etj.

Diçka e tillë mund të pritet edhe nga shqiptarët. Ne nuk jemi qënie të ndryshme nga bota tjetër, pavarësisht kulturave e nënkulturave. Qasja me panik ndaj sëmundjes është e njëjta, ndryshon vetëm shkalla. Por çfarë duhet të bëjmë ne? Përtej këshillave dhe urdhërave nga institucionet e shëndetit apo qeverisë. Nëse kujtojmë ngjarjen e tërmetit të 26 nëntorit dhe periudhën relativisht të gjatë që e pasoi me paslëkundje, profesorja dhe inxhinierja e moshuar Luljeta Bozo, një zbulim mediatik i këtyre kohëve, u bë një ishull besimi për të gjithë shoqërinë e lëkundur emocionalisht nga frika e pasojave që po shkaktonte ajo ngjarje natyrore. Fatkeqësisht ajo mbeti vetëm dhe fatkeqësisht institucionet me njerëzit brenda tyre nuk u ngritën dot në nivelin e profesore Luljetës.

Veçanërisht në situata emergjente dhe të panjohura njerëzit dhe shoqëria kanë nevojë më shumë se kurrë për të besuar.. Një profesore Luljeta në shëndetësi, por  vetëm një nuk mjafton, duhen më shumë. Vetë njerëzit  mund të bëjnë diçka më të madhe dhe të shumëfishojnë efektin “Luljeta”. Po të vërejmë Italinë fqinje, gjendja prej Koronavirusit po shfaqet alarmante për shkak të rasteve të shumta të reja çdo ditë të infeksionit që po sjellin tejmbushjen e reparteve të terapisë intensive. Mungesa në vijim e kapaciteteteve të përballueshme nga Shërbimet Sanitare Kombëtare atje, do të sjellë trajtimin e diferencuar në varësi të moshës dhe simptomave.

Gjendja e emergjencës në Itali, pas dekretit të pasdites së djeshme (8 marsit) për vënien në Karantinë të të gjithë Lombardisë dhe 14 provincave deri më 3 prill, ka vënë në lëvizje të gjithë personazhet publikë me influencë në shoqëri për të sensibilizuar përgjegjësi sociale duke qendruar në shtëpi dhe zbatuar me përpikmëri rregullat e higjenës personale dhe të tjera që janë përcaktuar nga institucionet kompetente. Me hashtagun #iorestoacasa (#unëqëndrojnështëpi) ata kanë ftuar të gjithë bashkëkombësit të bëjnë këtë sakrficë për veten, të afërmit dhe shoqërinë për të mos patur të infektuar të rinj sepse është e pamundur të përballohen për shkak të kapacitetit në terapitë intensive.

Që nga Fiorello, Amadeus, Ligabue, Jovanotti, Emma Marrone, Francesco Renga, Chiara Feragni, Mara Venier, etj, përmes programeve të tyre apo llogarive personale në rrjetet sociale ata kanë bërë apel për të qendruar në shtëpi.  “Terapitë intensive për pak do të jenë tërësisht të mbushura. Ju lutem, të mos arrijmë në këtë pikë”- thotë Chiara Feragni, influencerja 32 vjeçare italiane që ndiqet nga 18,6 mln njerëz. Ajo u ka kërkuar personave që punojnë në sistemin shërndetësor ti shkruajnë që ti publikojë për të rritur besueshmërinë ndër qytetarë që ta kalojnë këtë të keqe të përbashkët që i ka kapluar.

Në postën e saj kanë vërshuar mjekët, infermierët dhe persona që e kanë pësuar koronavirusin në shpinë duke treguar historitë personale në kohën e virusit e duke bërë apel për të qendruar në shtëpi duke zbatuar rregullat e bëra publike. Në Shqipëri deri më tani janë vetëm 2 raste të konfirmuar dhe një i tretë që nuk është zyrtarizuar ende. Por sjellja e këtij virusi të ri nuk njihet ende, kështu që të gjithë kemi nevojë të parapërgatitemi për çdo situatë dhe të paktën të mendojmë për vete dhe ata që na rrethojnë. Për ne sot hashtagu #unëqendrojnështëpi,  ndoshta ka më shumë kuptim nëse do ta shqipëronim #unëjamipërgjegjshëm. Është minimumi që mund të bëjmë duke zbatuar rregullat që autoritet shëndetësore na këshillojnë.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi une jam i pergjegjshem koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi une jam i pergjegjshem

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë