Tirana pret në 2027 Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Shpërblim inkurajues dhe sinjal i fortë besimi! Do të b&eum...
Bota
Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/Reagon Kisha: E papranueshme dhe fyese
12 Janar 2022, 21:05Nga DOSJA
ROMË – Kisha Katolike në Romë dënoi fuqishëm si fyese dhe të papranueshm procesin e një funerali jashtë një kishe në kryeqytetin italian, në të cilin arkivoli ishte i veshur me një flamur nazist.
Sipas Euronews, fotot dhe videot e skenës jashtë kishës së Shën Lucias pas ceremonisë mortore të së hënës u bwnw pubike. Aty tregoheshin rreth dy duzina njerëz të mbledhur jashtë kishës teksa doli arkivoli i mbështjellë me svastika, duke thirrur “Prezente!” me krahun e djathtë të shtrirë në përshëndetjen fashiste. Në një deklaratë të martën, Vikariati i Romës dënoi ashpër skenën dhe theksoi se as famullitari, as prifti që kremtoi funeralin, nuk e dinin se çfarë do të ndodhte jashtë pas përfundimit të meshës funerale. Ai e quajti flamurin nazist të zbukuruar me svastika “një simbol i tmerrshëm i papajtueshëm me krishterimin”.
“Ky shfrytëzim ideologjik dhe i dhunshëm, veçanërisht pas një akti adhurimi pranë një vendi të shenjtë, mbetet serioz, fyes dhe i papranueshëm për komunitetin kishtar të Romës dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në qytetin tonë,” tha ai.
Nëpërmjet një deklarate,famullitari Reverend Alessandro Zenobbi, e distancoi veten dhe kishën nga çdo fjalë, gjest dhe simbol i përdorur jashtë kishës, të cilat i atribuohen ideologjive ekstremiste larg mesazhit të Ungjillit të Krishtit. Papa Françesku është teknikisht peshkopi i Romës, por ai ia delegon menaxhimin e përditshëm të dioqezës famullitarit të tij, kardinalit Angelo De Donatis.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRUSKEL – Raportet e reja shkencore për temperaturat rekord të atmosferës dhe oqeaneve, sipas të cilave vitet e kaluara janë më të ngrohtat që nga fillimi...
FRANCË – Rusia po ndikon në furnizimin e pamjaftueshëm me gaz natyror të Evropës, tha të sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih ...
RUSI – Një nënkolonel me lidhje të nivelit të lartë në Kremlini, një kapës spiunësh dhe një specialist i të dhënave të mëdha… identitetet e tetë rus...
MAQEDONI E VERIUT – Kreu i shtetit Ilir Meta priti në takim kryetarin e partisë shqiptare Alternativa në Maqedoninë e Veriut Afrim Gashi. Presidenti i Shq...
SHBA – Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore Gabriel Escobar do të vizitojë së shpejti rajonin e Ballkanit Perëndimor së bashku m...
SIBERI – Zyrtarët rusë thanë ditën e sotme se foshnja e braktisur në temeperaturat nën zro është mirë dhe po rikuperohet.Sipas BBC, foshnja ishte braktisu...
NORVEGJI – Analizat paraprake nga Norvegjia tregojnë se ekziston një rrezik 69% më i ulët për t’u shtruar në spital me variantin omikron të koronavi...